Në moshën 86 vjeç vdiq mbretërori Rexhep Imeri Ahmetaj - Bota Sot
Në moshën 86 vjeç vdiq mbretërori Rexhep Imeri Ahmetaj

Amerika

Në moshën 86 vjeç vdiq mbretërori Rexhep Imeri Ahmetaj

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 07:15
Rexhep Imeri Ahmetaj

Familja Ahmetaj më banim në Kenilworth në New Jersey njofton komunitetin shqiptar, miqtë dhe të afërmit, në SHBA dhe në Shqipëri, se mbrëmjen e së Hënës(4 Shtator 2017) ka ndërruar jetë në moshën 86 vjecare, njeriu tyre i dashur, bashkëshorti, babai, gjyshi, vëllai, Rexhep Imeri Ahmetaj.

I ndjeri la në pikëllim të thellë bashkëshorten Kadire, djemtë; Halitin, Dinin dhe Destanin, vajzat; Shukrijen dhe Nusretin, nipa dhe mbesa, vëllanë Muharremin dhe te afermit ne Nikoliq(Rrethi i Krumes) në Shqiperi dhe USA.

Në njoftimin mortor që përcjell Familja Ahmetaj, shkruhet se Rexhepi kaloi një rini të vështirë në Shqipëri (1950-1955); ku u burgos e u internua;kaloi vite të vështirë në burgun e Tiranës, pastaj u internua në Tepelenë dhe në Lushnjë.

Me 13 Shtator 1956, së bashku me familjen, kalon kufirin shqiptar dhe vendoset në Kosovë, ku kalon më shumë se një dekadë.Pas shumë kërkesash, në vitin 1967, lejohet të kalojë në Perëndim.Pas një viti arrinë në Tokën e Lirisë, në SHBA.

Rexhepi u takua në Amerikë më shumë nacionalistë si: Abaz Kupin, Dr. Fuat Myftija,Musli dhe Hysen Mulosmanaj, me Agen e Rashkocit,Met Bajraktarin e shumë naionalistë tjerë dhe së bashku do të punonin për dekada per Kosovë dhe Shqipëri.

Rexhepi ishte njeri i thjeshtë, i vlerësuar nga shoket dhe bashkohesit e tij,besnik i idealeve te Mbretit Zogu i Parë, luftëtar për një Shqipëri Etnike.

Njoftohet Komuniteti Shqiptar se shërbimet mortore do mbahen ditën e sotme, e Martë, me 5 Shtator- nga ora 3-9 pm në adresën:

43 Monroe street, Garfield, New Jersey

Ne Albanian-American Islamic Center

Kurse ceremonia e Varrimit do të organizohet ditën e Merkurë, me 6 Shtator në adresën:

1109 Neck Ln, Elizabeth, NJ 07201

Ne varrezen:Rosemount Memorial Park qe ka hyrje nga Route :1 & 9 exits ne McClellan street.

Tel i Familjes :908-272-1249

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat