Joe Biden i shëndetshëm dhe "i fuqishëm" dhe është i aftë për të ekzekutuar me sukses detyrat e Presidencës

Amerika

Joe Biden i shëndetshëm dhe "i fuqishëm" dhe është i aftë për të ekzekutuar me sukses detyrat e Presidencës

Nga: Beqir Sina Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:18
Joe Biden

Shtëpia e Bardhë hodhi posht madje e kritikojë gazetën NYT për një sondazh të saj, që pretendohej se Presidentin Biden shumica e demokratëve, nuk duan që ai të kandidojë përsëri në vitin 2024.

Jo vetëm mosha se ai është presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara tërheq vëmendje të veçantë, por edhe shëndeti i Bidenit, duket se është bërë një shkas që amerikanët përfshirë më shumë se gjysmën e demokratve nuk duan që ai të kandojë më 2024, për një mandat të dytë.

Shtëpia e Bardh tha dje se Presidenti Biden êshtë duke iu nënshtrua një ekzaminimi sistematik, rezultatet e të cilit u publikuan nga Shtëpia e Bardhë gjersa mjeku arriti në përfundimin se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Meqense Biden ende nuk po e shpall zyrtarisht synim për mandatin e dytë gjendja shëndetësore e presidentit është vazhdimisht objekt debati në SHBA, për shkak të disa episodeve konfuzuese të dukshëm që e kanë bërë atë protagonist muajt e fundit.

Mjeku i Joe Biden e shpalli atë një 'mashkull të shëndetshëm, energjik, 80-vjeçar' në një përmbledhje të re shëndetësore, dje pasdite nga Shtëpia e Bardh.

Shtëpia e Bardhë thotë se ai vazhdon me një "orar rraskapitës" dhe është në nivelin e punës.

Mjeku i Presidentit Joe Biden në dekleratën e tij e paraqet atë një "burrë të shëndetshëm, energjik, 80-vjeçar" i cili është "i aftë për detyrën", sipas një përmbledhjeje të re shëndetësore të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të enjten.

Biden po trajtohet për fibrilacion atrial, hiperlipidemi, refluks gastroezofageal, alergji sezonale, artrit të shtyllës kurrizore dhe neuropati të butë periferike shqisore të këmbëve, shkroi në një memo mjeku i Biden, Kevin O'Connor. 

Dhe, shtojë se Presidenti merr tre medikamente të zakonshme me recetë dhe dy pa recetë, dhe ai ushtron në natyr të paktën pesë ditë në javë, shkroi O’Connor.

Mjeku tha se Presidenti Biden ka një histori me shëndetin e cila është më e dukshme e intervalit" dhe sqaroi se gjatë vitit të kaluar ishin sulmet në verë me COVID-19, nga të cilat ai është shëruar dhe nuk ka përjetuar simptoma të mbetura.

Biden mori chekup-in e tij rutinë vjetor në Qendrën Mjekësore Walter Reed të enjten në mëngjes. Ai u kthye në shtëpi nga takimi i tij duke shfaqur energjinë e tij duke vrapuar në një pjesë të rrugës nga Marine One në Zyrën Ovale, sipas një raporti të grupit të mjkeve të Shtëpisë së Bardh.

Biden (80 vjeç) është presidenti më i vjetër në histori. Ai ende nuk ka thënë zyrtarisht se synon të kandidojë për një mandat të dytë.

Raporti mjekësor i Biden thanë mediet amerkane vjen një ditë pasi kandidatja republikane presidenciale Nikki Haley bëri thirrje për "teste të detyrueshme të aftësisë mendore" për politikanët më të vjetër se 75 vjeç, një “mesazh i koduar politik” që hidhej edhe për Biden dhe ish-Presidentin Donald Trump.(Trump do të ishte 78 vjeç nëse zgjidhej në 2024 dhe Biden do të ishte 82)

Sondazhi nga Insider dhe Morning Consult zbuloi se 84% e të anketuarve mbështesin propozimet për ekzaminime fizike dhe mendore për presidencën përpara se një lider të lejohet të shërbejë.

Seriali i Insajderit i vitit 2022 "Red, White, and Grey" eksploroi kostot, përfitimet dhe rreziqet e jetës në një demokraci të drejtuar nga ato të moshës së shtyrë, ku çështje me rëndësi të thellë për të rinjtë dhe të ardhmen e kombit - teknologjia, të drejtat civile, energjia, mjedisi — janë kryesisht në duart e politikanëve më të vjetër.

Gjatë konferencës për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të së enjtes, sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre nuk pranoi t'i përgjigjej drejtpërdrejt komenteve të Haley-t, por tha se "kemi dëgjuar këto lloj sulmesh" më parë. Njerëzit thanë se Biden nuk mund ta bënte atë në vitin 2020 dhe "ai i mundi ata", tha ajo.

Jean-Pierre u pyet nëse Biden do të jetë i gatshëm për detyrën, jo vetëm në dy vjet për të përfunduar mandatin e tij, por në gjashtë vjet kur ai do të jetë 86. Kjo është mosha që ai do të jetë në fund të mandatit të dytë nëse ai rizgjidhet.

"Po," tha ajo. "Ti më pyete nëse ai do të jetë i gatshëm. Po."

Biden ka një “orar rraskapitës me të cilin ai e mban, që ndonjëherë disa prej nesh nuk janë në gjendje ta mbajnë”, tha ajo.

Raporti i fundit mjekësor i Bidenit në nëntor 2021 e përshkroi gjithashtu atë si "të shëndetshëm" dhe "të fuqishëm" dhe tha se ai ishte "i aftë për të ekzekutuar me sukses detyrat e Presidencës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat