Studentë amerikanë dhe shqiptarë prezantohen me valle tradicionale shqiptare në Amerikë

Amerika

Studentë amerikanë dhe shqiptarë prezantohen me valle tradicionale shqiptare në Amerikë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 17:06
Studentë amerikanë dhe shqiptarë

Shqipëria u përfaqësua në evenimentin e “Clark University Gala” nga studentë amerikanë dhe shqiptarë. Performanca e tyre përfshin muzikë nga Vallja e Rugovës dhe nga kënga “Shqip Dance”, koreografinë e të cilës e ka realizuar Iva Hoxha. Gjysma e kërcimtarë janë amerikane dhe pjesa tjetër janë shqiptarë nga Kosova dhe Shqiperia.

Vetë koreografja Iva Hoxha, në fillim ka treguar sesi ajo ka emigruar në Amerikë kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe se ka filluar që të mësojë vallëzimin nga gjyshi i saj, diçka që fillimisht kishte qenë e vështirë për të dhe që ajo e kishte konsideruar si të dalë nga moda.

“Nuk e dija anglishten kur kam ardhur në Amerikë, prandaj mënyra ime e komunikimit me njerëzit ka qenë përmes vallëzimit”- ka treguar Hoxha, duke theksuar se pikëpamja e saj mbi vallëzimin tradicional pastaj ka ndryshuar dhe është krenare që këtë valle po e shfaq para publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat