Në javën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Konsullata e Pergjithshme e Kosovës në New York - mbajti një ceremoni festive me, diplomatë, klerikë dhe veprimtarë, artsitë dhe studentë për të nderuar jetën dhe veprën e Nënë Terezës në gjithë botën.
NEW YORK CITY : Në javë e shenjtërimit të Nënë Terezës, Konsullata e Pergjithshme e Kosovës në New York më datën 7 /11/2016, organizoi pritje formale në shenjë të shenjtërimit të Nënë Terezës. Pritje, kjo në të cilën morë pjesë, dhjetra vetë, mes tyre , klerikë, diplomatë, të vendeve të ndryshëm, lider të komunitetit dhe veprimtarë te njohur, njoftoi konsulli i saj Fatmir Zajmi.
Ai tha gazetës tonë se në këtë pritje, përveq Nuncios Apostolik Ambasadorit Auza, morën pjesë edhe Ambasadorët e Misioneve të Përhershme pranë OKB, të : Gjermanisë, Finlandës. Shqipërisë , Bullgarisë, Maltës. Mikronezisë, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Çeke (njëherit Kryetar i Asociacionit të Konsujve ( Konsullatave të Përgjithshme të cilet veprojnë në SHBA (NY) si dhe përfaqsues tjerë të Misioneve të Përhershme të niveleve të ndryshme të , Turqisë. Suedisë. Kroacisë dhe Malit të Zi.
Me këtë rast, tha ai u hapë edhe një ekspozitë historike që përshkonte rrugëtimin e Nënë Terezës ndër vite, mesazhet e saj, Letërkëmbimi, raporetet e saj me të varfërit, të sëmurët, të pastrehët, me Paqen dhe me jetën.
Ndërkohë, që fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja Teuta Sahatcija, tha se projekti i ekspozuar është fryt i hulumtimit të një numri historianësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, të cilët e mblodhën materialin e ekspozuar, dokumentet, eksponatet e rralla, nëpër shumë arkiva të vendeve të ndryshme.
Në vazhdim, Konsulli Fatmir Zajmi, njoftoi në pika të shkurtëra pjesmarrësit se ekspozita ekskluzive e paraqitur në KP është një koleksionin dokumentesh mbi identitetin shqiptare, jetën dhe veprën e Nënë Terezës i pregaditur nga Instituti i Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë dhe Profesori Skender Asani .
Veprimtarinë e organizuar e nderoi me pjesmarrjen e Tij dhe një fjalë përshëndetse mjaft të duartrokitur Nuncio Apostolik i Misionit te Vatikanit ne Kombet e Bashkuara Bernardito Auza, si dhe Ambasadorë të shteteve të ndryshme në OKB, profesorë të Universiteteve në New York e shtete per rreth tij,, gazetarë , e përfaqësues të Institucioneve fetare, si dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare në SHBA.
Kurse, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, një ndër mbështestet e të gjitha aktiviteteve në kuadrin e Shejtërimit të Nena Terezes në komunitet, në këtë veprimtari, u përfaqësua me nënkryetarin e saj, z. Agim Rexhaj dhe editorin e Diellit, Dalip Greca.
Veprimtarinë, që shënoi zyrtarisht nderimin e shënjtërimit të Nënë Terezës nga Konsullata e përgjithshme e Kosovës, e ka moderuar vetë konsulli Fatmir Zajmi.
Ambasadorja Teuta Sahatqija, me këtë rast u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe ka vlerësuar figurën e Nënë Terezës dhe mesazhet që ajo ka dhënë gjatë jetës së saj, si dhe është ndalur në motivin e organizimit të kësaj veprimtarie, ku ndërthurej Ekspozita me dokumente, rrugëtimin jetësor e historik të Nënë Terezës , mesazhet, mbi përkushtimin deri në vetmohim.
Me këtë rast , Ambasadorja Sahatqija, foli edhe për figurën sublime dhe unike të Nënë Terezës, duke veçuar origjinën shqiptare të saj dhe kontributin humanitarë të saj.
Duke vlerësuar lartë figurën e veçantë të Nënë Terezës dhe bamirësinë univerzale , Ambasadori Auza përshëndeti veçanarisht organizimin e mirëfilltë dhe kuptimplotë të Konsullatës për shenimin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Pjesmarrja e Ambasadorit Auza, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme në New York , e veçanarisht prezentimi tij para nje auditoriumi diplomatik, tha konsulli Zajmi, ishte e para vizitë, që ju bë Konsullatës së Përgjithshme në New York, që nga themelimi i saj , nga një përfaqsues i Selisë së Shenjtë në OKB.
Moderatori i kësaj veprimtarie, konsulli Fatmir Zajmi, më tej tha se ka folur edhe gazetari Qazim Doda, i cili presantoi letrën mirenjohëse të kesaj shoqate per mbeshtetjen që Konsullata i dha realizimit të kësaj ekspozite, duke bërë njeherit një përshkrim të koleksionit në fjalë.
Vlerat e veprimtarisë i ka shtuar, simbas Zajmit, progarmi artistik, me Xhevat Limanin, producent dhe dramaturg i njohur i komuniettit, i cili ka recituar ne Shqip dhe anglisht fragment nga poema”I Want to come back to Albania” - "“Dua të kthehem në Shqipëri”, i shoqeruar mjeshtrisht në klarinetë nga mjeshtri i talentuar Igli Tuga.
Hymni i Nene Terezes, eshte intepretuar me emocion nga Riad Ymeri i shoqeruar ne Piano nga Elona Muca.
Veprimtaria, që shënoi shënjtërimin e Nënë Terezës, u mbyll me një kokteil i organizuar nag Konsullata e Pergjithshme e Republikes se Kosoves në New York.
Në veprimtari mori pjesë edhe media (lokale njujorkeze) dhe ato Kosovare, duke perfshirë : Radio /TV 21, Albanian Culture, Dielli, Illyria, dhe Bota sot, e tjer. (Fotografite marrë nga fotoalbumi Dalip Greca)./BS/