“Kosova është e bekuar me mbështetjen e SHBA-së”

Amerika

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e SHBA-së”

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 16:48
Vlora Çitaku, së bashku me konsullen e përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, kanë pasur një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley

Nju Jork, 25 gusht 2017 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, së bashku me konsullen e përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, kanë pasur një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, shkruan gazeta shqiptaro amerikane Illyria në Nju Jork.

Ajo thotë se Ambasadorja Çitaku, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur mirënjohjen më të thellë për mbështetjen amerikane për Kosovën.“Kosova është e bekuar me mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar ajo, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Të njëjtën gjë ka lënë në shënimin e saj në llogarinë e KP të Kosovës, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, në SHBA, Ambasadorja Tetua Sahatçia, ku ajo shkruan se :” Sot ishim të ftuar unë, Ambasadorja në Washington Vlora Çitaku dhe konsulli Ylber Kryeziu në takim nga Përfaqësuesja Permanente e SHBA, pranë KB, Ambasadorja Nikki Haley” dhe shtonë se :”Takimi, kaloi në një bisedë shumë miqesore, duke siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit të frytshëm dhe miqësisë shekullore mes SHBA dhe Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat