Ambasada e Shqipërisë në Uashington, organizoi pritje me rastin e 104 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Ambasada e Shqipërisë në Uashington, organizoi pritje me rastin e 104 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Uashington D,C, Beqir Sina Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 17:21

WASHINGTON D.C: Ambasada Shqiptare në Washington, në një nga mjediset e Hotel  Willard Interkontinetal, përkujtoi dje 104 Vjetorin e Pavarësisë, në një  atmosferë festive, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, në të shumtën përfaqësues të  shumë vendeve mike.

Me këtë rast Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington, dha një pritje zyrtare, për korpusin diplomatik, të disa shetetve në kryeqytetitn e SHBA, ku morën pjesë, ambasadorët, e atshet ushtarak të disa vendeve, disa zyrtar të lartë tëAdminsitratës amerikane, lider të komunitetit, veprimtarë, përfaqësues të mediave, afaristë, studentë shqiptarë në universitet amerikane, miq të Shqipërisë, në SHBA,  etj. 

Image

Në këtë pritje ishin të pranishëm, ndër të tjerë dhe z. Michael Carpenter, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes,  znj. Judy Reinke, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Tregtar të Jashtëm në Departamentin e Tregtisë, z. Jimmy Kolker, Ndihmës Sekretari për Çështjet Globale në Departamentin e Shëndetësisë, z. Matthew Palmer, Drejtori i Zyrës për  për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Nunci Apostolik, Ambasadorët e Turqisë, Greqisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë, Luksemburgut, Lituanisë, Nepalit, Tunizisë, Ekuadorit, Barbadosit, Kosta Rikës, Monakos, Bruneit, etj,

Gjithashtu, morën pjesë edhe katër nga ish- ambasadorët amerikan, në Tiranë, si William Ryerson, Marisa Lino, Marcie Ries, dhe John L. Withers,Johana Neuman e cila dëshmon se si e ka përjetuar familja e saj në periudhën e Holokaustit, mbrojtja  nga Shqipëria, Mbreti Zog, i cili i paisi me pashaport shqiptare,si dhe miq të afirmuar të shqiptarëve në Uashington, si dhe përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro amerikan nga Virxhinia, DC-ja, New Yorku dhe New Jersey.

Pritja e mbajtur më datë 1 dhjetor 2016, dhe u organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC , me rastin e  Ditës së Pavarësisë dhe Festës Kombëtare të Forcave të Armatosura, u hapë me këndimin e dy Hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga dy vajza të reja veshur me kosutmet popullore, Ardita Ibrahimi dhe Arta Hoxha. 

Image

Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington zonja Faber, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, z. Michael Carpenter, dhe nga Drejtori i Zyrës për Evropën Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Matthew Palmer.

Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë pritje, Ambasadorja Faber vlerësoi rolin e diasporës sa i përket thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe nënvizoi dhe një herë rëndësinë që ka Diaspora për Shqipërinë, Kosovën, e shqiptarët kudo që janë. 

Ajo i falënderoi të pranishmit për vullnetin e dëshmuar për bashkëpunim me ambasadën dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen, duke u konkretizuar me veprimtari të reja.

Me rastin  e festës së flamurin Ambasadoria Faber, theksoi se shteti shqiptar ka kaluar një rrugë të vështirë,  duke u perpjekur që të  kapërcejmë pabarazinë ekonomike, të forcojnë demokracinë dhe shtetin ligjor e të krijojnë shanse të barabartë për të gjithë shqiptarët. 

Me një mirënjohje të thellë, shprehur për të gjithë të pranishmit, ambasadorja Faber, tha se po festojmë 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe ditën kombëtare të Forcave të Armatosura.

Image

“28 Nëntori, tha ajo është simbol i shqiptarëve e gjithë bota. Në këtë datë të caktuar, në 1443 heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin në Krujë, dhe ishte një nga përpjekjet e para të kombit shqiptar për të ngritur si një projekt unik politik dhe kulturor, përtej ambicieve politike dhe dallime rajonale ose fetare , kombin tonë, që lufton për ruajtjen e gjuhës e saj, traditat dhe flamurin e vet.”

Për gati pesë shekuj, tha më tej ambasadorja, Shqipëria, ishte pjesë e Perandorisë Osmane, për që mbas 500 vitesh - 28 nëntor të vitit 1912, kur një nga figurat më moderne politike të rilindjes shqiptare, Ismail Qemali, ngriti flamurin në Vlorë, ku Shqipëria, shpallet shtet i pavarur, e i lirë dhe në gjendje të vetë-qeverisur vetë. Shqipëria u kthye në identitetin e tij dhe të kontinentit që natyrisht i përkiste, Evropë” tha ajo..

Duke, e përkufizuar si ditën e bashkimit, tonë kombëtar, Ambasadorja e Shqipërisë, tha se :” Ashtu si 104 vjet më parë, kjo është dita që bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo është dita kur ne nuk shohim dallime politike apo rajonale. Ajo është dita që të përbashkuar rreth flamurit kuq e zi, të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, dhe kudo që janë shqiptarët, brenda apo jashtë, në Evropë dhe si ata në shumë shtete këtu në Shtetet e Bashkuara, festojmë Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë’.

Çdo vit për Ditën e Pavarësisë sonë, ne shqiptarët, festojmë lirinë tonë, gjuhën tonë, dhe vlerat thelbësore të kulturës sonë: mikpritjen dhe tolerancën, theksojë ambasadorja Faber, duke shtuar se :”Çdo vit ne festojmë arritjet tona të mëdha: ne festuam transformimin e vendit tonë për një demokraci në vitin 1990, kemi festuar e rivendosjen e marrëdhënive dhe miqësinë e fortë me Shtetet e Bashkuara, atë të vitit 1991, kemi festuar anëtarësimin tonë në NATO në vitin 2009, kemi festuar bërjen si një vend kandidat i BE-së në 2014. Por ne sshqiptarët tani festojmë dhe  krenohemi me popullin tonë, për një bijën tonë shqiptare, një nga thesaret më të mëdha të kombit tonë, kanonizimin e Nënë Terezës, më 4 Shtator në Vatikan, nga Papa Francesku”.

Mirëpo, siç e kemi shumë për të festuar, ne kujtojmë se sa më shumë që ne duhet të bëjmë, në mënyrë për të realizuar plotësisht ëndrrën tonë evropiane , që vendi ynë të bëhet një anëtar i BE-së, se sa ne ende duhet të bëjmë, në mënyrë për të ngritur vendin tonë ekonomikisht, të luftojmë korrupsionin dhe të zbatojmë dhe vendosim sundimin e ligjit. 

Image

Ndihem i privilegjuar, nënvizojë ajo për të punuar krah për krah me këtë vend të madh dhe të rëndësishm, partnerin tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Më duhet të theksojë, u shpreh ambasadorja Faber, se ’”Ky partneritet nuk ka filluar tani, por i ka rrënjët e saj shumë më tej se kaq, në 1919, kur Presidenti Woodrow Wilson, ka mbështetur njohjen e shtetit shqiptar, dhe mbrojtjen e tij nga mos coptimi. Dhe unë ju siguroj se populli shqiptar nuk kanë dhe nuk do të harrojmë kontributin e madh të këtij vendi ndaj lirisë sonë, pavarësi dhe demokraci”.

Mirëpo u shpreh në fjalën e saj ambasadorja e Shqipërisë, në Uashington, “Edhe, pse ne kemi qenë në anë të ndryshme të historisë për 45 vjet, populli i Shqipërisë, ka ruajtur gjithmonë një ndjenjë e miqësisë dhe mirënjohjes ndaj SHBA. Duke na bërë ne shqiptarëve kombin më pro amerikan në botë dhe për këtë kemi shumë arsye”.
Shtetet e Bashkuara, na kanë ndihmuar dhe na kanë mbështetuar në rrugën tonë drejt demokratizimit dhe në përpjekjet tona për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme të tregut. SHBA, na kanë mbështetur në çdo hap të ndërtimit të demokracisë tonë të re, ata kanë qenë aleatët tonë në përpjekjet tona drejt integrimit euro-atlantik dhe kanë provuar të jenë vendimtare në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, si dhe na kanë mbështetur në çdo hap të integrimit tonë evropian dhe kanë qenë të rëndësishm prezentë për disa reforma të shumta.

Gjatë fjalës së saj Ambasadorja e Shqipërisë, në Uashington, Fioreta - Luli Faber, nuk ka la pa permendur edhe kontrinbutin e madh të diasporës shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.

Image

Ambasadorja ritheksoi rëndësinë që ka Diaspora për një vend si Shqipëria, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me komunitetin e këtyre vendeve. Ajo shprehu bindjen se komuniteit shqiptar është ambasadori më i mirë i Shqipërisë dhe i të gjitha vlerave që ajo mishëron, një urë lidhse mes SHBA dhe Shqipërisë, për më shumë se 100 vjet.

“Unë, do të doja të vija në pah me këtë rast tha ajo, atë se komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhënë një kontribut të madh në mbështetjen e çështjeve shqiptare në këto 104 vjet. Ishin shqiptarët e Amerikës, u shpreh ajo që i kërkuan presidentit Willson për të njohur Shqipërinë si një vend, dhe mbrojtjen e saj nga mos cipotimi ishin shqiptarët e Amerikës, që duke kërkuar mbështetjen e qeverisë amerikane për të njohur pavarësinë e Kosovës, lirinëe saj. Por, gjithashtu janë shqiptarët, ata që japin një kontribut të madh për këtë vend. Shqiptarët janë fitues të çmimit Nobel me Ferid Murat, ata kan një astronautët që shkuar në Hënë William G. Gregory, kan aktorët e mëdhenj vëllezërit Belushi, dhe kan këngëtarët e medhenjë si Ermonela Jaho, politikanë, mjekë, inxhinierë,dhe biznesmen”.
 Diaspora shqiptare është një urë që na bashkon dhe na afëron si dy shtete.

Andaj tha Ambasadorja gjejë rastin të falënderoj me gjithë zemër për atë që bëjnë shqiptarët e Amerikës, në përfaqësimin e vlerave më të mira të kulturës shqiptare, si dhe për atë që bëjnë për vendin e tyre, në atë që ata bëjnë në ruajtjen e gjuhës dhe të traditave tona.

Para mbylljes, së fjalës së saj Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Fioreta Luli Faber, tha se unë dua të ju falënderoj me këtë rast edhe stafin tim diplomatik, Mamica, Eni, Daniela, Eduarti, Artani, që punojnë dhe bëjnë një punë të tillë të madhe, që ne mund të dukemi më mirë në ngjarjet dhe prezantimet e tilla!
Më pas ajo ia ka dhën fjalën pëshendetëse, Zëvendës Assitant nga Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Carpenter dhe drejtori i punëve të  Evropës Juglindore e Qendrore në Departamentin e Shtetit, z Matthew Palmer.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Carpenter u shpreh ndër të tjera: Duhet përshëndetur fakt se Shqipëria është një vend i vogël dhe mban një peshë e përgjegjësi të madhe në kuadër të sigurisë në botë.

Shqipëria vazhdon të marrë pjesë aktive në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe kontribuuese e madhe në Luftën kundër terrorizmit dhe në koalicionin kundër ISIS, në të cilin ka dhënë një kontribut të jashtë-zakonshëm, mund të them më shumë se çdo vend tjetër, krahasuar me kapacitet e saj.

Duhet të falënderojmë nismën e marrë për të dhënë përvojë në ngritjen e qendrës së ekselencës për të trajtuar gjerësisht dhe thellësisht fenomenin e luftëtareve të huaj.
Duhet vlerësuar modernizimi dhe transformimi rrënjësor i Forcave të Armatosura me armatim bashkëkohor sipas  standardeve të NATO-s.

Image

Ai vlerësoi gjithashtu dhe rolin e Shqipërisë, si një aktor aktiv dhe kontribuues të dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë rajonale.  Z. Palmer, duke evokuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri, në vitin 1993, ku vendi sapo kishte nisur rrugën e ndryshimeve demokratike, nënvizoi transformimin e madh që ka ndodhur në Shqipëri. Shqipëria sot është partnere dhe aleate e denjë e Aleancës Atlantike, kandidate për t’u anëtarësuar në BE dhe uroj se së shpejti ajo do të arrijë të bëhet anëtare e unionit, u shpreh ai.

Me rastin  e festës së flamurit, 28 Nëntorit - 104 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndër të tjera, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një ekspozitë e fotografive me titull “Albanian Beauty”, dhe një kotejl me ushqime tradicionale shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat