Kërkohet burgim për “shqiptarin më të urryer në SHBA”

Amerika

Kërkohet burgim për “shqiptarin më të urryer në SHBA”

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 21:19
Martin Shkreli

Amerikani me origjinë shqiptare Martin Shkreli ka kohë që ka probleme me ligjin.

Mirëpo ai mund të shkojë në burg më herët nga si ka menduar, pasi qeveria dëshiron që ai të arrestohet tani, pas kërcënimeve që i ka bërë në drejtim të Hillary Clinton.

Departamenti i drejtësisë ka deklaruar se Shkreli i cili është jashtë në dorëzani prej 5 milion dollarëve ka bërë kërcënime duke pritur vendimin për mashtrim të sigurimeve.

Shkreli ofroi 5 mijë dollarë secilit që do t’i kapte flokët Clintonit gjatë turneut të saj të librit, e qeveria thotë se Shkreli ka shumë ndjekës në rrjete sociale që e marrin seriozisht këtë sfidë.

Avokatët thonë se Shkreli gjithashtu ka ngacmuar edhe dy femra tjera, mirëpo pritet që gjykata të vendosë për kërkesën e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat