Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë

Amerika

Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 19:17
Samiti i parë i studentëve Shqiptaro-Amerikanë

Studenti shqiptar me origjinë nga Plava dhe Gucia, Art Lecaj, ka qenë pjesë e organizimit të Samitit të Parë Vjetor të Studentëve Shqiptaro-Amerikanë.

Përveç Art Lecajt, në organizimin e këtij aktiviteti kanë marrë pjesë edhe Leona Gjevukaj nga Peja, Kosovë, dhe Ervin Toro nga Shqipëria.

Ngjarja u mbajt në Universitetin Fordham në Nju Jork, në bashkëpunim me AANO (Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane).

Image
Samiti i parë i studentëve Shqiptaro-Amerikanë

Përmes një postimi, Lecaj është shprehur krenar për punën e realizuar dhe për kontributin në këtë aktivitet, i cili mblodhi së bashku të rinj shqiptarë nga komunitete të ndryshme.

Samiti kishte për qëllim forcimin e rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe ndjenjës së komunitetit mes studentëve shqiptarë, duke krijuar mundësi për shkëmbim përvojash dhe ndërtimin e lidhjeve të reja mes tyre.

Image
Samiti i parë i studentëve Shqiptaro-Amerikanë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat