Udhëtim nëpër trojet shqiptare: Vizitë edhe në shtëpinë e Asambleistit Mark Gjonaj - Kandidat për anëtar i Këshillit Bashkisë së Nju Jorkut

Amerika

Udhëtim nëpër trojet shqiptare: Vizitë edhe në shtëpinë e Asambleistit Mark Gjonaj - Kandidat për anëtar i Këshillit Bashkisë së Nju Jorkut

Nga: Beqir SINA Më: 28 gusht 2017 Në ora: 17:55
Reç Ana e Malit

Mark Gjonaj, është shqiptari i parë në historinë e shqiptarve të Amerikës, që zgjidhet në një post kaq të lart, duke u bër edhe ai njeri ndër  ata shqiptarët më të suksesshëm të kohës në SHBA.

Ai është një besimtar i devotshëm, veprimtar në shërbimi i komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes.

REÇ - ULQIN : Shtëpia e ndonjërës prej figurave më të shquara, të një kombi, ose një personaliteti të kohës, është një lloj autobiografie, një kërshëri më shumë e çdo njerit për t’a vizituar, dhe mësuar më shumë për veprën dhe historinë dhe vend origjinën e tij.

Sepse, duke vizituar vendin ku është lindur ose ku e ka origjinë një personalitet, ose figurë, që ka bër një vepër e madhe, për kombin e tij, ose ka bër të paktën një emër të madh, vizita në shtëpinë, apo vendin e tij, merr një kuptim më të thellë, jo vetëm rreth personit që e ka vendlindjen ose venddorigjinën e tij, por për vet kombin që ai i përket.

Kështu që, gjatë udhëtimit të gjatë kësaj vere, nëpër trojet shqiptare, përveçse ai ishte një nga udhëtimet më të gjata dhe më të bukura, ishte dhe një rast i bukur dhe i veçantë të vizitojë, edhe disa nga shtëpitë, e figurave që kan një vend të veçantë dhe janë nga më të shquarat të gjithë historisë tonë kombëtare.

Image

Duke filluar, nga vizita në Shtëpin e Alfabetit, në Manastirë, shtëpin e lindjes e të Shenjtës Nena Terezë, shtëpia e saj në Shkupin e shqiptarve, apo deri tek shtëpia e Kullës së Ded Gjonlulit, në Traboin - Grudë, duke shkuar te shtëpia e Tringe Smajlja – heroina që Gruda ia fali Shqipërisë.

Ndërsa Vraninë - Tivar, ndalem pak te varrin e Oso Kukës- aty ku trimëria që sfidoi legjendat. Në Krajë vështroi me shumë ndjenjësi, “Shetgun e Vashës”, ose vendin e Gjon Buzukut, i cili ishte prift katolik për nga angazhimi religjioz, i Malësisë së Mbishkodrës, dhe mendohet të ketë qënë nga Kraja.

Buzuku, dihet tashmë se është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur "Meshari" (1555),vepër kjo që cilësohet si vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot.

Ndërsa, duke zbritur në Shqipërinë mëmëdheun tonë, ndalem pak për të vështruar edhe në fshatin Fishtë, të rrethit të Lezhës, vendin ku ndodhet shtëpia At Gjergj Fishtës, priftit katolik, eruditit më të madh shqiptar. 

E mëpastaj do të ngjitem përsëri nëpër trevat shqiptare të mbetura fatkeqësisht jashtë trungut mëmë, në Palvë e Guci, për të vizituar shtëpin? e Jakup Ferrit, dhe, në Vuthaj, ndalem te Krojet e Ali Pashë Gucisë, (te Lahuta e Malcis Ali Pashë Gucia, paraqitet si hero dhe është figura kryesore e lëvizjes centriste kundra otomanve).

Por një kurreshtje të veçantë gjatë këtij udhëtimit të gjatë kësaj vere, nëpër trojet shqiptare, përveçse ishte një nga udhëtimet më të gjata dhe më të bukura, ishte dhe rasti të vizitojë, edhe shtëpinë e prinderve të Mark Gjonaj - në Reç të Anës së Malit.

Natyrishtë, që aspak më rendësinë historike, dhe në asnjë mënyrë me vendin që kanë për tu vizituar shtëpit dhe vendlindjet e atyre figurave të permendura më lartë, por edhe vend origjina e Mark Gjonaj, në se rasti të jepet të vizitosh Anën e Malit - dhe Reçin, nuk mundet të kalohet pa vizituar edhe për të parë nga afër shtëpinë ku lindën prindrit e Mark Gjonaj.

Image

Mbasi të nxitë sadopak ajo sesi Asambleisti Mark Gjonaj - aktualisht kandidatë për një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit më të madh në botë, Nju Jorkut, me origjinë nga Reç - Ulqini, është lindur në Shtetet e Bashkuara, por flet shqip dhe mburret e tregohet krenar që është shqiptar.

Pa ju ndarë madje duke qenë mjaft aktivë në jetën komunitare me komunitetin shqiptar, ai e quan veten zëri i shqiptarëve në Asamblenë dhe ndoshta më 12 nëntor edhe i Këshillit Bashkiak .

“Komuniteti shqiptar, ka thënë ai, është marrë gjatë shumë viteve me nevojat dhe çështjet e mëdha që lidheshin me zhvillimet në Ballkan. Prandaj shqiptarët e këtushëm kanë mbetur prapa në çështjet e përfaqësimit lokal. “Megjithëse ata kanë biznese e shtëpi, nuk janë marrë me politikë lokale dhe kjo është e pakuptueshme. Por më mirë vonë se kurrë,” thotë asambleisti Mark Gjonaj, kandidati për një ulëse në Keshillin Bashkiak të Nju Jorkut.

Zoti Gjonaj thot se ka besim te ndihma që do t’i japë komuniteti shqiptar për t’u zgjedhur si anëtar i Këshillit të Bashkisë së shtetit Nju Jork, ku shpreson të gjithë në zonën e Bronksit, do të votojnë dhe mbështesin atë. 

Më ka prekur si individ përkrahja e madhe që më kanë dhënë shqiptarët, ka thënë ai :“Ne duhet të ndihmojmë veten sepse përndryshe askush nuk do të na ndihmojë. Besoj se si komunitet ne shqiptarët në Nju Jork, do të ecim përpara,” thotë me krenari shqiptaro amerikani Mark Gjonaj.

Kol Zagreda, i cili është një veprimtar i njohur i disaporë, dhe që ka vendosur t’a ndaj jetën e tij mes Reçit dhe Nju jorkut, kur e takuam në shtëpinë e tij në Reç, tha se :” Është, fati i shqiptarëve që kan nji Mark Gjonaj, që megjithse nuk ka lindë në Reç, por flet shqip, e ndjen veten shqiptar, frymon si shqiptar.”

Simbas, Kolë Zagredës, Marku si familje bashkë me familjet e tjera, nga Reçi në Amerikë, kanë qenë vazhdimisht të angazhuar me vendorigjinën e tyre, ata kan kontribuar në ndërtimin e rrugëve, në vendlindjen e prindreve të tyre qysh në  vitin 1970. Kanë ndihmuar në ndërtimin e kishës, varreve të të parve e tjera”, tha Zagreda.

Image

Por, kush është Mark Gjonaj: 

Mark Gjonaj, është shqiptari i parë në historinë e shqiptarve të Amerikës, që zgjidhet në një post kaq të lart, duke u bër edhe ai njeri ndër  ata shqiptarët më të suksesshëm të kohës në SHBA.

Ai është një besimtar i devotshëm, veprimtar në shërbimi i komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes. 

Mark, është një anëtar i komunitetit krenar që shtë shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë “Anjshtanin” Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja eShkodrës.

Z. Gjonaj, është 48 vjeç, i lindur nga prindër shqiptarë te cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit – Mali i Zi u rrit në një lagje italo – shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi.

Mark Gjonaj i martuar me Robertën , ka dy fëmijë, dy djem Nicholas dhe Joseph.

Lindur dhe rritur në Bronks, Mark, aktualisht banon në komunitetin Pelham Parkway me gruan e tij Roberta, një infermiere në profesion. Dy djemtë e tij Nicholas, është një nxënës i shkollës së mesme dhe i diplomuar në një shkollë publike Bronx dhe Jozefi, i cili aktualisht është i regjistruar në një shkollë publike elementare Bronx. 

Ai është djali i dy emigrantëve shqiptarë dhe i diplomuar në Universitetin e Shën Gjonit.

Gjonaj, është dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri.

Mark Gjonaj - është një politikan shqiptaro-amerikan i Partisë Demokratike, aktualisht përfaqësues - Asambleist për Distrikti 80 në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, Qarkun që përfshin Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Gardens dhe Norwood, në  Bronx Nju Jork. 

Image

Si pronar dhe operator i biznesit të vogël, Mark do të sjellë qasjen e tij pragmatike, të orientuar nga qëllimi dhe përvoja në biznes në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.

Duke kuptuar rëndësinë e shërbimit qytetar dhe filantropisë si gurthemel për një komunitet të fortë, Marku, i kushtoi kohë dhe energji të konsiderueshme një numri aktivitetesh dhe organizatash të komunitetit, duke përfshirë Klinikën e Ilirisë në Qendrën Mjekësore Jacobi, Këshillin Këshillimor të Komunitetit Einstein College of Medicine, Westchester Shkolla për Fëmijë me lindje të Veçantë dhe nje besimtar shembullor në Kishën Zoja e Shkodrës.

Duke besuar Mark filloi iniciativën "Gjonaj CARES" (Komuniteti, Përgjegjësia, Inkurajimi, Shërbimi), i cili promovon pjesëmarrjen e komunitetit për të përmirësuar jetën e tyre në lagjet e nju Jorkut.

Frymëzimet e tij vijnë nga vështirësitë që familja e tij ka kapërcyer si emigrantë dhe krediton ndonjë sukses për dashurinë, bujarinë dhe mbështetjen e familjes dhe miqve të tij.

Si një përfaqësues i zgjedhur, në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj do të luante në dy mandate, një rol aktiv në Albany për të krijuar punë të mira pagueshme, strehim të përballueshëm, arsim cilësor, zgjerim të objekteve shëndetësore, mbrojtje dhe siguri të lartë ne lagjet e qytetit, rrugë të mira dhe sigurta në të gjitha lagjet dhe shkolla me një cilësi më të mirë për të gjithë, banorërt.

Asambleisti Demokrat i shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj - i cili ka shpallur ambicjen e tij  për të zënë një vend në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, në zgjedhjet e ardhshme në 7 Nëntor 2017, është në garë si një kandidat potencial nga partia Demokratike, për të fituar garën brenda partiake zgjedhjet e së cilës mbahen javën e dytë të shtatorit, 12 Shtator. 

Asambleisti i parë shqiptar në historinë e Nju Jorkut, ka vendosur të kthejë vëmendjen e tij në politikën e qytetit duke zhvilluar betejen për kandidaturen e re, në Këshilin e Bashkisë se qytetit të Nju Jorkut.

Assemblyman i shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, po kandidonë për të marrë përfaqësimin e një vendi në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut, për të përfaqësuar Qarkun 13-të, në Bronx NY, duke zvendesuar daljen në “pension” të këshilltarit demokrat James Vacca.

Mark Gjonaj, i bër vitet e fundit si një nga figurat më prominente të politikës, në qytetin e Bronxit, nga partia Demokrate, është i pari shqiptarë i Amerikës, në një detyrë shtetrore kaq të lart, si Asambleist i shtetit të Nju Jorkut, e ndërsa tani kandidat i fuqishëm për t’u bër qysh më 12 shtator anëtar në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut, për të përfaqësuar Qarkun 13-të, në Bronx NY.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat