Kush po fiton zgjedhjet për Kryetar Bashkie të New York-ut?

Amerika

Kush po fiton zgjedhjet për Kryetar Bashkie të New York-ut?

Nga: Beqir Sina Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 19:55
Beqir Sina

Megjithse, "krye"- socialisti radikal Zohran Mamdami i shpallur radikalisti, ka një mbështetje të madhe nga komuniteti mysliman, të rinjët afrikano amerikan e latinë , ende nuk dihet por sytë e Amerikës janë te Big Apple, nesër më 4 nëntor.

Jordan King, reporter i lajmeve i Newsweek, bëri një analizë të thellë, pikërishtë tre ditë para se njujorkezët të shkojnë në kutit e votimit, dhe të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë së Nju Jorkut:

Ai thotë se: me vetëm tre ditë( bëhet fjalë për 1 nëntor) deri në ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Qytetit të New York-ut, nominuesi demokrat Zohran Mamdani, vazhdon të mbajë pozicionin e favoritit të qartë në shumicën absolute të anketave të besueshme.

Kandidati i pavarur Andrew Cuomo, ish-guvernator i shtetit, dhe republikani Curtis Sliwa, themelues i grupit vullnetar Guardian Angels, kanë intensifikuar aktivitetet e fushatës në ditët e fundit, duke ndjekur një rrugë që duket gjithnjë e më e ngushtë dhe sfiduese.

Cuomo, duke u pozicionuar si një alternativë centriste dhe “dora e qëndrueshme” me përvojë të gjatë në qeverisje, ka tentuar të mobilizojë të moderuarit dhe demokratët e zhgënjyer, duke e portretizuar Mamdani-n si një figurë “radikale” dhe pa përvojë të mjaftueshme për të drejtuar metropolin më të madh të Amerikës.

Nga ana tjetër, Mamdani, një asambleist shteti dhe socialist demokrat i ri, ka mbështetur identitetin e tij si kampion i reformave strukturore nga baza, duke fituar mbështetjen e grupeve progresive të fuqishme si Justice Democrats dhe Working Families Party.

Sliwa, i njohur për karrierën e tij mediatike dhe fokusin në “ligj dhe rend”, ka mbetur kryesisht i bllokuar në sondazhe, pa arritur të krijojë një valë të konsiderueshme.

Sipas agregatorit të anketave RealClear Polling, që mesatarizon tetë sondazhe kryesore deri të enjten e 30 tetorit, Mamdani kryeson me një diferencë mesatare prej 16.5 pikësh ndaj Cuomo-s.

Mesatarja e përgjithshme e mbështetjes është:

• Zohran Mamdani: 46.6%

• Andrew Cuomo: 30.1%

• Curtis Sliwa: 16.5%

Newsweek ka analizuar në detaje anketat më të fundit për të kuptuar nuancat e kësaj gare të nxehtë:

Hill/Emerson College (25–28 tetor, 1,000 votues të mundshëm): Mamdani arrin 50%, Cuomo 25%, Sliwa 21% – një diferencë prej 25 pikësh, një nga margjë më të gjera të regjistruara.

Marist College: Mamdani 48%, Cuomo 32%, Sliwa 16% (+16 pikë).

Quinnipiac University: Mamdani 43%, Cuomo 33%, Sliwa 16% (+10 pikë).

Suffolk University: Mamdani 44%, Cuomo 34%, Sliwa 11% (+10 pikë).

Manhattan Institute: Mamdani 46%, Cuomo 31%, Sliwa 21% (+15 pikë).

Victory Insights: Mamdani 47%, Cuomo 29%, Sliwa 16% (+18 pikë).

AARP (fokus te votuesit +50 vjeç): Mamdani 43%, Cuomo 29%, Sliwa 19% (+14 pikë).

Fox News: Mamdani 53%, Cuomo 28%, Sliwa 14% (+24 pikë) – sondazhi më optimist për Mamdani-n.

Këto shifra tregojnë një trends të qëndrueshëm: Mamdani mban një avantazh dyshifror në çdo anketë të madhe, edhe pse disa sondazhe tregojnë një ngushtim të lehtë në ditët e fundit për shkak të fushatës intensive të Cuomo-s në lagjet e klasës punëtore dhe komunitetet e moderuara.

Pse ka rëndësi kjo garë?

Zgjedhjet e 2025-ës për kryetar bashkie të NYC-së janë një ndarje e thellë ideologjike dhe shihen si një bellwether (sinjal paralajmërues) për drejtimin e ardhshëm të Partisë Demokratike në nivel kombëtar.

Mamdani përfaqëson vizionin progresiv të brezit të ri reforma në strehim, transport publik falas, taksa më të larta për të pasurit, dhe fokus në drejtësi racore e klimatike.

Cuomo, nga ana tjetër, mishëron establishment-in demokrat përvojë administrative, lidhje me biznesin, dhe një qasje “pragmatike” ndaj krimit dhe ekonomisë.

Sliwa, me platformën e tij të ashpër anti-krim, ka mbetur në rolin e “spoiler-it” republikan, pa arritur të kalojë 20% në asnjë sondazh.

Kjo garë vjen vetëm një vit pas fitores së Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, ku komunitete punëtore hispanike dhe aziatike në NYC u zhvendosën masivisht djathtas.

Pyetja qendrore është: A do të mundet Mamdani të rikthejë këto grupe te Partia Demokratike, apo do të konfirmohet trendi i realinjimit të djathtë? në Nju Jork

Baza e Fuqishme e Mamdani-t

mbështetet në një koalicion të fortë të votuesve të rinj dhe komuniteteve me ngjyrë, që duket se po konsolidohet në ditët e fundit:

• 71% mbështetje te votuesit me ngjyrë(zezakët) (nga vetëm 50% një muaj më parë, sipas Hill/Emerson) një rritje dramatike që tregon mobilizim të madh në Harlem, Bronx dhe Brooklyn juglindor.

• 69% te votuesit nën 50 vjeç, kundrejt vetëm 37% te grupmosha +50, ku Cuomo mban ende epërsi.

• 58% e votuesve të hershëm (early voters) deklarojnë se kanë votuar për Mamdani-n, krahasuar me 25% për Cuomo-n. Edhe te votuesit që ende nuk kanë votuar, Mamdani kryeson me 19 pikë.

• Imazhi më pozitiv: 52% e votuesve të mundshëm e shohin Mamdani-n me sy të mirë (favorability), kundrejt 35% për Cuomo-n dhe 27% për Sliwa-n.

Çështjet kryesore që dominojnë mendjen e votuesve kërcënimet ndaj demokracisë, ekonomia, dhe çmimet e strehimit luajnë në favor të Mamdani-t, i cili ka bërë fushatë intensive në lagje punëtore si Jackson Heights, Corona dhe East New York, duke premtuar politika konkrete si kontroll qiraje, transport publik falas, dhe investime në shkolla publike.

Reagimet republikanë ndaj Mamdani-t

Presidenti Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht Mamdani-n, duke e quajtur “kërcënim radikal” për qytetin dhe duke kërcënuar me mbajtjen e fondeve federale nëse ai fiton:

“Ai do të ketë probleme me Uashingtonin si asnjë kryetar bashkie në historinë e qytetit tonë dikur të madh… Nuk do të marrë asnjë dollar, atëherë çfarë kuptimi ka të votosh për të?” shkroi Trump në Truth Social.

Megjithatë, disa strategë republikanë shohin një fitore të Mamdani-t si dhuratë afatgjatë për GOP-në. Adolfo Franco, strateg republikan, i tha Newsweek:

“Partia Republikane do ta portretizojë saktë Mamdani-n si fytyrën e re të Partisë Demokratike emblemë e drejtimit ekstrem, majtist dhe socialist. Krahas tij, Bernie Sanders dhe AOC duken mesatarë. Fitorja e tij do të alarmojë shumicën e centristëve në vend dhe do të largojë votuesit e moderuar për vite me radhë.”

Çfarë vjen më pas? 4 nëntorit

Gara do të vendoset të martën, 4 nëntor 2025, me qendrat e votimit që mbyllen në orën 21:00 ET. Kryetari aktual Eric Adams, i cili u pezullua nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion, do të vazhdojë të shërbejë deri më 31 dhjetor 2025, kur mandati i tij përfundon zyrtarisht.

Nëse anketa vazhdojnë të jenë të sakta, Zohran Mamdani është në rrugën për të bërë histori si kryetari i bashkisë i parë mysliman i një qyteti të madh amerikan një fitore që do të ripërcaktojë jo vetëm NYC-në, por edhe peizazhin politik kombëtar.

Megjithatë, me tre ditë ende në dispozicion, Cuomo dhe Sliwa po përpiqen të mobilizojnë çdo votë të mundshme. A do të mjaftonte një valë e fundit e të moderuarve dhe të moshuarve për të përmbysur garën? Ende nuk dihet por sytë e Amerikës janë te Big Apple.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat