Programi D.A.R.E. bënë mbylljen e bursës Nasdaq

Amerika

Programi D.A.R.E. bënë mbylljen e bursës Nasdaq

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 29 janar 2023 Në ora: 06:47
Programi D.A.R.E. bënë mbylljen e bursës Nasdaq

TIMES SQUARE NYC : D.A.R.E., programi arsimor më i madh dhe më gjithëpërfshirës për parandalimin e drogës K-12 në botë, vizitoi faqen e Stack Marketit Nasdaq në Times Square, shkruan kompania në një njoftim të saj elektronik në Instagram dhe Twitter . 

Për nder të kësaj ceremonie, në ekranin gjigand u shfaq , Robert Strang, Zëvendës Kryetar i D.A.R.E., i cili i bie ziles së mbylljes, me ekipin e tij, përfshirë dhe një activist shqiptar, Gorgio Kolaj, i cili për ne shqiptarët e Amerikës, është mjaft i njohur përkatësisht për biznesin shumë të suksesshëm në SHBA, “Famous Famiglia Pizza”, të vëllezërve Kolaj.

Shtypi amerikan thotë se ceremonia ikonë e ziles në Nasdaq Stack Market përfaqëson një mundësi të madhe për të shfaqur kompanintë e suksesshme amerikane, dhe për të promovuar arritjet dhe sukseset e tyre, para një audiencë globale. Ceremonia e ditës është e organizuara nga një ekip i lartë i Nasdaq, ndërkohë që këto ceremoni të rënjes së ziles, hapjes dhe mbylljes, së Nasdaq thhonë ata ofrojnë një platformë për kompanitë që të gjenerojnë ekspozim kuptimplotë të markës, në mbarë botën.

Cceremonia e ziles së Nasdaq MarketSite shkruan shtypi amerikan - është ai momenti 'wow' i të parës së tyre në ekranin e vendosur në të gjithë murin e lart ballor të ndërtesës shtatëkatëshe, në mes të sheshit të famshëm Times Square. 

“Është, një moment emocionues kur ata janë këtu” thotë Nelson Griggs, President, Nasdaq Stock Exchange

Një simbol global i suksesit

Çdo ceremoni koreografikohet me kujdes nga ekipi i Nasdaq MarketSite, specialistëve të ngjarjeve për të ofruar shikueshmëri mbresëlënëse për kompanintë amerikane, duke përfshirë një transmetim të drejtpërdrejtë në kamerën e internetit Nasdaq, Kullën e MarketSite në Times Square dhe rrjetet televizive pjesëmarrëse si CNBC, Fox Business News, Bloomberg TV dhe BNN- duke arritur miliona shikues në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat