Çikago: Daniel Shure vizitë në familjen e Mahmut Skënderit, uroj festën e Fitër Bajramit

Amerika

Çikago: Daniel Shure vizitë në familjen e Mahmut Skënderit, uroj festën e Fitër Bajramit

Nga: Skënder Karaçica Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:29
Daniel Shure dhe Mahmut Skënderi

Daniel Shure është njeriu i parë hebrej në Çikago,i cili tashmë di shumë për kombin shqiptar në trevat tona etnike në Ballkan, që përmes dokumentarit arkivor historik shpaloset koha e pranimit dhe shpëtimit hebrejë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë e Shqipëri.

Nëpër vite,propaganda serbe në Beograd,me një seri matrialesh,,historike,,ka bërë fushatë antishqiptare nëpër botë dhe Amerkikë,për kinse ata i paskëshin ,,pritur me lule,,fashistët gjermano-italianë dhe hyzmetqarët e tyre.Për të shembur këtë muri të propagandës,SHSHA në Çikago,në disa takime zyrtare me përfaqësuesit hebrejë të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë,jo vetëm që kundërshtuan propagandën serbe,por ata afruan matriale historiko-arkivore që hedhë dritë për pranimin dhe shpëtimin e tyre në familjet shqiptare nga vrasja e dorës fashiste.

Për këtë shembull unikat në botë se si populli shqiptar e rrezikoi vetën për miqtë hebrejë,ata nuk e harruan këtë të mirë dhe për Kosovën dhe Shqipërinë organizuan njkë varg aktivitetesh në Çikago,ku morën pjesë dy presidentët Atifete Jahjaga dhe Bujar Nishani.

Në shenjë nderimi dhe të bashkëpunimit në mes SHSHA-së dhe Odës Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago,Daniel Shure,këshilltar i lartë dhe ,,Ambasador Nderi,,i popullit shqiptar vizitoi familjen e Mahmut Skënderit,sekretar i kësaj organizate të diasporës shqiptare në Amerikë dhe ia uroj festën e Fitër Bajramit dhe pensionimin e tij.Në këtë takim të ngrohtë Daniel Shure ritheksoi se organizatat hebreje do të qendrojë afër popullit shqiptar në Ballkan dhe miqësia jonë do të thellohet përditë përmes shtetit të Izraelit dhe Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë mike të përjetshme,thuhet në fund të këtij takimi në familjen Mahmut Skenderi në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat