Korabi e pret super ligën me entuziasëm dhe besim : “O Korab mos ki frikë se ke djemt e tu në Amerikë”

Amerika

Korabi e pret super ligën me entuziasëm dhe besim : “O Korab mos ki frikë se ke djemt e tu në Amerikë”

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 8 gusht 2016 Në ora: 15:17
Ilustrim

PESHKOPI : Dje qyteti i Peshkopisë, ndjeu nga afër atmosferën e Super Ligës së Futbollit Shqiptarë. Suadra e tyre e zemrës, Korabi, mbas më shumë se gjysmë shekulli do të jetë pjesmarrëse e kategorisë Superiore të Shqipërisë.

Në kuadrin e përgatitjeve për sesionin e ri që pritet të startoi shumë shpejt, Korabi luajti miqesoren e parë të saj, kundër 6 herë kampioneve të vendit, Skëndërbeut të Korçës.

Ndeshja që u luajt në stadiumin e qytetit të Peshkopisë përfondjë me fitoren e bindshme të korçarve, skuadrës më të fort në futbollin shqiptarë me rezultatin 3 me 0.

Ajo çka binte në sy në këtë takim ishte se Korabi do të ketë pas vetes edhe lojatrin e 12 -të, publikun e mrekullueshem dibranë- Dibranët që ishin të pranishëm edhe në këtë sfidë përgaditore.

Në sfond të tribunës qendrore binte në sy një strishe e madhe ku shkruhej : “ O Korab mos ki frikë se ke djemt e tu në Amerikë”.

Paraprakisht, kjo strishe që ka ndezur zemrat e dibranëve së pari, i referohet, donatorëve të fuqishëm nga Amerika milionerit dibran Selim Rusi dhe biznesmenit të suksesshëm dibran Naim Agolli të cilët përflitet se kanë dëshirë të marrin ekipin e Korabit.

Shtypi dibran shkruan “Dy biznesmenët dibranë të suksesshëm në “tokën e premtuar” kanë shprehur interes, por mbetet për t’u parë se në çfarë forme ata kërkojnë të investojnë, thjesht në rolin e sponsorëve, apo të marrin dhe privatizojnë klubin e Korabit”.

Gazetari i mirënjohur sportivë Defrim Methasani, i cili ka ndjekur nga afër skuadrën e Korabit të Peshkopisë, dhe nuk i është ndarë asaj me asnjë çast, shkruan në statusin e tij në Facebook, mbas takimit të djeshëm me Skënderbeun e Korçës se:

“Momente te bukura pasditen e se dieles ne Peshkopi. Donatoret nga USA Turhan Rusi dhe Naim Agolli erdhen dhe jo vetem ndoqen te paren ndeshje miqesore me Skenderbeun kampion ne superlige, por garantuan skuadren dhe dibranet per mbeshtetje te nje Korabi dinjitoz. Babai i Selim Rusit, zoti Turhan, premtoi edhe nje ndihme prej me shume se 100 mije euro ne infrastrukturen e stadiumit me qellim qe te plotesohen kushtet per tu luajtur ne superlige. Dje nga serioziteti i tyre kuptova qe ky eshte fillimi i nje vazhdimi te madh…!” shkruan Methasani legjenda e gazetarisë sportive në Shqipëri gazetar i RTSH për disa dekada.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat