“Darka Gala Mbarëkombëtare” e Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare, në New York

Amerika

“Darka Gala Mbarëkombëtare” e Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare, në New York

Nga: Beqir SINA Më: 9 gusht 2016 Në ora: 07:46
Foto arkiv

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit, do të kanë mundësinë të takohen me kongresistë, senatorë, përfaqësues të Institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me kompanitë liderë në tregun e Amerikës.

Gjatë vizitës nëpër Kosovë , zoti Berisha, i shoqëruar edhe  nga Dr. Naim Dedushaj, ka qëndruar në një vizitë në Rahovec, tek gjiganti i vëres ne Ballkan " Stone Castle" së bashku Politikanin dhe diplomatin amerikan Marshall Harris, dhe zotin Mentor Gashi,  ku ata janë pritur nga pronari Rrustem Gecaj veprimtari i shquar i komunitetit shqiptar me djalin Avni Gecaj.

Nënkryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës Amerikën Veriore, binznesmeni  Elmi Berisha, kryetar i degës së Vatrës së Qarkut Hudson Valley, po zhvillon një turneu dhe serë takimeve të mjaft të suksesshme, në Kosovë, Shqipëri dhe disa vende të tjera Europiane, në kuadër të pergatitjeve për  Forumin I - rë Ekonomik, do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut.

Gjatë vizitës së tij nëpër Kosovë , zoti Berisha, i shoqëruar edhe  nga Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, ka qëndruar në një vizitë në Rahovec, tek gjiganti i vëres ne Ballkan " Stone Castle" së bashku Politikanin dhe diplomatin amerikan Marshall Harris, dhe zotin Mentor Gashi ,  ku janë pritur nga pronari Rrustem Gecaj veprimtari i shquar i komunitetit shqiptar me djalin Avni Gecaj.

Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , është duke u përgatitur seriozisht për mbajtjen e Forumit të I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe të bizneseve të tjera të shqiptare, në 4 kontinenetet, vendet e Europës, Australi, Azi, SHBA e Kanada, ku janë ngritur edhe 25 degët e këtij, rrjeti biznesesh shqiptare.

Ata kan njoftuar zyrtarisht se më datën 24 dhe 25 shtator në Nju-Jork, do të mbahet edhe “Darka Gala Mbarëkombëtare e Diasporës Shqiptare”, duke filluar nga ora 18.00 me kohën e Nju Jorkut .

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i cili funksionon në katër kontinente, në gjithsej 22 shtete të botës, mbas disa takimve vjetore këtë e ka forumin e parë për nga rëndësia, siç janë shprehur ata i cili përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora: Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

“Aty do të lidhen kontakte dhe njohje të reja, do të promovohen kompanitë e tyre, do të mund të lidhen kontrata bashkëpunimi dhe do të jepen ide për investime të përbashkëta në fusha të rëndësishme në trojet shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe shkëmbimi i mendimeve bashkë me politikat aktuale në Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Bizneseve shqiptare, lëshuar nga Presidenti i saj zoti Nazar Mehmeti veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar ne SHBA, dhe Sekretari i Përgjithshëm i RRBSHB, bisnesmeni i suksesshem nga Dallasi, z. Ismet Smajli.

Ata theksojnë se gjatë këtij takimi, në New York, pjesëmarrësit do të kanë mundësinë të takohen me kongresistë, senatorë, përfaqësues të Institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me kompanitë liderë në tregun e Amerikës, përfshirë Presidentin e Shqipërisë zotin Bujar Nishani dhe atë Kosovës zotin Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat