CITY HAL NYC : Më 1 janar 2026, Zohran Mamdani u betua si kryetar i bashkisë së New York-ut, duke shënuar fillimin e një epoke të re për qytetin me 8.5 milionë banorë, kështu të paktën thotë shtypi njujorkez. 34-vjeçari, i lindur në Ugandë, është kryetari më i ri në më shumë se një shekull, i pari mysliman, i pari me origjinë aziatiko-jugore dhe i pari i lindur në Afrikë.
Si majtistë radikal i vetëquajtuar "socialist demokrat", sipas ekespertëve njujorkez ai përfaqëson krahun më majtist të partisë së tij meteore . Mamdani, nga një ligjvënës i panjohur në Asamblenë Shtetërore u bë në kryetar të qytetit më të madh të Amerikës, ( qytetit me 8,5 milion banorë, dhe të një buxhet vjetor 150 milirad dolllarë) e cila kulmoi me dy ceremonia betimi: një private mbëmjen e Vitit të Ri,(31 dhjetor 2025) dhe një publike sot 1 Janar 2026 në orën 13:00.
Zohran Mamdani është i dyti majist radikal që nga koha e "komunistit" e Fiorello Enrico Raffaello La Guardia, i cili ka qenë një politikan amerikan me origjin italiane, dhe u bë kryetari i bashkisë së Nju Jork, në Luftën e Dytë Botërore më 1 Janar 1934 deri më 31 Dhjetor 1945 .
Ceremonia private: Simbolikë nëntokësore pas mesnate
Pak pas mesnate, në minutat e para të 2026-ës, Mamdani u betua në stacionin e vjetër të metrosë City Hall, një relike arkitekturore e mbyllur që nga 1945, me harqe të mbuluara me pllaka Guastavino, llamba bronzi dhe dritare me "vështrim" nga qielli. Zgjedhja ishte simbolike duke e parë atë si kampion i transportit publik falas( nëse vë në jet premtimin elektoral), Mamdani e quajti stacionin hapur në 1904 si "katedrale nëntokësore" një dëshmi të ambicies për të transformuar jetën e punëtorëve në Nju Jork : "Kjo ambicje nuk duhet të mbetet vetëm kujtim," tha ai.
Ceremonia intime(private), me rreth 20 të pranishëm mes familjarëve, miqve dhe aleatëve u administrua nga Prokurorja e Përgjithshme Letitia James, kundërshtare e ashpër e Donald Trump dhe Andrew Cuomo-s. Mamdani vendosi dorën mbi tre Kurane: dy familjarë (njëri i gjyshit) dhe një nga koleksioni i shkrimtarit Arturo Schomburg. Bashkëshortja Rama Duwaji mbajti Kuranet, ndërsa prindërit regjisorja Mira Nair dhe akademiku Mahmood Mamdani i qendruan për reth me krenari. Pas betimit të shkurtër 10-minutësh, countdown improvisuar për Vitin e Ri dhe këngës së famshme italiane "Volare" nga James - ( Gipsy Kings - Volare (Nel Blu di Pinto di Blu Gipsy Kings - Volare (Nel Blu di Pinto di Blu) ( Gipsy Kings - Volare (Nel Blu di Pinto di Blu) (Official HD Video) ). Mamdani nënshkroi dokumentet dhe pagoi 9 dollarë simbolikë.
Ceremonia 112 vjet publike dhe ceremonia private: Simbolikë nëntokësore pas mesnate dhe festë masive në të ftohtë ekstrem
Sot në orën 13:00, ceremonia zyrtare u zhvillua jashtë në oborrin e Bashkisë në City Hall Lower Manhattan, me fjalime hapëse nga kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez dhe betim ceremonial nga senatori Bernie Sanders dy figura progresive që mbështetën fushatën e Mamdanit. Ngjarja shoqërohet me "inauguration block party" në shtatë blloqe të Broadway-t, ku priten 40,000 njerëz pavarësisht motit të ashpër, temperatura rreth -4°C, me erë që e bën të ndihet si -12°C deri -15°C, erëra deri 50 km/orë dhe qiell i kthjellët pas reve të mëngjesit. Poeti Cornelius Eady lexoi vargun origjinal “Proof”, dedikuar newyorkezëve të zakonshëm.
Pak pas mesnate, në minutat e para të 2026-ës, Mamdani u betua në stacionin e vjetër të metrosë City Hall, një relike arkitekturore e mbyllur që nga 1945, me harqe të mbuluara me pllaka Guastavino, llamba bronzi dhe dritare qielli. Zgjedhja ishte simbolike: si kampion i transportit publik falas, Mamdani e quajti stacionin – hapur në 1904 si "katedrale nëntokësore" – një dëshmi të ambicies për të transformuar jetën e punëtorëve. "Kjo ambicje nuk duhet të mbetet vetëm kujtim," tha ai.
Pas kulisave(politike) të fitores së Zohran Mamdanit: Ekipi që ndërtoi një lëvizje të re në Nju Jork
Fitorja historike e Zohran Mamdanit si kryetar bashkie i New York-ut më 1 janar 2026 nuk ishte rastësi, por rezultat i një ekipi të ri dhe të talentuar, mbështetur fuqishëm nga Degët Socialiste Demokratike të Amerikës (DSA). Sipas profesorit të gazetarisë Theodore Hamm, autor i librit “Run Zohran, Run”, fushata filloi si operacion i vogël: për dy muajt e parë, deri sa erdhën donacionet, ishte një grup i ngushtë.
Në qendër qëndron Elle Bisgaard-Church, 34 vjeçe, ish-shefe stafi e Mamdanit në Asamblenë Shtetërore, tani shefe e kabinetit të tij.
Ajo koordinonte strategjinë bazë: qëndrueshmëri, qartësi dhe autenticitet në komunikim. Strategu krijues Andrew Epstein, nga politika e kryeqytetit të New Yorkut Albany-, drejtoi komunikimin digjital dhe videovirale që shkaktuan sensacion, duke kombinuar rrjete sociale me derë më derë në të pestë borough-t. Zara Rahim, 35 vjeçe, me përvojë në Vogue, Uber dhe fushatat presidenciale të Obama-s e Clinton-it, lidhi Mamdanin me celebritete dhe rafinoi imazhin mediatik, duke e bindur të fokusohej te “New York-u real”, jo idealizuar.
26-vjeçari Morris Katz dhe të rinj të tjerë sollën frymë të re pas humbjes së Kamala Harris-it, duke kritikuar “politikën e sjelljes së mirë” të demokratëve ndaj pabarazisë dhe korporatave. “Nuk duhet të kemi frikë nga miliarderët,” tha Katz për NPR.
Rol vendimtar luajti DSA: për 10 vjet ndërtoi rrjet zyrtarësh lokalë dhe infrastrukturë organizative. Bashkëpresidenti Gustavo Gordillo thekson se kjo infrastrukturë organizatorë të trajnuar për fushatë në terren dhe Twitter i dha Mamdanit avantazh të madh. DSA ndihmoi edhe në platformën e kostos së jetesës: autobusë falas, kujdes fëmijësh universal dhe ngrirje qirash, që solli rekord mbështetjeje me një milionë vota.
Siç thotë Alexandria Ocasio-Cortez, Mamdani është “talenti i madh politik i gjeneratës”. Por Hamm dhe Gordillo pajtohen: pa këtë ekip të rinjsh dhe lëvizjen e DSA-s, suksesi do të ishte i pamundur. Tani, partia synon të zgjerojë luftën për klasën punëtore në të gjithë vendin për zjedhjet presidenciale 2028 dhe ato aftmesme këtë vit.
Fundi i Eric Adams dhe fillimi i Zohran Mamdanit: Trashëgimia dhe Ekipi i ri
Më 1 janar 2026, socialisti demokrat Zohran Mamdani u betua si kryetar i 112-të i bashkisë së New York-ut, duke shënuar fundin e mandatit të Eric Adams-it, të errësuar nga skandale.Eric Adams u përkujtohet si kryetar i "një-mandat", i definuar nga akuzat federale për korrupsion dhe ryshfet, të hedhura poshtë pas afrimit me Presidentin Trump. Analistë si Lee Miringoff thonë se skandalet do të jenë "paragrafi i parë" i trashëgimisë së tij, ndërsa arritje si ulja e krimit dhe plani "City of Yes" për strehim mbeten në hije.
Rev. Al Sharpton dhe Jay Jacobs vlerësojnë përmirësimin e sigurisë publike, por Adams u largua duke vënë veto 19 ligjeve të Këshillit Bashkiak, duke kritikuar për burokraci dhe shkelje ligjore. Kryetarja e re e Këshillit, Julie Menin, premtoi anulim të vetove.
Nga ana tjetër, Zohran Mamdani po ndërton administratën duke përfshirë ish-zyrtarë nga epokat de Blasio dhe Adams, për të balancuar idealizmin me përvojë.