Al Jazeera : Tensionet SHBA-Iran: A mundet një marrëveshje e qëndrueshme të rihapë Ngushticën e Hormuzit?

Amerika

Al Jazeera : Tensionet SHBA-Iran: A mundet një marrëveshje e qëndrueshme të rihapë Ngushticën e Hormuzit?

Nga: Beqir Sina Më: 10 gusht 2026 Në ora: 17:22
Fotoilustrim

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se Uashingtoni do të vazhdojë presionin ndaj Iranit, duke testuar njëkohësisht nëse Teherani është i gatshëm për një marrëveshje afatgjatë. 

Në një debat televiziv  dje  të Al Jazeera, ekspertët e ftuar analizuan tensionet në rritje dhe përpjekjet diplomatike për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, arterie jetike për tregtinë botërore të naftës.

Vance i komentuar nga Al Jazeera theksoi se SHBA ka dëmtuar programin bërthamor, kapacitetet ushtarake konvencionale dhe ato asimetrrike të Iranit. Sipas tij, prioriteti aktual është maksimizimi i rrjedhës së naftës dhe gazit përmes ngushticës, me qëllim uljen e çmimeve të energjisë për amerikanët. 

Ai shtoi se Irani ka premtuar se nuk do të vendosë tarifa dhe nuk do të gjuajë anije tregtare, por SHBA-ja ndjek parimin “mos beso, verifiko”. 

Ndërsa, bisedimet me Omanin për rihapjen e korridoreve të sigurta dhe heqjen e minave janë në vazhdim, tha Vance.

Abbas Aslani, studiues iranian, i ftuar në këtë debat televiziv të Al Jazeera theksoi se Teherani kërkon një marrëveshje të qëndrueshme që adreson shqetësimet e sigurisë dhe i jep fund presionit ushtarak të përsëritur amerikan. 

"Irani kërkon kompensim për dëmet e luftës dhe heqjen e bllokadës detare, duke refuzuar kontrollin e njëanshëm amerikan."

Por ai theksoi se mungesa e besimit mbetet pengesa kryesore.

Kurse Richard Weitz, analist i NATO-s, nënvizoi në këtë debat se çdo marrëveshje e qëndrueshme kërkon angazhime konkrete, mekanizma zbatimi dhe përfshirjen e aktorëve rajonalë e ndërkombëtarë. Pa këto, diplomatia rrezikon të dështojë.

Debati i djeshem i Al Jazeera sipas komenteve duket se nxjerr në pah një realitet të qartë se pa adresimin e dyshimeve të thella dhe kërkesave të të dyja palëve, rihapja e Hormuzit mbetet e brishtë. 

Ndërsa, diplomacia vazhdon, por presioni ushtarak dhe ekonomik i SHBA-së, e mban krizën në “mes të lojës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat