Haxhi Dauti - kantautori shqiptar në SHBA, uronë kombëtaren e Shqipërisë, për fitore më një këngë Kuqezi - Bota Sot
Haxhi Dauti - kantautori shqiptar në SHBA, uronë kombëtaren e Shqipërisë, për fitore më një këngë Kuqezi

Amerika

Haxhi Dauti - kantautori shqiptar në SHBA, uronë kombëtaren e Shqipërisë, për fitore më një këngë Kuqezi

Nga: Beqir Sina Më: 5 shtator 2017 Në ora: 20:06
Haxhi Dauti

NEW JERSEY : Në Strumicë sot në mbrëmje, Maqedonia dhe Shqipëria do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të 10-të  në histori, në sfidën më të rëndësishme mes tyre pasi në këtë duel luhet vendi i 3-të në grupin G, kualifikues të Botërorit, Rusi 2018-të.

Himni “Një Flamur dhe Një Shqiponjë" e Haxhi Dautit - kantautori shqiptar nga Struga - Maqedoni, me banim në New Jersey, vjen së bashku me një urim të ngrohtë për kombëtaren e futbollit të Shqipërisë, në ndeshjen e radhës, :” Urime Kombëtares së Shqipërisë - Një fitore kjo e madhe e jona kundra Maqedonisë, të cilën po e përcjell me këtë këngë të bukur kushtuar Kombëtares tonë zemrës Kuqezi - Himni “Një Flamur dhe Një Shqiponjë” -

Haxhi Dauti është i lindur në Strugë, Maqedoni në vitin 1960 është një këngëtar dhe autor shqiptar që i cili jeton dhe vepron në SHBA, prej më shumë se katër dekada.

Haxhi Dauti u rrit dhe u shkollua në Strugë. Shkollën e mesme e filloi në Strugë, kurse e përfundoi në SHBA ku largohet më 1978. Hapat e para në skenën muzikore i bëri me shokun e tij të rinisë Bashkim Zendelin, me të cilin krijuan grupin e rokut "Rock Café”.

 Në këtë kohë Haxhiu me grupin e tij janë pjesëmarrës në çdo ngjarje muzikore ne Strugë: në gjimnazin e qytetit, shtëpinë e rinisë, klubet e argëtimit, si dhe në festivalet lokale të rokut në Strugë dhe Ohër. 

Ka marrë pjesë disa herë në festivalin e fundvitit në RTSH ku është laureuar edhe me një cmim. Si dha ka realizuar dhjetra videoklipe të cilat ai i ka shpërndar edhe në rrjetin social Facebook, Tweeter, dhe Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat