Besimtarët Katolikë shqiptarë, kan mbajtur një Meshë të veçantë për ditelindjen e Nënë Terezes, në Nju Jork

Amerika

Besimtarët Katolikë shqiptarë, kan mbajtur një Meshë të veçantë për ditelindjen e Nënë Terezes, në Nju Jork

Nga: Beqir SINA Më: 6 shtator 2017 Në ora: 14:46
Foto nga mesha

Me 26 gusht e cila njihet si ditëlindja e të Shenjtes Nëna Tereze, në Katedralen Shën Patrik, në zemër të Nju Jorkut, u mbajtë mesha : "Me gjak jam shqiptare. Me nenshtetesi, indiane. Me ane te besimit, une jam nje murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Jezusit. "

New York City : Mijera besimtare, shumica e tyre katolik shqiptare, u mblodhen në një meshë të veçantë në Katedralen e Shen Patrik, në New York, ku të enjten në mbremje, të asaj dite ata u mblodhën për t'u lutur dhe përkujtuar jetën dhe veprën e asaj që sot njihet nga mbarë njerëzimi  Shënjtëresha Nëna Tereza.

Ngjarja madhështore në përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes ishte e organizuar nga komuniteti katolik shqiptare, i Nju Jorkut, me përkujdesjen e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës,  me meshtar Dom Pjeter Popaj, të cilët kërkojnë që të vazhdojnë të punojnë në rrugën saj të bamirësisë, besimit, dashurisë dhe respektit për të gjithë.
 
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës me famullitar Dom Pjeter Popaj, e cila është një famulli etnike shqiptare, e cila rrezaton me plot bukuri në një shpatë të një kodre mbi qytezën Hartsdale, në veri të Nju Jorkut, është përkujdesur vazhdimisht që ta lartësoi jetën dhe veprën e Nëna Terezes. Ajo tha se  ishte e lumtur që po mbante këtë meshë në Katedralen më të madhe dhe më të vjetër në SHBA-es, në Katedralen e Shën Patrik, në zemër të New York-ut, në përvjetorin e 100 të ardhjes në jetë të së madhëruares Nënë Terezes - sot të Shenjtes Nëna Tereze. 

Image

Ky ishte nje gezim i madh per Katoliket shqiptare te Nju Jorkut, per te mbajtur kete Meshe per ditelindjen e njiqinde te Nene Terezes, do të shprehej Dom Pjeter Popaj duke shtuar se :' Zgjedhja e kishes me te bukur te Nju Jorkut, Katedrales Sant Patrick, ne kete dite te shenuar, padyshim qe i dha nje solemnitet te pazakonte kesaj ceremonie".
 
Mesha u dha nga Dom Pjetër Popaj, i shoqëruar nga një grup priftërinjësh shqiptarë e amerikanë, nga katedralja e Shën Patrik. Dom Pjetër Popa  e përshkroi Nëna Teresen në fillim të fjalës së tij, si një burim të veçantë "të krenarisë kombëtare" për shqiptarët.
 
Ai kujtojë gjatë mbajtjes së meshës një nga udhëtimet e saj në New York kur ajo njoftoi se ajo u lut edhe në gjuhën shqipe. Një nga komentet e saj më të njohura, tha Popaj, kan të bëjnë me të kaluarën e saj ku ajo thotë se: "Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi, indiane. Me anë të besimit, unë jam një murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Jezusit. " . Dom Pjetër Popaj, i bëri më pas një përshkrim origjinës dhe jetës së Nënë Terezës, duke kujtuar atë se ajo "kishte vizituar edhe varrin e dreqit" në Shqipëri, sipas tij.

Në meshë kishin ardhur edhe njerëz të besimeve të tjera përfaqësues nga Kisha Ortodokse Shqiptare “Shën Kolli”,  Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Shqipërisë e Kosovës, dhe një grup i motrave të bamirësisë.Kandidati për në senat, ish kongresmeni  Xhozef DioGuardi, dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, përfaqësuesit e Vatrës dhe shoqatave e organizatave të tjera. Për këtë pjesmarrje, “Ne kështu kem i qenë gjithmonë, kemi qenë një gjithmonë. Ne i respektojmë diferencat por e dashurojmë bashkimin me njëri-tjetrin,” theksonë Dom Pjetër Popaj.

Duke shtuar se "shqiptarët janë sot një popull më i njohur në botë në sajë të lidhjes së gjakut që kanë me bamirësen e famshme Nëna Teresen. E cila, tregojë botës virtyet më të vyera shqiptare, karakteristikë e çdo shqiptari, si "besa, dashuria, bujaria dhe respekti," tha ai.

Image

Dom Pjetër Popaj, më pastaj tha se ajo është gruaja shqiptare pa mëkate, e cila i ka shërbyer të gjithëve në këtë botë, pavarësisht nga sfondi, "ajo zuri një vend të veçantë në zemrën e çdo shqiptari, sidomos gjatë ditëve të errëta të Luftës së Ftohtë, kur qeveria komuniste e Shqipërisë, e ndaloi fen në të gjithë vendin. "

Ai kujtojë gjatë meshës së ejtes në darkë në katedralen Shën Patrik, se " Pas rënies së komunizmit, në vitin 1993 Nënë Tereza mori pjesë në përurimin me Papa Gjon Pali II - dhe ish Presidenti të parë demokrat në Shqipëri, dr Sali Berisha, të katedrales së Shkodrës. Para vdekjes së saj në 1997, ajo tha se ajo është "lutur shumë për të gjithë njerëzit e mi të dashur të Shqipërisë."
 
 Famullitari dhe meshtari Dom Pjetër Popaj, i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, përmendi dhe faktin se "Trashëgimi i saj është që mijëra motrat  të Misionareve të Bamirësisë të vazhdojnë të shërbejnë të varfërve ndërmjet të varfërve në çdo vend kudo në botë," Me këtë meshë sot, meshën e së ejtes në mbrëmje në Katedralen Shën Patrik, tha ai, ne të gjithë inkurajohemi për të ndjekur veprën e saj tepër humane dhe kemi për të  "treguar dashuri të madhe për Perëndinë dhe krenohemi e nderojm Nënë Terezën në 100 Vjetorin e Lindjes së Saj "

Image

Nënë Tereza - Gonxhe Anjeze - Bojaxhiu 1910-1997
 
Ai tha se Nënë Tereza, ishte me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme: "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".
 
Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, tha famullitari dom Pjetër Popaj, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Dhe vdiq në Kalkuta të Indisë, më 5 shtator 1997.
 
I përndershmi dom Pjetër Popaj vijoi, se, ndërsa  misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve", ka thënë I përndershmi dom Pjetër Popaj .
Në këtë meshë, nga altari, leximet u bënë nga zonja Alma Shkreli, zoti Marijan Cubi - kryetar i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, dhe bashkëshorti i Almës zoti Nikollë Shkreli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat