Gjenerali Jashari në SHBA, në bazën ushtarake të Iowas, interesohet për trajnimin e stafit të aviacionit dhe helikopterët Black Hawk

Amerika

Gjenerali Jashari në SHBA, në bazën ushtarake të Iowas, interesohet për trajnimin e stafit të aviacionit dhe helikopterët Black Hawk

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 17 janar 2026 Në ora: 16:23
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.

DES MOINES, IOWA – Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka qëndruar për një vizitë në bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Iowas.

Gjenerali Jashari është njoftuar nga afër me aktivitetet e kësaj baze ushtarake dhe mënyrën e trajnimit të personelit të aviacionit.

Në përfundim, Jashari e ka vlerësuar lart profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e ka falënderuar stafin e bazës së aviacionit për gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në në të ardhmen.

Image
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.

Njoftimi i plotë:

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA

Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari pati mundësi të shohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi KOMFSK-në dhe delegacionin e tij lidhur me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.

Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate.

Në përfundim, GLT Jashari e vlerësoi lart profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falënderoi stafin e bazës së aviacionit për gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në në të ardhmen.

Iowa National Guard – Adjutant General of Iowa

Me rastin e vizitës zyrtare në Ajova të SHBA-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.

Në këtë rast, Gjeneral Jashari pati rastin të takojë Guvernatoren e shtetit të Ajovës, si dhe kongresmenët dhe senatorët e shtetit të Ajovës, të cilët i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës.

Me rastin e fjalimit vjetor të Gjeneralit Osborn, GLT Jashari u prit me nderime të larta nga senatorët dhe kongresmenët në legjislativin e Ajovës.

Ky aktivitet shënon përfundimin e suksesshëm të vizitës zyrtare të Komandantit të FSK-së në Ajova, duke dëshmuar edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Image
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat