Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Nju Jork, festoi 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Nju Jork, festoi 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:54
Festimet në Nju Jork

New York : Për ndër të përvjetorit të 9-të të pavarësisë së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ka organizuar një pritje festive.
Kjo pritje festive u dha në lokalin “Yale Club” në qytetin e New Yorkut.

Konsullia e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Ambasadoria Teuta Sahatçia, dhe stafi i saj, ka mirëpritur, mbremë disa nga shefat e misioneve diplomatike, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, lider të komunitetit, veprimtar të njohur, biznesmen, afaristë, gazetar, shkrimtar, muzikant, artistë, studentë nga shkollat amerikane, e tjerë.

Në rrethin e të ftuarve ishin dhe funksionarë të lartë shtetërore, atyre ndërkombëtarë dhe liderve të komunitetit, verpimtarë të njohur, afaristë e artistë, të cilët erdhen për festuar për arritjen e vizionit për liri dhe pavarësi të Kosovës, 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Image

 Mes tyre ishte Ministri për Diasporën z. Valon Murati, me delegacionin që e shoqëron atë, si dhe znj. Besiana Kadare, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ambasadorët dhe përfaqësues të disa shteteve në OKB, miqt të Kososvës, ish Ambasadoria e SHBA, në OKB, znj. Rosamry DiCarlo.

Si dhe kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra - Dr. Gjon Buçaj, me përfaqësuesit e Vatrës, Kryetari i Shoqatës Atlantiku, z. Gani Shehu, kryetari i organizatës, Rrënjët Shqiptare, z. Marko Kepi, veprimtari i shquar i komunitetit shqiptar në SHBA, z. Harry Bajraktari, fotografi i famshëm Fadil Berisha, biznesmeni i suksesshëm dhe pronari i kompanisë Stone Castle, z. Rustem Geci, veterani i komunitetit Shaqir Gashi, e shumë të tjer.

Image

Në emër të Konsullatës së Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  me një fjalë përshëndetëse, e hapi Ambasadoria Teuta Sahatçia, e cila ndër të tjera theksoi se Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificave dhe mundit të shqiptarëve për të arritur këtë qëllim madhor. 

“Tashmë Kosova, ka hyrë në rrugën e saj të pandalshme drejt integrimit evropian, dhe nuk do të jetë e largët dita, kur të gjithë shqiptarët të ndodhen në këtë familje të përbashkët Europiane”, tha znj. Sahatçia.

Ajo, tha se në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, ishte shumë e nderuar që të ket mundësi, për të mirëpritur në këtë vend të bukur, dhe për të festuar së bashku ditëlindjen e 9-të shtetit të ri, të Kosovës.

Image

“Në këtë ditë shumë të veçantë, vazhdojë Sahatçia, kujtojmë sakrificën e madhe të shumë brezave nën pushtimin ashpër serb në Kosovë, por edhe rezistencën e gjatë dhe paqësore, që shpëtoi me anë të sistemit paralel të asaj kohe, arsimin dhe shëndetin, deri në luftën heroike për çlirimin e Kosovës.

Ne e dimë se rruga drejt pavarësisë, ishte e gjatë dhe shumë e vështirë për njerëzit që donin të jetojnë në liri, 13.500 shqiptarë të Kosovës, humbën jetën, një milion ishin të dëbuar nga shtëpit e tyre me forcë policore, duke i nxjerr jashtë kufijve, mijëra shtëpi të djegura dhe të plaçkitura, institucionet dhe infrastruktura të shkatërruara” tha ajo.

Por, theksojë Ambasadoria Sahatçia, :”Ne sot festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, falë punës së madhe, angazhimit, përkushtimit dhe besimit të shtetit të Kosovës, popullit të saj, dhe natyrisht edhe të diasporës sonë në Amerikë, ju që ishit gjithmonë aty për të ndihmuar me çdo mjet që mundët”.

Pavarësia e Kosovës, tha më pas ambasadoria, është një projekt i përbashkët i njerëzve tanë dhe miqëve tanë të Kosovës, me në krye në SHBA , i cili është dhe miku ynë i përjetshëm, ata që ishin aty për të ndryshuar rrjedhën e historisë, nga ana e errët që ishte përgatitur për Kosovën, me atë të ndritshme.

Image

Sot Kosova është njohur nga 113 vende, u bë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare.

Më tej ambasadoria, nënvizojë se me Shtetet e Bashkuara, shqiptarët kan shumë të veçanta, duke veçuar miqësin e gjatë, bashkëpunimin dhe respektin reciprok dhe duke thënë se kjo është vlera që ne jemi mirënjohës dhe të përkushtuar për të vazhduar kështu.

Bashkimi Evropian,  është qëllimi ynë dhe vendi ku Kosova shkon në të ardhmen e afërt, tha në fjalën e saj zonja Sahatçia, duke shtuar se të gjitha përpjekjet tona institucionale janë të përkushtuar drejt përgatitjes së Kosovës, për t'u bërë vend që do të kontribuojë në BE.

Mbasi Kosova, u shprejh ajo është gjenerator i stabilitetit në rajon, një vend që lufton për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë dhe ne mbetemi fuqimisht të përkushtuar për të ardhmen tonë euroatlantike.

Në fund duke përshendetur edhe në gjuhën shqipe, Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, Ambasadoria Tetuta Sahatçia, uroi mirë se ardhjen, dhe falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për ndarjen e këtij gëzimi, për të festuar së bashku Ditëlindjen e shtetit të Kosovës, 9 Vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë.

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, gjatë fjalës së tij, tha se është një nder i madh të ishte në mesin e pjesëmarrsve, për të festuar së bashku me diplomat, zonja e zotërinjë, shqiptarët e Amerikës, këtë ditë të veçantë - 9 Vjetorin e Ditës së Pavarësisë, së Kosovës. 

Image

Duke vlerësuar pjesëmarrjen ministri Murati, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në SHBA, ai tha se aty kishte edhe njerëz të cilët kanë kontribuar direkt në rrugën e pavarësisë me punën dhe përpjekjet e tyre në Kosovë, andaj ai uroi ata dhe faleminderoi me këtë rast edhe kontributin e tyre. 

“Këtu janë shumë anëtarë të shquar të diasporës sonë, anëtarë të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët kanë kontribuar në masë të madhe për lirin e pavarësinë e Kosovës. Dhe, po këtu me ne, jemi të nderuar se kemi edhe disa diplomatë, që vijnë nga vendet tona mike,nga ata  që i ishin afër popullit tonë, edhe në kohërat më të errëta, por edhe atao vende të cilat kanë qenë aleatët tanë në rrugën e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.” theksojë Ministri i Diasporës, z. Valon Murati.

Duke folur për Kosovën sot, 18 vjet nga çlirimi, dhe 9  vjet nga Deklerata e Pavarësisë së saj, ai tha, se Kosova, tash është shtet i pavarur dhe i lirë,  një vend i ri, duke u përballur me sfida të ndryshme, të cilat përfshijnë forcimin e shtetit, çështjet nga zhvillimi ekonomik të shtetit të së drejtës, e të tjera.

Image

Por, tha ai “Jam i bindur se siç kemi qenë partner i besueshëm gjatë përpjekjeve tona për liri, Kosova do të jetë e suksesshëme edhe në kapërcimin e këtyre sfidave të reja, andaj, në emër të gjithë popullit tonë dhe të qeverisë sonë, dua të falënderoj të gjithë ju për mbështetjen dhe kontributin  tuaj madhor -. Gëzuar 9 - Vjetori - Ditën e Pavarësis së Kosovës”, përfundoi Ministëri i Diasporës z. Valon Murati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat