Çfarë dokumentesh kërkoi FBI-ja në shtëpinë e Bidenit? Gazetarja shqiptare zbardh detajet

Amerika

Çfarë dokumentesh kërkoi FBI-ja në shtëpinë e Bidenit? Gazetarja shqiptare zbardh detajet

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:37
Joe Biden

Gazetarja Keida Kostreci thotë se kontrolli i sotëm i FBI-së në shtëpinë e presidentit amerikan, Joe Biden në Delaware lidhet me një hetim, për t’u siguruar nëse kishte apo jo dokumente të cilat cilësohen të klasifikuara.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kostreci u shpreh se Biden nuk e ka kundërshtuar kontrollin në shtëpinë e tij.

Madje, Kostreci nënvizoi se ende nuk ka pasur një reagim nga ish-presidenti, Donald Trump.

“Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me këtë kontroll, duket se ajo është pjesë e hetimit që po bëhet nga prokurori i posaçëm, pikërisht për t’u siguruar nëse ka apo nuk ka dokumente të klasifikuara në shtëpinë e presidentit Biden.

Kontrolle të tilla ishin bërë edhe më herët ku ishin gjetur dokumente, në shtëpinë e tij dhe në një zyrë të tij që e kishte pasur pasi ishte nënpresident. Tashmë po bëhet një kontroll në shtëpinë e tij të plazhit, si pjesë e këtij hetimi, për të përcaktuar nëse kanë mbetur atje, ose kanë përfunduar dokumente”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat