Veprimtari nga SHBA, Besim Malota, në Kosovë kujton mikun e tij Akademik Mark Krasniqi në dy vjetorin e ikjes në amshim - Bota Sot
Veprimtari nga SHBA, Besim Malota, në Kosovë kujton mikun e tij Akademik Mark Krasniqi në dy vjetorin e ikjes në amshim

Amerika

Veprimtari nga SHBA, Besim Malota, në Kosovë kujton mikun e tij Akademik Mark Krasniqi në dy vjetorin e ikjes në amshim

Nga: Beqir Sina Më: 29 gusht 2017 Në ora: 06:12
Besim Malota i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Hana

PRISHTINE : Anëtari i Kryesisë së Vatrës, dhe veprimtari i deshmuar nga SHBA, z. Besim Malota i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Hana dhe vajza Illiriana, duke vendosur një buqet me lule të freskta, kan kujtuar dy vjetorin e ikjes në amshim të Akademik Mark Krasniqi në vendlindjen e tij në Kosovë.
Malota, i cili njihet si një nga miqt më të ngusht të Akademik Krasniqit, dhe bashk-sponsorizues i disa prej veprave të akademikut, kur ai ishte gjallë, si dhe ka sponsorizuar disa herë edhe udhëtimet e tij përtej oqeanit, i dha një respekt të thellë Akademik Mark Krasniqit, duke u përulur me bashkëshorten dhe të bijën e tij,  përpara varrit të tij, në Dragodan, aty ku pushon i qetë trupi  i tij.

Madje, Malota në orën përkujtimore mbajtur dy vjet më parë, nën organizmin e  Federatës Panshqiptare e Amerikes “Vatra”, kushtuar Akademik Mark Krasniqit,( 5 shtator 2015), në Royal Regency Hotel, në Yonkers, zoti Malota dha një kontribut financiar dhe e moderojë atë orë përkujtimore, duke sjell kujtime rreth jetës së Akademikut.
Akademik Mark Krasniqi, ka vdekur më 27 Gusht 2015, pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë, duke qendruar gjatë në  shtrirë në shtratin e spitalit  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Image

Kurse,  funerali, me trupin e vdekur të Akademik Krasniqit, i mbuluar me flamurin kombëtar, u përcoll me nderime të mëdha nga lokalet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës, tek Permendorja e Skenderbeut, Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës,  shoqëruar  për ti dhënë lamtumirën e fundit, edhe nga disa veprimtarë të njohur nga SHBA, të cilët me këtë rast  vendosën kurora me lule në emër të shqiptarve të Amerikës

Në, ndërkohë, që në Nju Jork, një javë më pasë u mbajt Akademia përkujtimore, ku moderatori i  saj, veprimtari i dëshmuar, Besim Malota, për të dëshmuar lidhjet e forta me Akademik Mark Krasniqin -  solli me me atë rast kujtimin e dhënjes së emrit të vajzës së tij, Liridona, e cila mban emrin që e ka prej profesor Krasniqit.

“Ditën, që më ka lindë kjo vajzë, në vitin 1991, i ndjeri gjindej në Amerikë, në fakt në një seancë degjimore në Uashington, tha Malota, duke kërkuar lirinë, e Kosovës, kur mua më njoftuan se më kishte lindur vajzë, dhe Krasniqi, me shumë gëzim i dha  emrin Liridona, emër me të cilin – unë u pajtova me shumë kënaqësi dhe vajza ime e gëzon dhe është e lumutr që mban atë emër që lidhet me lirinë e Kosovës”.

Ndërkaq, në atë orë përkujtimore veprimtari i njohur Harry Bajraktari, i cili, e kishte edhe të afërm Mark Krasniqin, dhe, ka qenë ndër njerëzit që qendruan deri ditët e fundit të jetes, pranë tij, tregoi se kishte marrë pjesë edhe në varrim te cilin ai e  përshkroi me emocione, me nderimet që Akademikut iu bënë në Kosovë. 
Më pas në shenjë kujtimi ai solli disa kujtime nga bashkëpunimi me të ndjerin.

“Me vdekjen e Akademik Mark Krasniqit, kemi humbur intelektualin e përmasave, jo vetëm shqiptare, por edhe ballkanike e më gjerë. Ky ishte nderi i kombit dhe do të kujtohet gjithnjë si njeri, veprimtar dhe shkencëtar. “ u shpreh Bajraktari

Image

Më pas Bajraktari përmendi kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e etnologjisë dhe të demografisë, duke paraqitur fakte e të dhëna shkencore mbi shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët e Kosovës, ku këta të fundit shtypeshin në forma më brutale si në aspektin e të drejtave kombëtare, ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe të arsimimit.

Në shumë shkrime, tha ai, Mark Krasniqi, ka afirmuar tolerancën fetare dhe ishte njëri prej atyre, që kudo e ka theksuar këtë element të rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve. Ai thoshte se shqiptarët janë një popull me një traditë dhe kulturë të vjetër e të njohur ndërfetare në rajon

Kurse, ishte nder i madh për mua që flamurin me të cilin ishte i mbshtellë arkivoli i Akademik Mark Krasniqit, në momentin e fundit të ndarjes, Gjok Geci dhe familja Krasniqi ma dhuruan mua, ka thën pas varrimit të akademikut. 

“Ishte ky njjë moment prekës dhe njëhesh një moment që më bëri krenar që e njoha, bashkëpunova me të për kohë të gjatë në çështjen kombëtare” u shpreh Bajraktari – duke falenderuar, z. Gjok Gecin dhe familjen Krasniqi, që e nderuan dhe respektuan:” Këtë flamur do ta vëje në vendin e nderit dhe për mua do të jetë kujtim i pa harruar për mikun tim dhe të familjes sime, të ndjerin akademik Mark Krasniqin”, tha veprimtari i komunitetit Harry Bajraktari.

Në fund veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktar, shtojë se :”Me vdekjen e Mark Krasniqit, humbem intelektualin e madh, që i dha aq shumë shkencës shqiptare, ishte veprimtar, humanist dhe mbi të gjitha u shqua në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, politike e njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Vepra e tij do të jetojë derisa të jetojë e drejta njerëzore në botë”.

Image

Harry Bajraktari – gjithashtu, solli për Vatrën dhe disa lexues të respektuar nga nji ekzemplar të librit të fundit, ”Porosia ime per shqiptarët : Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar”, cili u botua me shpenzimet e tij, në mënyrë të përshpejtuar nji ditë para vdekjes.

Në fund nëpërmjet një dokumentari me zanin e lodhur dhe kurajon për të sfiduar kancerin , ai shqiptoi porosinë për shqiptarët duke thënë edhe një herë që kurr e kurrës “Mos hiqini dorë kurrë nga Bashkimin Kombëtar” se është një e drejtë e jona – që padrejtësisht bota na e ka mohuar" .

Akademik Mark Krasniqi ishte kujdesur vetë për varrin e tij. Ai madje ka kohë që ishte përgatitur për këtë ditë.  Varrin, akademik Krasniqi ia kishte hapur vetes  në Dragodan duke vendosur edhe fotografinë e tij në gurin e varrit, aty ku tash do të pushoj i qetë trupi  i tij.

“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm mbi vete, për familje. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendua se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj. Mirëpo nuk interesohen me ndërtua shtëpinë ku kanë me jetua përgjithmonë. Unë e kam një mendim tjetër”, kishte deklaruar Krasniqi.

Akademik Krasniqi vdiq pas mesnate rreth orës 00.35 minuta në Qendrën Intensive të QKUK-së. Profesor Mark Krasniqi u shtri në QKUK dy ditë më parë pas  përkeqësimi të shëndetit të tij.

Akademik Krasniqi do të kujtohet përherë si një personalitet i shquar i jetës politike e kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat