Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisi dhënjen për viza fejesë K1, për banorët e Kosovës - Bota Sot
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisi dhënjen për viza fejesë K1, për banorët e Kosovës

Amerika

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisi dhënjen për viza fejesë K1, për banorët e Kosovës

Nga: Beqir SINA New York Më: 31 gusht 2017 Në ora: 20:53
Qytetarja merr vizën pë fejesë K1

PRISHTINË : Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  e cila njoftojë, në filllim të këtij muaji se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet për viza fejese K1 për banorët e Kosovës., ka bër publike në rrjetin social Facebook, statusin e saj se ka bër dhe dhënjen e vizës së parë, e cila i ka takuar një vajze e cila e ka emrin Liridona.
“Dashuria është në ajër, Kosovë!” shkruhet në diçiturën që i ka vendosur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, fotografisë me vajzën që ka marrë edhe vizën e parë në Kosovë K1, viza bashkimi për të fejuarit që presin të martohen.

Më tej thuhet :”Njihuni me Liridonën, banori i parë i Kosovës për të marrë një vizë K1 nga Ambasada e SHBA, në Prishtinë. Vizat ,K1 janë për të fejuarin e huaj të shtetasve amerikanë, duke i lejuar ata të udhëtojnë në SHBA dhe të aplikojnë për kartat e gjelbër për sa kohë që martohen brenda 90 ditëve. Liridona së shpejti do të shkojë në Wisconsin për të jetuar me të fejuarin e saj dhe për të filluar jetën e saj të re në Amerikë. Dhe ku shancë erdhi mbasi Ambasada e Prishtinës zgjeroi shërbimet e vizave për të përfshirë vizat e K1 për të përmirësuar procesin e aplikimit dhe për të shpëtuar udhëtimin në Shkup!” 

Një shqiptar i Kosovës, ka lënë një shënim ku shkruan :”A thue asht rastësi se t'parën vizë për bashkim ja kanë dhanë Liridonës! Zoti e bekoftë Shipërinë Etnike dhe Amerikën
Ndërsa ajo sqaron se për më shumë infromacion të interesuarit mund të shikojnë faqen të internetit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë : https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/.

Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që eshtë qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovar dhe është e vetëdijshme për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbrritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.

Qytetetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konzullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit.
Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konzullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në:  [email protected]

Pikat e rëndësishme

Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.

I/E fejuari/a qytetetar i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuaren/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.
Më shumë informata rreth procesit për vizat K1 mund të gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat