Konica nervozohet nga paparacët

Amerika

Konica nervozohet nga paparacët

Ilir Ikonomi Nga Ilir Ikonomi Më 20 gusht 2017 Në ora: 06:26
Princeshat shqiptare, Ruhije, Mexhide dhe Myzejen

Ky është një shkrim i gazetës “Washington Times” të datës 5 mars 1938, që flet për vizitën e tre motrave të Mbretit Zog në Uashington. Titulli: “Kryeqyteti sot në paqe; personalitetet mbretërore i prishën qetësinë”. Nëntitulli: “Kërshëria amerikane dhe fotografët i ngrejnë nervat emisarit të Shqipërisë”.

Princeshat shqiptare, Ruhije, Mexhide dhe Myzejen arritën më 4 mars në stacionin hekurudhor të Uashingtonit, të shoqëruara nga ministri i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica.

Image

Ja disa paragrafë nga gazeta:
“Shkëlqesia e tij (Faik Konica) u nervozua shumë dhe lëshoi fjalë të hidhura për ‘kuriozitetin’ e amerikanëve dhe për paturpësinë e fotografëve, blicet e të cilëve ua prishën sytë princeshave. Megjithatë, ai lejoi që ato të pozonin, gjë që princeshat e bënë me fytyra të mërzitura. Policia speciale në stacion gati sa nuk u përlesh me fotografët dhe për një çast u duk sikur princeshat do të priteshin me një skenë grushtash siç ka qenë zakoni i vjetër i amerikanëve. Ato i futën shpejt në një automobil që i çoi drejt e në Hotelin Mayflower, në suitën mbretërore të rezervuar për Dukën dhe Dukeshën e Uindsorit, të cilët e kishin anuluar vizitën. Princeshat pinë çaj në Shtëpinë e Bardhë me zonjën Ruzvelt dhe në dhomë hyri Presidenti për t’i takuar në shenjë respekti.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat