104 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u shënua edhe nga shoqata punonjësve shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit

Amerika

104 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u shënua edhe nga shoqata punonjësve shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 14:58
Festa

BROOKLYN, NY: Në kuadrin e aktiviteteve festive që po mbahen nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara, nën organizimin e asambelistit Mark Gjonaj, mbrëm u shënua në Brooklyn - New York, 104 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë - ngritja e Flamurit - 28 Nëntori 1912, nga plaku i urtë dhe i mençur Ismail bej Qemal Vlora.

Shoqata Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane, festojë mbrëm së bashku me dhjetra shoqata të tjera në një organizim madhështor, dhe më i madhi i mabjtur deri tani, të paktën kështu tregojnë ata nëpërmjet fotografive të postuar në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.

Image

Kjo shoqatë ka mbledhur deri tani rreth vetes me dhjetëra oficerë policie, shqiptaro – amerikanë. Ata shërbejnë çdo ditë e natë me profesionalizëm dhe përkushtim në organet e policisë federale, shtetërore, si edhe në strukturat e tjera që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në nivele lokale, në shtetin e New York-ut dhe në SHBA.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat