Yonkers, u përkujtua 33 vjetori i ndarjes nga jeta të antikomunistit shqiptar amerikan Nik Mrnaçajt

Amerika

Yonkers, u përkujtua 33 vjetori i ndarjes nga jeta të antikomunistit shqiptar amerikan Nik Mrnaçajt

Nga: Beqir Sina Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:29
Nik Mrnaçajt

Flamuri  Kuq e Zi – u valëvit në shtizën ngjitur me flamurin amerikan, ndërsa bashkia e Yonkers-it, si çdo vit nderon me Proklamatë aktin heroik të Nick Mrnacaj, me motivacionin: ”Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”

Të dielën me 7 Maj 2023 në mesditë, në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 33- vjetorit të ndarjes nga jeta, trasmetojë televizioni i komunitetit shqiptar në Nju Jork, Albanian Culture TV me themelues dhe drejtor Adem Belliun.

Ky manifestim i përvitshëm, që është unik në SHBA , mbasi vdekja e tij aksidentale 33 vjet më oarë, teksa ai po kthehej nga një protest e emigrantve shqiptar (të arratisurve) kundra ish presidentit të fundit komunist në Shqipëri- Ramiz Alia , tashmë është e pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit në New York.

Eventi i përvjetshëm organizohet për çdo vjet në maj nga Familja Mrnaçaj, dhe autoritetet lokale të kantonit ku ai banonte Prefekturës Yonkers në New York, në bashkëpunim vitet e fundit edhe me Shoqaten Kulturore Artistike Kelmendi.

Zyrtarët e lart të Yonkersit, zonën ku banon Familja Mernaçaj, për 33 vjet me radhë, nxjerrin një Proklamat në nderimi të aktit heroik, dhe zyrtarisht ata vet së bashku me familjen, lider të komunitetit dhe aktivist të dalluar, klerikët ngrejnë flamurin Kuq e Zi – të valvitet në shtizën e Bashkisë, ngjitur me flamurin e SHBA, në Parkun Kensiko Dam Plaza, duke e shpallur atë “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”

Me këtë rast, 15 vitet e fundit është bashkëngjitur edhe Shoqëria Kulturore “Kelemendi”, e shoqëron këtë tubim përkujtimorë, me një program artistik, të përgatitur enkas për këtë ngjarje, me këngë me motive patriotike, ato kushtuar Nick Mernaçaj, dhe vendlindjes së tyre Kelmendit – e cila është dhe vendlindja e Nick Mrnaçaj.

Në këtë aktivitet të përvitshëm, perveç pjestareve të familjes Mrnaçaj, marrin pjes dhjetra bashkëatdhetar, anëtarë të familjeve të presekutura, ish bashkëvuajtës, të familjes Mrnaçaj, në Shqipëri, klerikët e kësaj zone, e lider dhe verpimtarë të dalluar të komunitetit, zyrtarët amerikanë, përfaqesues të Prefekturës Yonkers, televizionet dhe gazetat lokale, e ato shqiptare.

Nik Mernaçaj(Nick Mernacaj), humbi jetën në një aksident automoblistik me 22 Janar, të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, teksa kthehej nga një protestë anti komuniste, zhvilluar atëhere në Detroit, kundra ish sekretarit të parë të partisë zevendesin  e përbetuar të Enver Hoxhës, Ramiz Alinë.

Ky tubmim përkujtimor i përvjetëshm, për të kujtuar anti-komunistin e vendosur, deri në fund të jetës, së tij, gjatë demostratave në luftën kundër komunizmit dhe tiranisë komuniste, si në Shqipëri dhe viset shqiptare të okupuara në atë kohë prej Serbisë, mbahet në të njëjtin park, Kensiko Dam Palza, shumë afër me Memorialin e Lirisë së Westchesterit, kushtuar 109 të rënëve nga kjo prefektuarë, më 11 shtator 2001, dhe Parkun Recreativ, ku në qershor mbahet edhe Pikniku i “Trashgmnisë Shqiptare”, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.

Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vit, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve gjithë veprimtarin e shqiptarve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci. Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe jep një mesazh të fuqishm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara.”

Në kujtim të aktiti heroik të Nick Mernaçaj, manifestimi u hap me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pasë ai i Shqipërisë,  kënduar nga Mikela Nonaj mbesa e vogël e Nik Mernaçaj.

Ndërsa , me një minutë heshtje, të pranishmit kan shprehur një respekt të veçantë për të gjithë të rënët për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt për Nick Mernaçaj.

Djakon Marash Shkrelin ka bekuar ket dite perkujtimore.

Dita Perkujtimore e Nik Marash Merrnacaj u moderua nga dy bashkëvendasit e tij Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj

Drejtuesi i këtij eventi Sokol Smaljlaj duke hapur ceremonin e këtij aktiviteti tha se Nik Marash Mernaçi dhe veprimtaria e tij janë mesazh i madh per brezin e ri, per te respektuar e nderuar vlerat madhore, lirine, demokracine, te drejtat njerzore, per te cilat Nik Mernaçi prini ne demonstrata, e dha jeten e tije ne rrugetimet e gjata.

Të perjeteshme qofshin liri e demokraci. I perjetshem qofte emni dhe kujtimi i tij, tha ai.

Ndërsa, Valbona Preldakaj ka njoftuar të pranishmit se për te fol mbi jeten dhe kujtimet e Nike Merrnacj mes të pranishem kishte ardhë nga Kelmendi vend origjina e Nik Mrnacaj, Pader Vitor Demaj famullitari I Kelmendit, i cili përveçse lutjes fetare dha edhe një përshëndetje rasti.

Kurse në emër të Vatrës preshëndeti eventin Agim Rexhaj, presidenti i nderi Federatës Pan-Shqiptare Vatra, si dhe Mhill Velaj nga shoqata e shkrimtarve Shqiptaro Amerikane, dhe Lize Pllumaj, ish mesuse dhe drejtoreshe e shkolles se mesme Nik Merrnacaj ne Tamare, Kelmend.

Po ashtu Televizijoni Kultura Shqiptare i pari në komunitetin shqiptar tlevizioni serioz dhe profesional  më i shikuari në komunitetin shqiptar në SHBA, me Adem Belliun e familjen e tij, i cili nuk ka munguar asnjëher prej nga themelimi i tij -, jo vetem mbulojë aktivitetin në nderim të këtij anti komunisti por të nderojë edhe familjen Mernaçaj me këtë rast.

Kjo veprimtari në përkujtim të 33 vjetorit të vdekjes së Nikë Mrnaçajt, mbyll nga drejtuesit e saj Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, me një faleminderim për të gjithë pjesëmarrsit, nga SH.K.A. Kelmendi si dhe mbarë familja Mrrnacaj dhe ngritja e flamurit Shqiptar në shtizën e këtij parku përkrah flamurit Amerikan.

Mnifestimi përkujtimor në nderim të Nike Mrnaçajt, u pershendet edhe me nji fjalë nje mirenjohse dhe respekti te thelle, te shpreur nga familja Mrnaçaj, djali i Nik Mernaçaj - avokati Mikel Mernaçaj, për pesëmarrësit që për çdo vjet në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, mbajnë aktivitetin përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj.(Photo credite Albanian Culuture TV)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat