Shqiptarja sulmon në New York dy gra të mbuluara

Amerika

Shqiptarja sulmon në New York dy gra të mbuluara

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 12:43
Ilustrim

Një shtetase shqiptare është vënë në pranga në New York, pasi sulmoi me forcë 2 gra myslimane të cilat po shëtisnin në rrugët e lagjes Bruklin fëmijët e tyre me karrocë.

Emirjeta Xhelili i goditi ato në trup dhe në kokë, ndërsa u mundua t’i hiqte nga koka hixhabin që mbanin veshur. Sipas mediave amerikane, 32-vjeçarja bërtiste:

“Zhdukuni nga Amerika, ju nuk i përkisni këtij vendi. Këto janë Shtetet e Bashkura të Amerikës, ju nuk keni pse të jeni ndryshe nga ne”, shkruan tch.

Por 32-vjeçarja nuk u ndal me aq, ajo gjithashtu sulmoi fëmijët e tyre duke i hedhur nga karroca në tokë. Ato ishin foshnje 11 dhe 15-muajshe.

Menjëherë pas incidentit, zyrtarët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut arrestuan Xhelilin. Prokuroria e Zonës së Bruklinit e përshkroi incidentin si një krim të nxitur nga urrejtja dhe e akuzoi Xhelilin për “sulm me rrezikshmëri” edhe ndaj dy fëmijëve.

Ndërsa Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Nju Jork kërkoi hetim penal për këtë sulm. Incidenti vjen pas vrasjes në lagjen Kuins të një imami dhe bashkëpunëtorit të tij në muajin gusht.

Xhelili duhet të paraqitet sërish në gjykatë të mërkurën, ndërsa për të dalë nga burgu duhet të paguajë deri në 50 mijë dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat