Më shumë se 1500 shqiptar Shqiptaro-amerikanë e festojnë së bashku 28 Nëntorin në Brooklyn

Amerika

Më shumë se 1500 shqiptar Shqiptaro-amerikanë e festojnë së bashku 28 Nëntorin në Brooklyn

Nga: Beqir Sina New York Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 14:36
Festa SHBA

Nju Jork, 27 nëntor 2016 – Shqiptaro – amerikanët, njofton sot media lokale  u mblodhën masivisht mbrëm (të shtunën 26 nëntor) në lagjen industriale Greenwood të Brooklynit, New York City, për të kremtuar 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ngritjen e flamurit kuq zi me shkabën dy krenare, nga Perandoria Osmane, në Vlorë nga Ismail bej Qemali dhe patritot të tjerë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera shqiptare.

Kremtimi, që u mbajtë në mejdisin e nderteses Liberty View Plaza, përfshite darkë, pije dhe argëtim “live”, këngë e valle popullore, fjalime kushtuar kësaj feste të madhe, dhe pjesë artistike.
Senela Merulic, që kishte emigruar nga Shqipëria si e re, thotë se nuk e harron të kaluarën e saj. “I dua traditat tona, ushqimin tonë, muzikën, kulturën, thënë të drejtën, gjithçka”, ka thënë ajo për “News 12”.

Image

Reporterja e televizionit “Brooklyn News 12” e cila thotë po e përcillte këtë ngjarje ndërsa jepte sqarime për vallen shqiptare, që shkon nga majtas-djathtas, siç sillet Toka rreth Diellit, e që, sipas saj, simbolizon vazhdimësinë e jetës.

Asambleisti i parë shqiptarë, zoti Mark Gjonaj, i cili është njeherit she Ideatori e organizatori kryesorë, së bashku me disa shoqata dhe organizata që i bashkëngjeten atij në këtë feste të madhe për komunitetin shqiptar, në zonën e Tri-Shtetshit, arrinë të mbledhë për të dytin vit në rradhë më shumë, se 1500 veta, përfshirë,  përfaqësuesit e dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosvës, kongresmeni Eliot Engel, udhëheqësit lokal, Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, senator, kongresmen, dhe lider të komunitetit, klerik, afaristë e vepritarë, ai ka shkruar në xhirollogarinë e tij në rrejtin social fecebook, se :”  Ne jemi të ngazëllyer se Komuniteti Shqiptaro-Amerikan është duke u bërë bashku për Festimi e 104 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe krenar si shqiptar, të bëhemi bashkë,  më shumë se njëzet organizata dhe subjekte, në vijim të traditës së vitit të kaluar, së bashku dhe të bashkohemi për të festuar këtë ditë të rëndësishme, me e rëndësishmja  në historinë tonë kombëtare”.

Veprimtaria e këtij viti është mbajtur të shtunën, 26 nëntor, 2016 në View Plaza Liberty në Brooklyn, një ndërtesë kjo me pamje të madhërishëm me zonë e poshtme financiare të Manhattanit, dhe portretin madhështor përball saj të Statujës së Lirisë. 

Miss New York 2016 Shqiptaro-Amerikania Serena Buçaj dhe një nga punonjësit e uniformave blu në NYPD oficer Visar Marku, moderuan rveprimtarinë e shqiptarëve që u ndoqë jo vetëm nga media shqiptare në komunitet por edhe ajo njujorkeze. 

Image

Më shumë se 1500 shqiptar tha sopranoja e njohur Deshira Ahmeti- Kërliu dhe muzikani Arian Kërliu, :“Kan përjetur sipas saj një atmosferë të madhe, festive dhe muzikore me interpretime të jashtëzakonshme të tilla si Leonora Jakupi, Shkumbin Ismaili, Alberie Hadergjonaj, Haxhi Maqellarës, Valdet Luka, dhe shumë më tepër nga artist nga të komunitetit dhe ata nga vendlindja, përfshirë grupin e Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore Nëna Tereze, e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Grupi i ansamblit të këngeve e Valleve Rugova, e tjer”.

Për ta bërë këtë ngjarje më të paharrueshëm, organizatori zit Mark Gjonaj, ka thënë se :”ne jemi të inkurajuar që të gjithë të pranishmit që të vijnë me nga një simbol tonin kombëtar - thjesht kuq e zi, kush ka mundësi dhe të veshur me kostume tradicionale shqiptare, . Ne jemi duke ringjallur, dhe duke vazhduar këtë traditë të vjetër shqiptare në kremtimin e trashëgimisë sonë, një taditë 104 vjeçare, në komunitetin shqiptarë të Amerikës, e nisur ajo me klubet dhe kolonitë e para shqiptare , qysh në pavarësinë e Shqipërisë, me Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA”.

Ne me këtë festim kaq të madh kemi të arritur për të “i sherbyr këtij komuniteti pa dallime krahinore , fetare dhe iedelogjike, për të bërë këtë veprimtari një sukses të veçantë duke qenë si një organizator dhe ideator, bejmë së bashku me lider, dhe verpimtar të dalluar në komunitetin shqiptar, se bashku me ata që mbështetsin në festimin, duke na sponsorizuar” ka thënë zoti Gjonaj . 

Image

 


Ai nuk ka lënë pa faleminderuar me këtë rast edhe të gjtiha organizatat dhe shoqatat, lider e klerikë, veprimtar të dalluar, dhe perfaqesuesit e te dy shteteve tona, duke thënë :” Ne jemi krenarë për të gjitha organizatat shqiptare amerikane të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre që janë  së bashku për këtë ngjarje të madhe. Duke punuar së bashku  që festimi madhështor mund të realizohet dhe ka i madhërishëm , sa edhe i takon kësaj feste të rëndësishme kombëtare, gëzuar Dita e Fllamurit Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat