Ish-ndihmësja e Hillary Clinton martohet me djalin e George Soros në një dasmë superluksoze në East Hamptons

Amerika

Ish-ndihmësja e Hillary Clinton martohet me djalin e George Soros në një dasmë superluksoze në East Hamptons

Nga: Beqir Sina Më: 15 qershor 2025 Në ora: 07:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbulohet një pjesë nga lista e të ftuarve, të elitës së demokratëve. Ndrërsa,  mbetet tepër sekret lista e të ftuarve nga Europa, dalin edhe fotografit e para nga dasma.

Është dasma e verës për liberalët e shoqërisë së lartë të së majtës europiane dhe demokratët në SHBA, thonë komuntuesit në rrjetet sociale.

Privatësia e vendit të dasmës së Alex Soros dhe Huma Abedin, është një nga ngjarjet më diskrete në SHBA.

Me këtë dasmë që po ndodh pikërisht në fillim të sezonit të verës, çifti Soros-Abedin është gati të pres të ftuarit  në lindje të Hudsonit mes shumë spekullimeve dhe konspiraciinve.

Ndërsa, megjithse dasma tashmë ka nisur,  ende nuk e dihet saktësisht se kush janë të ftuarit (përveç Clintonëve, deri tani), vetëm dimë një gjë: ylli i vërtetë i shfaqjes mund të jetë vendi ku po zhvillohet dasama, me misterin e fshehjes së listës së emrave. 

Kjo martes, ka të gjitha detajet diskrete të Shërbimit Sekret Amerikan në një moment si ky i cili mesa duket nuk është thjesht një moment historik personal, i një çifti, por është vendi i përsosur për ruajtur në fshehtësi gjithëçka për një martes të një çifti që gjithmonë ka luajtur lojën e gjatë të "politikës" në SHBA dhe në botë.

Ish-ndihmësja e Hillary Clinton, Huma Abedin, dhe i fejuari i saj , pasardhësi i miliarderit Gorge Soros, Alex Soros, po martohen në një dasmë madhështore, që po zhvillohet në zonën e pasanikve të Amerikës, East Hamptons - Long island NY,  të shtunën, 14 qershor në kushte të kjarta sigurie.

Dasmë kjo sipas Newsmax TV në të cilën po marrin pjesë një mori e personaliteteve më të fuqishme amerikane, të gjithë me prirje të majta, përfshirë president, dy sekretar shteti, dhe disa miliarder,  biznesmen, sportist dhe aktor të Hollivudit .

Abedin, 48 vjeçe, ish-gruaja e ish-kongresmenit të Nju Jorkut, të dënuar me burg (skadali sexual 2023, me një të mitur) i Anthony Weiner, që martohet me Aleks Sorosin, 39 vjeçar, djalin e investitorit miliarder të majtë George Soros. 

Dasma mbahet në pronën luksoze e George Soros  prej 14.5 milionë dollarësh në Southampton - Long island NY.

Kurse fotografit e para tregojn të ftuarit e veshur mirë që u shoqëruan  me një eskortë  minibusësh elegantë të zinj dhe SUV-sh të errët. Ndërsa, policia lokale thuhet se éshtë e vendosur kudo rreth vendit të dasmës për të menaxhuar trafikun e dendur në rrugët për rreth shtëpisë ku mbahet dasma.

Po ashtu autoritetet amerikane kan njoftuar se hapsira ajrore ku zhvillohet dasma sot, dhe zona përqark shtëpisë së Soros, janë vendosur nën masa të sigurisë së lartë nga autoritetet federale të sigurisë.

Newsmax TV agjensia informative "ultra" konservatore në SHBA me bazë në Nju Jork, tha se ka zbuluar se Hillary, Bill dhe Chelsea Clinton ishin në mesin e të parëve nga ftuarit mbrëmë, ndërsa, sot pritet të jet së bashku me ta edhe Barack dhe Michelle Obama .

Është cilësuar si dasma e vitit në shoqëri për elitën demokrate, me një sërë aktorësh të fuqishëm të majtë që pritet të jenë pjesë, e késaj martese përfshirë, George dhe Amal Clooney, dhe redaktoren e Vogue, Anna Wintour, bankieri James Rothschild dhe ish-CEO i Google, Eric Schmidt e të tjerë.

Maxnews Tv, në një koment të saj tha se një pjesë e të ftuarve (dasmorve) janë gjendur me sa duket mes një ftese nga ato që quhen, "thikë me dy presa", sidomos për ata kryeministra që vijnë nga Europa, dhe qe kan lidhje te forta me presidentet demokrat në SHBA, Klinton, Obama dhe Biden.

Gjithmonë, sipas Maxnews "fshehtësia" e pjesmarrjes së disa kryeministrave në detyrë, supozohet të jet për shkak të ekspozimit të tyre, në këtë dasmë, në "sy" të Shtëpisë së Bardhë. Kjo pasi që mund të kompromentojnë lidhjen e tyre, të qendrimit  " me dy karrige", kur bëhet fjalë për atë që një nga "armiqt" më të mëdhenjë të Presidentit aktual Donald Trump, është George Soros.

Siç dihet pasardhësi Alexander Soros, i cili tashmë është në superlidhje  me disa kryeministra europianë të majtë, nëpërmjet fondacionit të granteve të George Soros, Open Society,  është duke i ndihmuar dhe mbeshtetur ata në pushtetin e tyre,  që përfshinë edhe dy autokratët e Ballkanit, Vuçiqin në Serbi dhe Edi Ramën në Shqiperi.

Por rrjetet sociale permendin edhe disa nga të ftuarit e tjer të majt që mund të ndodhen në këtë dasmë, dhe janë të ftuar nga Europa. 

Ata janë disa kryeministra europianë të lidhur drejtpërsëdrejti  me fondacionin e granteve të George Soros, Open Society ku ndër më të permendurit  janë emrat e Alexandër Vuçiq - Serbi, Edi Rama - Shqiperi, Michel Branier - Franc, Robert Fico - Sllovaki, George Papandreu - Greqi e tjer.

Ndërsa, thuhet se  ish burri i Abedin, kongresisti  Anthony Weiner, me të cilin ajo ka një djalë 13-vjeçar me emrin Jordan, nuk do të marrë pjesë në dasmë, megjithë kërkesën e tij për të marrë pjesë, i cili thuhet se po përpiqet të rikthehet në politikën e NYC me një kandidaturë për këshillin bashkiak.

Martesa e çiftit Abedin Soros, nisi me një darkë ekskluzive, e përgatitur nga Marie Eiffel, e cila u mbajtë të premten në shtëpinë e nënës së Aleks Soros në Shelter Island.

Platforma mediatike Daily Mail ka siguruar edhe fotot e para nga pritja e së premtes e disa prej mysafirve, ku dallohet Hillary Clinton, dhe Bill Clinton.

Nga pamjet e para Huma Abedin, thuhet se shkëlqeu me të bardha të errëta ndërsa u përzie me personazhe të famshëm të Demokratëve përpara dasmës së saj në Hamptons me djalin e vogël të George Soros, Aleksin, kështu të paktën zbulojnë fotografitë ekskluzive të publikuara në DailyMail.com.

E cila,  thotë se Abedin, 48 vjeçe, veshi një fustan të thjeshtë, por elegant me gjatësi të mesme ngjyrë shampanje me mëngë të valëzuara dhe sandale me taka të njëjta, ndërsa festoi dasmën e saj me Alex Soros, 39 vjeç, në Shelter Island, New York, të premten.

Dhëndri i ardhshëm e komplimentoi nusen e tij me një kostum ngjyrë kafe të çelët me këpucë të njëjta, ndërsa çifti kaloi mbrëmjen duke u shoqëruar me demokratë të nivelit A, siç ishte vetë çifti Clinton që mbrritën të parët në këtë dasmë.

Çifti i lumtur organizoi mbrëmjen e së premtes për dhjetëra anëtarë të familjes dhe miq në pronën buzë ujit të "liqenit" të shtëpisë së nënës të Aleks Soros, Susan Weber, në Shelter Island, në zonën ekskluzive të Dering Harbor.

Një burimi i brendshëm demokrat dhe mega-donatori liberal të cilë po merren me organizimin në kujdes nga Marie Eiffel, tha se dasma po mbahet në një tendë të bardhë të ndriçuar ngrohtësisht në lëndinë, me dy bare në të dyja anët dhe një grup instrumentistësh me vegla muzikore me tela që luajnë muzikë hebraike për të argëtuar mysafirët, ndërsa dasmoret shijonin ushqimet e shuméllojshme.

Darka e madhe e martesës së çiftit Abedin Soros mbështetës të fuqishëm demokrat mbahet sot në rezidencën madhështore të George Soros me vlerë 14.5 milionë dollarë në Southampton, Nju Jork.

Esst Hampton dhe Southamton janë zona e cila është një nga zonat më të shtrenjta në SHBA, sipas listës Forbes. Për kuriozitet me pasuri të patudndshme në mes të disa prej miliarderëve të botës në SHBA, janë edhe dy shqiptar Mbreti Zog iI-rë, dhe biznesmeni i madh dibran Selim " Sal"Rusi: 

Lista e Forbes liston David Koch, i cili  është i renditur në vendin e 6-të në listës Forbes, me një pasuri neto prej 42.9 miliardë dollarësh, dhe zotëron një pronë buzë oqeanit në Meadow Lane të Southampton Village. 

Ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka pronën e tij në Ballyshear prej 35 akrash në Tuckahoe, të kësaj zone. Ronald Perelman  ka një pronë prej 57 akrash në East Hampton të quajtur The Creeks. Menaxheri i fondeve spekulative David Tepper, ka një pronë në Sagaponack. 

Ralph Lauren, ka një pronë në Southampton Village. 

Ira Rennert, e cila zotëron Fairfield, një kompleks në Sagaponack që thuhet se është rezidenca më e madhe e banuar për një familje të vetme në SHBA, është po në këtë zonë .Regjisori dhe producenti i filmave Steven Spielberg, ka pronë në East Hampton.Mort Zuckerman, botuesi i New York Daily News dhe U.S. News & World Report, gjithashtu ka shtëpinë në East Hampton, 

Selim "Sal" Rusi komshi me George Sorors në Long Island

Simbas Glen Cove që rishikon statutet për Ruajtjen e Monumenteve të Rigjallëruara të qytetit thotë se një zhvilluesi i pasurive të patundshme në New York City, Selim “Sal” Rusi, bleu shtëpinë, të njohur si Winfield Hall, në shkurt për 8.25 milionë dollarë në zonën më të shtenjët në Amerikë East Hampton - Long Island NY.

Ndërkohë, që "Shtëpin e Bardhë" si thirret ajo në Staten Island që Selim “Sal” Rusi e bleu atë për 3.1 milionë dollarë , në vitin 2000 u shitë prej tij më 2023..

Kjo shtëpi pronë e shqiptaro amerikanit nga Dibra, Selim "Sal" Rusi për 13 vjet , në SHBA, është një rezidencë legjendare baroke që po kërkon një pronar të ri . Ajo është në Tony Todt Hill në Staten Island- NYC (pika më e lartë natyrore në Bregun Lindor), një rezidencë që i përkiste shefit të familjes kriminale Gambino, "Big Paul" Castellano, dhe është në shitje, duke kërkuar 16.8 milionë dollarë, kështu të paktën shkruan New York Post.

Shqiptari i parë me pronë në këtë zonë Mbreti Zogu i Parë

“Kështjella” e Zogut në Nju Jork – Monument Kulture, mbrohet ende nga shteti. Ajo ishte blerë në vitin 1951 nga Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili kurrë nuk ka jetuar atje. Me kalimin e kohës ajo ishte vandalizuar, dhe pastaj shkatërruar përfundimisht nga "vandal" që kërkonin për flori.

Kjo ndërtesë  në Muttontown Preserve, një zonë e mbrojtur nga shteti në East Norwich, New York, qëndron me theneket dhe disa mure me harqe të një rezidence – dikur madhështore – e ndërtuar në vitin 1906 për ish-manjatin e Wall Street-it, Charles Hudson.

Mbreti Zogu i Parë ishte pronar në mungesë i kësaj prone përgjatë viteve ’50-të, ndërsa e bleu rezidencën në vitin 1951, por ai kurrë nuk jetoi aty.

Në fakt, ai ndoshta as nuk e ka vizituar. Por kjo pronë e lidh historinë e tij me një nga intrigat më interesante të Luftës së Ftohtë, dhe i biri i tij Mbreti Leka I e ka vizituar dy herë.

Edhe pse historianët e quajnë ‘Knollwood’, amerikanët pra vendasit ende e njohin atë si Kështjella e Mbretit të Shqiptarve Mbretit Zogu i I -rë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat