Vdiq në Bruklin në moshën 91 vjeç, Ushtar (Tare) Siqeca

Amerika

Vdiq në Bruklin në moshën 91 vjeç, Ushtar (Tare) Siqeca

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:47
Ushtar (Tare) Siqeca

BROOKLYN NY : Në Bruklin - Nju Jork, njofton familja Siqeca - nga Kurjani - Roskovec, Fier, se në moshën 91vjeçare, ka vdekur, nga një sëmundje e gjatë Uashtar Muharrem Siqeca.
Ai mbylli syt i rrethuar nga djali Elmir Siqeca, e bija e tij Altina Sina - Siqeca, nusja e djalit, dy nipat dhe dy mbesat, 
Uashtar Tare- Siqeca, ka qenë njeri prej atyre simboleve të vuajtve të dikaturës komuniste në Shqipëri, pinjolli i njërës prej familjve më të njohura në zonën e Mallkastrës, që asnjëher nuk u dorzua, ngaqë besonte shumë në Zot dhe SHBA gjatë gjithë jetës së tij.
 Tare Siqeca, siç i thërrsnin atij, kishte vuajtuar dënimin e tij me 8 vjet burg, në burgjet e tmershme të diktaturës, në Shqipëri, i dënuar për agjitacion e propagandë ( Neni famëkeq 55) sepse, ai kishte shprehur diku ëndrrën Amerikane, dhe folur për kampionin e demokracisë e lirisë, që e deshte aq shumë sa vet jeta tij.
 Paçka se ai pa burgun, dhe interrnimin në kooperativën e Kurjanit me gjithë familjen, e gjërë të tij, dy vëllezërit  e dy motrat, xhaxhallarët dhe mbarë farefisin Siqeca, gjatë gjithë kohës së regjimit komunist, i privuar dhe i keq trajtuar familjerisht gjatë 46 viteve, deri sa kur ndodhën ato ndryshime dhe regjimi i tiranë i Tiranës, ra - dhe ai me familjen e tij fitojë lirinë, e aq dëshiruar, asnjëherë nuk u përkul, por qëndrojë me karakter të fortë, krenar dhe dinjitoz për familjen dhe bindjet e tij anti komuniste. 
Tare Siqeca, kishte ardhë në Amerikë, dhe ishte sistemuar me bashkim familje me të birin e tij Elmir Siqeca, mbasi djali i tij dhe e bija Altina Sina, si e arratisur fitojë azilin politik, si familje të presekutuar gjatë regjimit komunistë, në Shqipëri.
Familja Siqeca dhe Sina, njofton sot të afërmit, dashamirët dhe komunitetin shqiptarë, në zonën e Tri-Shteshit, të gjithë dashamirët, që dëshirojnë ti japin një respekt të fundit se “
Shërbimet funerale për të ndjerin do të kryhen sot ditën e Hënë, 3 Tetor, duke filluar pas dite, nga ora 5 deri në 9 pm dhe të Martën 4 Tetor, nga 10 deri në 11 para dite, në Qendrën Islamike Shqiptare në Bruklin NY (Address: 1325 Albemarle Rd, Brooklyn, NY 11226 Phone: (718) 282-0358.
 Kurse : Varrimi i të ndjerit do të bëhet duke nisur me ceremoninë në orën 9 të mëngjesit, u daljen nga Xhamia në orën 10 a.m paraditen e së Martës - 4 Tetor (rreth orës 12 të mesdrekës ) në varrezat, që ndodhen në adresën:
Në Washington Memorial Park Cemetery, lokaliteti Eastern Long Island.(Address: 855 Canal Rd, Mount Sinai, NY 11766 (Phone: (631) 473-0437 - 1 orë e 35 minuta larg Brooklynit) .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat