Intervistë me organizatoren e pasarelës “Java e Modës Shqiptare” në New York - Mrika Krasniqi

Amerika

Intervistë me organizatoren e pasarelës “Java e Modës Shqiptare” në New York - Mrika Krasniqi

Nga: Beqir SINA - New York Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:47
Mrika Krasniqi

Krasniqi: “Java e Modës Shqiptare në New York, e njëjtë me ato Javët e Modës, që mbahen çdo sesion në Metropolin e botës Nju Jork, ku javët e modes janë më të mëdha të modës në botë “
 
NEW YORK CITY : Artistja nga Kosova, Mrika Krasniqi, është nderuar me çmimin “Best Human Artist 2015” nga Komiteti Evropian i Artistëve Hebrej në Paris të Francës, për kontributin e saj në zhvillimin e kinematografisë.
 
Artistja dhe sipërmarrësja shqiptare në Amerikë, Mrika Krasniqi, është nderuar edhe si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. NY Elite Magazine shkruante se ajo, si një grua e jashtëzakonshme, është nderuar për arritjet në art, film dhe biznes.
 
Mrika Krasniqi, njihet në botën shqiptare të artit dhe kulturës, si organizatorja e festivalit “Albanian Film Festival”, në New York, ndërsa, së fundmi ka promovuar edhe botën e modës, nëpërmjet pasarelave në metropolin botëror, duke organizuar ajo vet eventin , “Java e Modës Shqiptare”.
[Image]

Me gazetarin tonë në New York, Beqir SINA, Artistja dhe sipërmarrësja shqiptare në Amerikë, Mrika Krasniqi, foli për “Java e Modës Shqiptare”, e cila ka për t’u mbajtur të shtunën 25 mars, 2017 në Astoria, Queens në New York :

 
 “Java e Modës Shqiptare” ka për t’u mbajtur të shtunën 25 mars, 2017 në Astoria, Queens në Neë York , cili është qëllimi ?
 
Krasniqi : Java e Modes Shqiptare ka për qëllim të prezantojë koleksionet më të reja të stilisteve shqiptar në mbarë mbotën por edhe të stilisteve të tjerë jo shqiptar të cilët janë të interesuar të prezantojnë koleksionet e tyre para audiencës në Nju York. Vendet tona kanë nevojë që të kenë qasje me botën në të gjitha fushat. Besoj që do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë stilistët që do të jenë pjesë e këtij shou, të cilët do të kenë rast të zgjerojnë suksesin e tyre karshi ndaj një audiences më të madhe.
Çfarë keni bër ju - për të bër një “Javë e Modës Shqiptare”, në Nju Jork, me e pakta të përngjajë sado pak me ato javët e modës, që mbahen çdo sesion në Metropolin e botës Nju Jork, ku javët e modes janë më të mëdha të modës në botë ?

Krasniqi : Nuk do të përdorja shprehjen “sado pak”. Një pjesë e bashkëpunëtorëve të mijë janë pikërisht ata që kanë punuar për Nju York Fashion Week e në World Fashion Week, janë persona që kanë bërë shkolla të disajnit e fashion pikërisht këtu në Nju Jork. Ne jemi në fillimet tona dhe  e kuptoj këtë paragjykim që mund të ketë secili, por kjo nuk më bënë aspak pesimiste se ne nuk mund të arrijmë që të përngjajmë me javët e modës në këtë Metropol. Dua të rikujtoj edicionin e kaluar, ne I kishim rreth 500 spektator. U shkruan mbi 300 artikuj. U shiten dy kreacione të dy stilistëve nga Shqipëria. Në mesin e modeleve kishim 5 supermodele, tri prej tyre pjese e Agjensisë Tramp. Edhe këtë edicion, agjencia ime ka në dispozicio 15 modele. Disa  prej tyre janë me përvojë në pasarelat e modës në botë. Jemi në kontakt me një numër të profesionistëve dhe blogerëve të fushës. E shumë punë të tjera që po I kryejmë në shërbim të këtij eventi.

Image

Kjo është hera e dytë që ju po organizoni “Javë e Modës Shqiptare”, në Nju Jork, cilat janë risitë e saj? dhe çfarë ndyrshimi keni ber veç vendit nga formati të mbani këtë javë mode ?

Krasniqi : Ardi Asllani, Flora Select, Kadrije Brestofci , Jehona Bunjaku,  Dashurie Elshani, Lila Boci, Dona Fashion Aferdita Delaj dhe Aida Selimaj, etj. Keto janë disajnerët e rinjë që do ti prezantojmë për këtë edicion. Kemi edhe disa të interesuar, që po presim përfundimin e kreacioneve të tyre në mënyrë që të bëjmë vlerëssimin nëqoftëse do të jenë të pranueshme apo jo.

Sa jeni ju në gjendje me këtë sfilat, të bëni të njohura dhe të suksesshme kompanitë pjesmarrse shqiptare në botën e modes ? gjithmonë, duke patur parasysh kryeqytetin e modes Nju Jorkun 

Krasniqi : Ne jemi përgaditur që në mënyrën më të mirë të mundëshme të bëjmë prezantimin e pjesmarrësve. Kjo varet edhe nga prurjet që vijnë nga andej. Varet nga stili dhe mënyra e punimit të kreacioneve, varet nga origjinaliteti i kreacioneve dhe shija gjithashtu. Duhet të kini parasysh se këtu jemi në metropolin botëror të modes dhe konkurrenca në këtë fushë si edhe në fushat tjera është marramendëse. Por, me një punë dhe angazhim të të gjitha palëve, ne mund t’ia dalim siq ia kanë dal edhe të tjerët. 
 
Ç’kritere keni caktuar për pjesëmarrësit? dhe a keni mundësi dhe kapacitete financiare të mjaftueshme, dhe konkurente për të mbajtur një javë sfilatë ?

Krasniqi : Cdo stilist që e ka të patentuar brendin e tij mund të jetë pjesmarrës në Javën e Modës Shqiptare. Mundësitë financiare po krijohen gradualishtë, sepse në fushën e modës njerëzit kanë interes të investojnë dhe është më e kollajëshme se në fushat e tjera. Ndërkohë, nuk do të jetë një javë sfilatë, vetëm data 25 mars është sfilada ku do të prezantohen veshjet. Ditët e tjera nuk janë të hapura për publikun, por vetëm për profesionistët e modës për seminare  për zhvillim të bashkëpunimeve të mundëshme dhe për blerësit potencial.

Sa keni punuar me axhensitë e mondës, katalogjet, televizionet, revistat e gazetat e modes,? që të jet me të vërtet një “Javë e Modës Shqiptare”, në Nju Jork, e shikuar dhe ndjekur me interes ?

Krasniqi : Nga edicioni i kaluar kemi mësuar shumë. Në fakt i kemi kuptuar tamam nevojat reale që kanë stilistët tanë. Paraprakisht, kemi qenë të vedishëm që shumica e stilistëve që vijnë nga atje nuk janë të njohur për tregun amerikan, prandaj ishte e pamundur që ti bindim agjencionet tjera dhe në përgjithësi fashionistët e tjerë në NY që të ti shohin këto kreacione. Për këtë ne jemi anëtarësuar në shumë organizata të modës dhe kemi zhvilluar një raport me interesa të përbashkëpta në mes vete që këto agjenci, apo këto blogerë të modës të jenë prezentë atë natë të 25 marsit.
 
Çfarë mendon se do të jet sukses për ju si organizatore “Java e Modës Shqiptare”, në Nju Jork

Krasniqi : Suksesi është shumdimensional. Ne kemi arritur që ti tejkalojmë pengesat gjeografike dhe pikërisht në metropolin e Artit e Kulturës ne po i prezantojmë stilistët që vijnë nga Europa. Kreacionet e tyre nuk janë tanimë të mbyllura vetëm për Kosovën e Shqipërinë, apo edhe ndonjë shtet aty këtu i rajonit. Stilistët mund të prezantojnë kreacionet e tyre në një hapsirë më të gjërë dhe me shije më ndryshe nga ajo europiane. Kjo besoj që është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë që janë në këtë fushë, sepse kanë përpara një mundësi shumë të madhe. Gjithashtu, gjithnjë shpresojmë se do të nxierrim ndonjë emër në tregun amerikan, ky eshte është synimi jonë.
 
Cilat janë projektet e ardhshme që keni në duar?
 
Krasniqi : Filmi i metrazhit të gjatë i titulluar “NIK” para disa muajve ka nisur rrugëtimin e tij ne Europë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe është në bashkëproduksion me studion Dardan dhe kompaninë time Nil Production. Aktualisht jemi në fazën e paraproductionit. Pastaj prej 26 deri më 29 maj do të zhvillohet edicioni i gjashtë i Javës së Filmit Shqiptar. Dhe, projekte të tjera të cilat do ti zbulojmë me kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat