Në New York në prani të shumë mysafirëve nën patronatin e federatës Panshqiptare “VATRA” u promovua libri “Në Hap me RUGOVËN”.
Me këtë rast u shfaq filmi i shkurtër dokumentar “Një dekadë në 18 minuta (1989-1999)”.
Për librin folën: Dr. Gjon BUÇAJ, Kryetar i “VATRËS”, z. Agim REXHAJ, Nënkryetar i “VATRËS”, si dhe intelektualët: z. Frank SHKRELI, z. Sinan KAMBERI, z. Idriz LAMAJ dhe z. Dalip GRECA.
Në mes tjerëve të pranishëm ishin: Harry BAJRAKTARI, Marjan CUBI, Elmi BERISHA, Anton RAJA, Ramadan GASHI, Shpend AHMETAJ, Tonin MIRAKAJ, etj.
“VATRA” ndau Mirënjohje për autorin e librit, Adnan Merovcit.