Nju Jork, 30 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë patriotike të Shoqatës "Kraja“

Amerika

Nju Jork, 30 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë patriotike të Shoqatës "Kraja“

Nga: Beqir Sina Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 00:34
30 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë patriotike të Shoqatës "Kraja“

Në mbrëmjen e së dielës qindra krajanë festuan së bashku arritjet e së shkuarës dhe përkushtimin për një të ardhme më të ndritur

Staten Island NY: Ditën e diel në mbrëmje (26 shkurt) Shoqata Kraja, nga Nju Jorku, festoi 30 vjetorin e themelimit me moton : “Tre dekada veprimtari patriotike, kulturore dhe humanitare në shërbim të komunitetit dhe kombit tonë. Udhëtim tre dekadash i mbushur me histori suksesi falë komunitetit tonë të mahnitshëm dhe mbështetjes së tyre të pafund.”

Në prani të një numri të madh të krajanve,( rreth 400 veta), mysafirëve, lider, dhe veprimtarve të komunitetit shqiptar, perfaqësuesve të shoqatave, me një program të larmishëm kulturor e artistik, Shoqata Atëdhetare Kraja, shënoi 30 vjetorin e themelimit me mbrëmjen festive, e cila u mbajt në njërin prej mjediseve luksoze të hotelit “ Hilton Hotel” në Staten Island - Nju Jork.

Të ftuar nderi ishin Marko Kepi, Shuqo Gjokaj, Edi Drishti, Jasin Gjokaj, Xhemo Lanica, Albert Salaj, Naser Nika, përfishirë edhe  Drita Pereziqi, Atdhetare e patriote, bijë e Krajës, e cila vinte enkas nga Kosova.

 Prezantuesit thanë se Drita, vazhdon ti shërbejë shtetit të Kosovës dhe kombit Shqiptar: “Gjatë karjerës së saj 25 vjeçare, ajo ka shërbyer si këshilltare në Brigadën generale të ushtrisë Amerikane, në Ministrinë e Brendëshme, të Kosovës, përmes programeve amerikane, ndersa, momentalisht është eksperte e jashtme në sektorin e Sigurisë Kombëtare në Presidencën e Republikës së Kosovës.

Soprano e njohur shqiptare Dëshira Ahmeti - Kerliu, këndojë himnin kombëtar shqiptar, ndërsa, vajza e saj Dea, himnin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë manifestim mernin pjesë dhe zyrtar lokal përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit të Staten Island - New York, udhëheqës fetar, dhe mysafir të veçant nga vendëlindja, e tjer.

Bekimin e festës śë 30 vjetori i themelimit dhe veprimtarisë patriotike të Shoqatës„Kraja“, e bëri śë bashku me një përshëndetje, rasti Imami Edin Goni, nga Xhamia në Kuinsit- Nju Jork.

Kurse, në emër të komunitetit shqiptar përshëndeti n/kryetari i Vatrës, Dr. Pashk Camaj, si dhe në emër të mësuesve  Merita Gjokaj, dhe në emër të rinjëve të shoqatës Kraja, Hannah Demiri.

 Selman Haxhimurati, përgjegjës për programe kulturore e artistike, në shoqatën Kraja, i cili  kishte përgatitur skenarin e festës, së bashku me Hysen Kraja, Hannah Demiri, Arlinda Gjeçbritaj - Sukaliçi, prezatuan programin kulturor e artistik, që zgjati më shumë se tre orë.

Mbrëmja festive u hap nga Kryetari i  Shoqatës Atdhetare Kraja, zoti Sami Kanaqi, i cili me një fjalim rasti kujtoi themelimin dhe fillet e kësaj shoqate atdhetare e patriotike, duke falënderuar krajanët në Nju Jork, e në veçanti parardhësit e tij, mbështesit, e kontribuesit në suksesin e kësaj shoqate. 

Ai përkatësisht nderojë në emër të Shoqatës Kraja, me nga një çertifikat “Mirënjohje” ish kryetarët prej nga themelilmi, dhe disa nga veprimtarët e dalluar, të këtij komuniteti, që kạn bashkëpunuar, dhe kạn ndihmuar së bashku me stafin drejtues të Shoqatës Kraja, në të gjitha aktivitetet. 

 Po ashtu ai drejtojë edhe një faleminderim të veçantë për donatorët bujar e të pakursyer krajnë, që si tha Kanaqi, dhanë gjithçka jo vetëm për Krajën, por edhe sa her e ka lyp nevoja, për Kosovën, Shqipërin, shqiptarët në Mal të zi, trevat shqiptare, dhe në diasporë.

Kryetari i shoqatës, tha ndër të tjera se ndihehej krenar madje dhe i përviligjuar, që ju dha rasti në këtë jubile suksesi, të gjendej në krye të Shoqatës Atdhetare “Kraja”. 

“Që të vazhdojë suksessin e deritanishëm të parardhësve të mi, të përkushtuar, atdhetar dhe patriot, tha ai në këtë jubile, të cilat janë tre dekada të mbushura me histori suksesi, ku meritë ka komuniteti ynë, i vendosur për të qenë gjthmon pranë vendëlindjes, dhe e atdheut të tyre të dashur. Këto janë dekada të përkushtuar ndaj gjuhës dhe kulturës, trashgmnisë e historisë sonë, atdhedashurisë”. 

Historia dhe puna e palodhëshme e Shoqatës  Atdhetare “Kraja“, në qytetin e Nju Jorkut, është e gjatë dhe e njejta është shënuar me aktivitete dhe suksese të njëpasnjëshme, në tre dekada. 

"Shoqata “Kraja“ nuk është vetëm fillimi i një pune të rrëndësishme, por më shumë do të thoja është vazhdimi i një pune dhe aktiviteti 30 vjeçar në komunitetin shqiptar, i cili shënon fillimin e saj në vitet 1992.“ – tha Kanaqi.

Më tej kryetari premtojë se Shoqata “Kraja” edhe në të ardhmen, ashtu si dhe këto tridhjet vjet, do të vazhdojë rrugëtimin e saj patriotik, dhe humanitar: “Shoqata jonë do të jetë pishtar i ruajtjes së gjuhës dhe kulturës, historisë dhe trashgmnisë sonë kombëtare. Shoqata “Kraja”, do të mbes besnike në rrugën e saj, në të mirën e vendlidjes dhe kombit tonë”.

Ai shprehu edhe një mirënjohje, të sinqert, për të gjithë krajanët, dhe të gjithë bashkëpuntorët e tij, të cilët, tha Kanaqi, ishin gjithmon të gatëshëm për të ndihmuar e dhënë çka është më e mira, me mbështetjen e tyre dhe përkushtimin për veprimtari të suksesshëme.

Kryetari, tha se është e pamundur ti përmendë emrat e të gjithëve, nagse ata janë shumë, andaj me një falemindërim të përzemërt, përcjell te të gjithë juve që kontribuat në mënyra të ndryshme që Shoqata “Kraja” të shkelqejë në komunitetin shqiptarë në SHBA, mirënjohjen dhe respektin, për kontributet humanitare. 

“ Pa mbështetjen dhe kontributin tuaj, nuk do të shkëlqemin kështu, andaj gjejë rastin t’ju falëminderojë në mënyrë të veçantë edhe një her përzemërsisht të gjithëve - Zoti u bekoftë të gjithëve, Zoti i bekoft shqiptarët! përfundojë kryetrai i shoqatës Kraja, fjalë përshëndetse.

Më pas u fol rreth themelimit të Shoqatës, rreth organizimit të shoqatës për të përkrahur Krajën, dhe gjetiu edhe prej nga themelimi i kësaj shoqate. Pos tjerash u ndanë lëvdata e mirënjohje për ata të cilët kishin qenë pjesë e karavanit që udhëtoi me këtë bagazh mbi supe, të cilët në vite janë munduar të mbajnë gjallë kulturën, folklorin dhe gjuhën shqipe në komunitetin shqiptar. 

Si në çdo event edhe kësaj rradhe nuk munguan nderimet e zyrtarve lokal dhe përfaqësuesve të cilët vlerësuan lartë kontributin e krajanve dhe mbarë komunitetit shqiptar, bashkëpunimin e Institucioneve lokale me përfaqësuesit e kongresit, këshillit bashiak, dhe senatitit të shtetit të Nju Jorkut.

Senatorja e shtetit, të Nju Jorkut, Jessica, Scarecella, këshilltari, David Carr, këshilltari, Joe Borrelli, zyra e Staten Island, Borough President Vito Fossella ( përfaqësuar nga Jasin Gjokaj), dhe zyra e Kongresites Nikole Malliotakis, ( përfaqësuar nga Naser Nika) ndanë per disa aktivist të dalluar të shoqatës Kraja, "Certifikat - Mirënjohje”

Shkrimtari dhe folkloristi krajan Hamdi Alaj, Ish Kryetari i Shoqatës “ Kraja” , i cili me rastin e shënimit të 30 vjetorit, informoi për veprimtarin e shoqatës në këto tre dekada, në emër të kryetarit Samih Kanaqi, lexoi raportin e detajuar të Shoqatës Atdhetare “Kraja”.

“Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Kryetarit të Shoqatës “Kraja” me seli në New York, z. Samih Kanaqit, në emër të Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës dhe në emër të Këshillit Organizativ të kësaj mbrëmje, të jem para jush për të përshëndetur këtë tubim madhështorë me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Shoqatës “Kraja”, tha Alaj.

Sipas Alajt, Shoqata "Kraja" misionin e saj e nisi që nga muaji Korrik të vitit 1991, të pasuar me tre dekada me radhë, mision ky që vazhdoi me sukses deri në ditët e sotme. Ajo gjatë dekadave të punës dhe veprimtarisë së saj ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në sfera të ndyshme shoqërore. 
           
Sot, me rastin e 30-të vjetorit të themelimit të Shoqatës "Kraja" mund të flasim me krenari në realizimin e shumë veprimtarive të planifikuara të shoqatës nën drejtimin e të gjithë udhëheqësve të saj, këshillit drejtues dhe antarëve të saj dhe të atyre, pra donatorëve, që kanë financuar veprimtaritë e shoqatës tonë, tha ai . 

Komuniteti krajan këtu në New York, por edhe në vendlindje sot ndihet i lumtur në këtë ditë të madhe feste, që bashkarisht me ju të kujtojmë dhe të përjetojmë një ngjarje të madhe me rëndësi historike për Krajën dhe krajanët siç është themelimi i Shoqatës "Kraja" në New York.

  “Pas viteve '90-të, vazhdoi Alaj,  ishin kohë të vështira për popullin krajan, të pa punë ku shumë ndërmarrje ku ishin krajanë të punësuar filluan të falimentonin, ku krajanët filluan të diferencoheshin nga pushteti i atëhershëm, ku në mënyra të ndryshme ishin të përsekutuar për t'u larguar nga vendi i tyre, pra për ta boshatisur vendlindje me çka edhe ja arritën qëllimit, në bazë të situatës dhe gjendjes politike në trevën e Krajës dhe në të gjitha trevat shqiptare gjithandej, jashtë shtetit amë, ku para dhe pas atyre viteve tashmë komuniteti krajan numëronte një numër të konsiderueshëm të bijëve të vet në mërgim, bijë të shkolluar, të arsimuar e të edukuar, me profesione të ndryshme, biznismen e atdhetarë krajanë,  ndaj në këto rrethana të rënda duke e parë popullin e vet në vendlindje, në Korrik të vitit 1991 me nismën e një grupi të bashkëfshatarësh krajanë me banim në New York themeluan Shqatën "Kraja" e që në fillim u quajt Shoqata Kulturore-Humanitare "Kraja" e cila filloi të veprojë menjëherë. Pastaj Këshilli Inicues i Shoqatës Kulturore-Humanitare "Kraja" në bazë të dispozitave mbi organizatat dhe shoqatat e mergimtarëve në mbledhjen e mbajtur më 26 Janar 1992 nxorri edhe rregulloren e saj.”

  Ndërkohë, tha ai, tre dekada, pra 30-të vite ekzistence, pune dhe veprimtarie të një shoqate   nuk janë pak, por janë të mjaftueshme për t'u ndalur e analizuar, vlerësuar e njohur sfidat, peripecitë, arritjet dhe sukseset e saj që tashmë i ka bërë vend vetes në mesin e atyre shoqatave që dhënë kontribut të rëndësishëm kombëtar e patriotik jo vetëm ku ajo vepron, në kumunitetin e saj këtu në mërgim po ashtu edhe në vendlindje e më gjërë. Prandaj për këtë dhe arsye të tjera, së bashku me udhëheqësin e shoqatës organizojmë këtë eveniment me qëllim të njohjes sa më të mirë të funksionimit të Shoqatës "Kraja".

  Ai ceku se “Shoqata "Kraja" rrugëtimin e vet e nisi me një numër të vogël antarësh, por falë punës së tyre të madhe dhe me vlerë, vullnet e shpresë dhe gadishmëria e tyre e madhe shfaq një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshme të saj. Sigurisht se nga ajo kohë e deri në ditët e sotme Shoqata "Kraja" është zhvilluar në shumë rafshe pa lënë anash modifikimin e saj, përzgjedhjen e satafit drejtues, mjetet e punës dhe përdorimin e teknologjisë së re, përdorimin e rrjeteve sociale e mediatike, etj., gjithnjë në përputhje me vizionin e saj që ka pasur dhe ka e që është "ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane" si dhe ruajtja e vlerave gjithë kombëtare shqiptare, tha ishockey kiyetari Alaj, dhe shtoi : “Si çdo shoqatë tjetër edhe Shoqata "Kraja" gjatë rrugëtimit dhe misionit të saj humanitar, patriotik, kulturor, aktiviteteve e programeve të ndryshme të dalura nga gjiri i saj, është përballur me të mirën dhe të vështirën, andaj duhet të jemi në dijeni se shoqata dhe udhëheqësia e saj nuk ka harruar kurrë se ajo është institucion në vete për komunitetin krajan me një rol shumë të rëndësishëm kombëtar.”
         
Duke folur për qëllimi e themelimit të Shoqatës "Kraja" këtu në diasporë, ai tha se ajo ishte dhe do të vazhdojë të jetë siç cekëm edhe më parë "ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane" dhe atyre gjithë kombëtare shqiptare, si një bashkim i komunitetit krajan kudo që ndodhën duke kultivuar traditat dhe vlerat më të mira të të parëve tanë që do ta rreshtoja nën moton "Nga do shko, por Krajën mos e harro". Si vatër e vetme e grumbullimit të krajanëve në diasporë Shoqata "Kraja" është dhe do të vazhdojë të jetë qendra e vetme e cila u ka hapur dyert, zemren dhe shpirtin bijave dhe bijëve të vet, nga të gjithë fshatrat e trevës së Krajës. Të gjithë ata që punuan dhe po vazhdojnë të punojnë në të mirë të shoqatës dhe komunitetit që ajo përfaqëson, në karrierën e tyre me punë vullnetare u dëshmuan të suksesshëm, kush më shumë e kush më pak në varësi të kushteve,  situatave e mundësive të krijuar. 

Si çdo herë edhe kësaj rradhe, ata që e bënë më të begatë këtë mbrëmje festive ishin perfomancat e fëmijëve, të Grupit të Vallëtarëve “të Shkollës Shqip, Barbana,  të cilët u paraqiten para publikut me veshjet shumngjyrëshe folklorike të krahinës së Krajës,, ku dominonte ngjyra e kuqe dhe e bardhë, duke luajtur gjithashtu vallet e vjetra të kësaj treve të kultivuara ndër shekuj.

Programi i shkollës Shqipe, dhe Grupit “Barbana” ku nxënësit preformuan dhe shkëlqyen si zakonisht me valle, recitime dhe melodi instrumentale, iste përgatitur nga koreografet Nadia Hoxha, Hannah Demiri dhe mësuest Linda Sukliqi e Merita Dragaj,= Gjokaj, dhe u dalluan për përkushtim dhe dedikim të madh në këtë mbrëmje festive.

Atmosferën e festës śë krajanëve e “ndezën” me intepretimet e tyre, yjet e muzikës shqiptare, Ermal Fejzullahu, Myzafer Koliqi, Afërdita Demaku, dhe muzikantët Lydi Boli, Smajl Pali, Isuf Gjoni, Hsan Pali, Zijad Marisenin, Zejadin Mehaj, dhe maestron Tom Lleshaj, si dhe e zbukuruan Studio “Rozafa, Isuf Gjoni, Hoxha Studio, Ismet Hoxha, Amir Pelinku dhe Luli Popi. 

Nuk mungoi dhe torta e 30 vjetorit, e cila ishte pregaditur me një mjeshtri arti, përmes së cilës shfaqej urimi “ Shoqata Kraja 30 Vjet” në qender dhe ishte vendosur logo që simbolizonin Krajën e bërë në drejtimin të promovimit të vlerave kombëtare të bartura këtu brenda këtyre tre dekadave.

Mbrëmja festive e 30 vjetorit të themellimit të Shoqatës Kraja, në Nju Jork,ishte një organizim madhështor dhe i përsour, thanë udhëheqësit e shoqatës, që nuk do të ishte i mundur pa sposorët e shumtë nga komuniteti krajan në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat