SHBA/Texas: Dhoma e Përfaqësuesve Rezolutë, për shqiptarin Joe Haliti për kontributin e tij në komunitet

Amerika

SHBA/Texas: Dhoma e Përfaqësuesve Rezolutë, për shqiptarin Joe Haliti për kontributin e tij në komunitet

Nga: Beqir Sina Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:31
Foto nga vendi i ngjarjes

MAGNOLIA, TX - Të mërkurën, 25 maj 2023 Dhomave të Përfaqësuesve në Kapitolin e Shtetit në Texas(Austin), ka nderuar shqiptarin Joe Haliti me një rezolutë për shërbimin dhe përkushtimin e tij në Montgomery County. 

Bëhet fjalë për “Joe’s Italian Restaurant” i cili është nën pronësi të Joe Haliti dhe vëllait Nick Haliti, ferizajas të emigruar shumë kohë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët me zemërgjersinë e tyre në kohën e vështirë të bllokimit në masat e pandemisë, dhanë rreth 60 mijë vakte ushqime falas për qindra punëtorë të sektorit të emergjentës, respektivisht: personelin mjekësor, policët dhe zjarrëfikësit amerikan në qarkun Montgomerit, të Houstonit.

Në shenjë falenderimi, ehe respekti Rezoluta ka vlerësuar me këtë rast veprimtarin shqiptar në Teksas, Joe Haliti, pronarin e restorantit "Joe's Italian Restorant" ”, me motivacionin : "I dalluar për shërbimin e tij të palëkundur ndaj komunitetit të Montgomery County duke ofruar mbi 50,437 vakte për mësuesit, punëtorët e vijës së parë dhe ata në Onalaska që duruan tornadon EF-3 që kaloi dy vjet më parë përmes asaj zone." 

Rezoluta e shtetit të Teksasit, ka veçuar veprimtarinë vetëmohuese të biznesmenit nga Ferizaj i Kosovës, Joe Haliti, i cili filloi ta dëshmoi atë që në kohën e COVID-19, kur ai po ndihmonte komunitetin. 

Ai thuhet se e mori vendimin për të vënë në plan të parë të ndihmave të tij nevojat e të tjerëve, duke bërë atë që bën më së miri, duke u shërbyer të tjerëve me ushqim falas.

“Joe është një njeri i përkushtuar që gjeti një mënyrë për të mbështetur dhe ndihmuar komunitetin, përkatësisht ata që po kalonin kohën e tyre, duke mbrojtur popullsinë dhe duke shërbyer në vijën e parë. Përpjekjet e tij ndihmuan në reduktimin e rrezikut të ekspozimit nga Covid-19, për këta heronjë”, ka deklaruar Komisioneri i poliicisë Charlie Riley.

Ligjëbërsit e Dhomës së Përfaqësuesve në Kapitolin e Shtetit në Texas(Austin), nderuan shqiptarin Joe Haliti me Rezolutën 629 të Senatit për shërbimin dhe përkushtimin e tij në Montgomery County.

Kjo rezolutë e cila është dhënë unanimisht për të nderuar dhe për të njohur kontributin e Joe Halitit me restorantin “ Joe’s Italian Restaurant” nga Përfaqësuesit e Dhomës së Përfaqësuesve në Kapitolin e Shtetit në Texas(Austin), thotë se është e vështirë të identifikosh një pronar biznesi të vogël në Montgomery County, Texas, që ka treguar më shumë përkushtim ndaj komunitetit tonë, se sa pronari i restorantit “Joe’s Italian Restaurant”, Joe Haliti.

Rezoluta që njeh përkushtimin dhe kontributin e Joe Halitit me restorantit “italian Joe’s”, thotë se ndërsa, komunitetet e Teksasit janë bërë më të suksesshme dhe më të forta nga këta individë që japin bujarisht kohën dhe talentin e tyre në emër të të tjerëve, vlerëson Joe Halitin nga Conroe që është bërë shembulli qytetar i angazhimit në maksimum për komunitetin.

Ikja nga komunizimi, dhe ardhja në SHBA, vendosja në Teksas rreth 20 vjet më parë, bëri atë që në saj të punës z. Haliti të jet i dalluar si sipërmarrës dhe anëtar i vlerësuar i komunitetit Conroe, ku ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në një numër të nismave për të ndihmuar banorët e zonës, duke përfshirë organizimin e shpërndarjen e ushqimeve falas.  

Në këtë mynyrë , z. Haliti, ka punuar edhe për avancimin e qytetit rigjallëjen e vendit në vitin 2020/21,(pandeminë Covid-19) ku ai porositi artistin Ruben Ortiz për të pikturuar një mural në pjesën e jashtme të restorantit italian Joe's që përmbante disa figura monumentale lokale dhe figurën e famshme të Conroe.

Haliti ka treguar një angazhim të jashtëzakonshm dhe përkushtimin e tij për t'i shërbyer bashkëqytetarëve, dhe ai është në vazhdimësi burim frymëzimi për të gjithë ata që janë të privilegjuar ta njohin atë. Prandaj, Dhoma e Përfaqësuesve të Teksasit Legjislativi i 88-të, i njeh Joe Halitit kontributin e tij në Komunitetit Conroe dhe i shpreh atij urimet më të sinqerta për të e ardhmen.

Në ceremoninë e dorzimit të Rezolutën 629 të Senatit në Kapitolin e Shtetit në Texas(Austin) ku u nderua shqiptari Joe Haliti, përveçse ligjëbërsve teksas , senatorve dhe zyrtarve të lart shtetror, morën pjesë edhe disa lider të komunitetit shqiptar në Teksas, veprimtar të dalluar të këtij komuniteti, përfshirë Presidentin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretarin z. Ismet Smajli.

Në llogarinë e tij në rrjetin social FB, aktivisti i njohur nga Dallasi Ismet Smajli, shkruan se : “Dje në një seancë te hapur të Dhomës së Përfaqësuesve të Texasit në Austin, u çmua kontributi i jashzakonshëm i bashkëkombasit tonë, zotit Joe Haliti… Për ndihmat dhe kontributin e dhënë para, gjatë e pas periudhës së Covidit 19, në Conroe, Montgomery County TX., duke treguar edhe një herë se sa të suksesshëm janë shqiptarët në Texas , që vazhdoin të shkëlqejnë!" shkruan ai.

Ndërsa, Shoqata Dardania of Greater Houston, shkruan se kjo mirënjohje(Rezoluta 629) ka bërë atë që edhe komuniteti Shqiptar në Houston, të ndjehen krenar që familja Haliti janë pjesë e suksesit të komunitetit Shqiptar në Houston, Texas, tashmë të integruar në shoqërinë Amerikane me përkushtim dhe sinqeritet, me angazhime në fusha profesionale, politike dhe në biznes. 

“Me angazhimin e tyre në politikë dhe biznes, familja Haliti janë përfaqësues të denjë të komunitetit Shqiptar në Houston, Texas dhe deri në New York, e Washington DC. Është e pakët të shkruajm për kontributin që jep për të lobuar për çështjen Shqiptare, për aktivitetin dhe donacionet në komunitetin tonë në Conroe, Texas. Familja Haliti shquhet për angazhimin e tyre në politikë dhe mijëra donacione që i ka bërë komunitetit ku jeton në Conroe Texas, ndërsa ata kanë marrë me dhjetra mirënjohje dhe vlerësime". 

Restoranti Italian Joe’s” në Conroe Montgomery County TX. 

Për 11 vitet e fundit, Joe's Italian Restaurant është bërë si një qendër për të gjithë qytetarët që e frekuentojnë.

Restoranti italian Joe’s është në pronësi të Joe Halitit, i cili fillimisht emigroi në SHBA nga Ferizaj-Kosovë me familjen e tij në moshën 14-vjeçare.

“Na duhej të largoheshim nga Kosova për shkak të regjimit komunist”, ka thënë Haliti.

Familja thuhet se u vendos në fillim në Nju Xhersi, ku Haliti mësoi të gatuante nga babai i tij dhe më pas vazhdoi biznesin familjar duke hapur restorantin e tij të parë.

Në vitin 2001, Haliti u zhvendos në Teksas dhe hapi një piceri në Longview, Tyler dhe Dallas. Në shkurt 2006, Haliti u transferua në Conroe. Aty vendosi të mbjellë “rrënjët” e tij të suksesit.

“Isha shumë me fat, sepse njerëzit dukej se mësuan për ne menjëherë, dhe që atëherë ne thjesht kemi vazhduar të rritemi së bashku me qytetin dhe pjesën tjetër të qarkut,” ka thënë Haliti duke shtuar se "Ne kemi qenë shumë të bekuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat