Shoqata “Kraja” në New York shpërndan bursa për studentët nga Kraja

Amerika

Shoqata “Kraja” në New York shpërndan bursa për studentët nga Kraja

Më: 18 mars 2017 Në ora: 07:21
Ilustrim

Gjatë mbledhjes së parë të këtij viti, Këshillit i Shoqatës “Kraja”, ka miratuar një sërë pikash, të parashikuara në rendin e ditës. Një ndër to ka qenë edhe miratimi i bursave për studentat/tet nga treva e Krajës.

Këshilli i Shoqatës “Kraja” në mbledhjen e saj të mbajtur me datën: 13 Mars 2017, nën pikën e rendit të ditës nr: 1 (Diskutime rreth seleksionimit të studentave/teve për dhënien e bursave për vitin akademik 2016/2017) miratoi një numër të caktuar bursash për studentët krajanë që do të jepen për vitin akademik

2016/2017

Gjatë diskutimit të kësaj pike, kryetari i Shoqatës “Kraja”, z. Hamid Alaj lexoi listën me emrat e studentëve të trevës së Krajës dhe niëherit sqaroi para të pranishmëve se numri i bursave për këtë viti akademik (2016/17) do të vijë në rritje, duke u bazuar në buxhetin që Shoqata posedon. Duhet bërë me dije se Shoqata “Kraja”, për dy muaj radhazi ka pas të hapur konkursin për bursa të studentëve nga treva e Krajës, të cilët studiojnë në Universitetet e ndryshme, kryesisht në Trojet shqiptare por edhe më gjërë. Mirëpo, duke u bazuar në konkursin e shpallur për këto bursa, kemi të paraqitur vetëm dy studente, të cilat përfitojnë bursë në shumën prej $1000 për studente, kurse, duke u bazuar në listën të cilën Shoqata “Kraja” ka në dispozicion, dhe duke bërë seleksionimin sipas asaj liste, përfitojnë bursën edhe 9 studentë të tjerë, në shumën prej $500 për studentë.

Këto bursa përllogariten si shpenzime mesatare të një studenti, apo të një studente, që do të thotë se sa do pak e zbut apo e ndihmon gjendjen e shkollimit të tyre. Ky është viti i dytë që Shoqata “Kraja” ndanë bursa për studentët krajanë, andaj lusim studentët  që në vitet e ardhshme akademike të përcjellin konkursin e Shoqatës për dhënien e bursave, duke mbushur formularin përkatës, ku ata studentë që aplikojnë sipas konkursit dhe mbushin formularin përkatës, do të përfitojnë një shumë më të madhe në para ($), ashtu siç ka ndodhur në këtë vit.

Ju bëjmë me dije se, në bazë të listës që disponon Shoqata “Kraja” (ku janë të përfshirë të gjithë studentët e Krajës), Këshilli i Shoqatës “Kraja”, në mbledhjen e saj të mbajtur me datën: 13 Mars 2017, ka bërë edhe seleksionimin e studentëve për ndarjen e bursave për vitin akademik 2016/17, ku për këtë vit akademik (2016/17) përfituan 11 studentë gjithsejtë.

Më poshtë do të paraqesim listën e përfituesve duke përmendur vetëm relacionin qe i takon studenti/ja përkatëse sepse për arsye etike nuk do bëjmë publike emrat e tyre por do te kontaktohen në privat studentët përkatës,

Lista e përfituesve të bursës

1.     – Ostros i Vogel – $1000 Studente e cila ka konkurruar në bazë të konkursit.

2.     – Arbnesh – $1000 Studente e cila ka konkurruar në bazë të konkursit.

3.- Kështenjë $500

4.- Martiq $500

5.- Ftjan $500

6.- Ostros $500

7.- Martiq $500

8.- Arbnesh $500

9.- Arbnesh $500

10.-Relacioni Ljare-Muriq $500

11.  -Relacioni Ljare-Muriq $500

Të gjithë studentat dhe studentet që nuk janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2016/17 kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre në afat prej 10 ditësh, nga dita e shpalljes së rezultateve në Ëeb faqen e Shoqates “Kraja”. Ankesa duhet të dërgonet në E-mailin e Shoqatës, ku udhëheqsia e Shoqatës “Kraja” do ta shqyrtojë në vazhdim.

Të gjithë Këshilltarët dhe udhëheqsia e Shoqatës “Kraja”, përfituesve të bursës, u urojnë suksese në vitin akademit, pa lënë anash edhe atyre që nuk paten rastin-fatin të përfitojnë bursë për vitin akademik 2016/17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat