Shqiptarëve në Amerikë u kërkohet ta votojnë Hillary Clinton

Amerika

Shqiptarëve në Amerikë u kërkohet ta votojnë Hillary Clinton

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 16:22
Foto nga manifestimi

Hillary Clinton duket se ka përkrahës edhe në Kosovë. Për ta mbështetur familjen Clinton, sot në Prishtinë është organizuar një manifestim me moton “Së bashku për Hillary Clinton”, ku iu bë thirrje të gjithë shqiptarëve në Amerikë që ta votojnë kandidatën demokrate, Hillary Clinton.

Manifestimi është organizuar nga shoqata “EnergyPlus”. Kryetari i kësaj organizaite, Fatmir Muçolli tha se qëllimi i kësaj fushate është që zëri i vullnetit pozitiv të përcillet tek ajo çka ka bërë familja Clinton për popullin e Kosovës.

“Po demonstrojmë sot këtu vullnetin tonë pozitiv, lutjen tonë në mbështetje të kandidaturës së zonjës Clinton për presidente të Shteteve të Bashkuara, për shkak të adhurimit që kemi për familjen presidentit Clinton, në shenjtë të respektit... Duke besuar dhe shpresuar se vetëm me bashkimin e qytetarëve me vet vullnet pozitiv, të social demokratëve në botë, do të mund të tejkalojmë situatat e rënda që po kalon sot shoqëria dhe ta parandalojmë një luftë që do të sjell dhembje të paimagjinueshme... Të votosh për zonjën Clinton do të thotë të votosh për paqen në botë. Ne nuk jemi kundër zotit Tramp, por jemi kundër çdo diskriminimi të qytetarëve, të fëmijëve të gjinisë femërore dhe emigranteve, ne jemi për barazi dhe harmoni në mes të qytetarëve dhe se barazia e plot gjinore në vendimmarrje është parakusht që barazia, balanca, paqja të kthehet në jetët e qytetarëve”, tha Mucolli.

 

Kurse, përfaqësuesi i Ansamblit dhe Valleve dhe këngëve “Dëshmorët e Kombit”, nga Kastrioti, Besnik Grajcevci tha se i gjithë ky manifestim është dëshmi se ku është vullneti pozitiv nuk ka asgjë që nuk mund të ndryshohet.

 

“Duke uruar me zemër dhe me shpirt që këtij misioni paqësor t’i bashkëngjitet të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Kudo që jetojnë dhe veprojnë në qytete e tjera... që të nderojmë dhe respektojmë njëri tjetrit, lutjet dhe punën e ndershme si bazë e paqes dhe dashurisë në mes të njërit tjetrit të na përcjell gjatë sfidave...I gjithë ky manifestim është dëshmi se ku është vullneti pozitiv nuk ka asgjë që s’mund të realizohet, është dëshmi se ka ardhur koha që ta ndryshojmë qasjen tonë të menduarit”, tha Grajcevci.

Fatmir Muçolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ardhur përkohësisht në Kosovë që të organizojë disa aktivitete në përkrahje të kandidates së demokratëve amerikanë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat