Kur në Nju Jork organizohej Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005

Amerika

Kur në Nju Jork organizohej Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005

Nga: Beqir Sina-New York Më: 10 shtator 2017 Në ora: 07:30
Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005

"Tribeca Performing Arts Center" NY: Mbyllja e atij viti - pra 12 vjet më parë me një spektakël mahnitës, në komunitetin tonë, SHBA-së, ende po vazhdon të ndodhet në qendër të vëmendjes së atyre që patën rastin ta shohin për her të parë në Amerikë, një aktivitet të tillë me miset shqiptare në diasporë. Spektakli "Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005" u mbajtë në Nju Jork, më 11 nëntor 2005 në qendrën më atraktive të spektakleve në Manhattan, në "Tribeca Performing Arts Center" organizuar nga kompania “BotaPromotions", redaksia e gazetës Bota sot në New York, e cila organizoi spektaklin më të madh të bukurisë dhe artit në botë: " Miss shqiptarja në botë - "Amerika 2005".
"Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005"

Ky ishte një spektakël i njohur  që po mbahej për të dytin vit - në qytetin më të zhvilluar të botës, qytetin e 12- milion banorëve në New York-un. Duke provuar që ai të bëhej traditë me spektaklin e bukurisë së vajzave më të bukura shqiptare, duke mbledhur disa dhjetra bukuroshe, por edhe një numër të madh shikuesish. "Miss Shqiptarja në Botë, " Amerika 2005", u organizua po nga Bota Promotions me president , z Dervish Jahjaga, gazetar e publicist, redaktor përgjegjës i gazetës kombëtare Bota Sot, për SHBA-s. Kompania, Bota Promotions, e cila, realizoi edhe edicionin e një viti më parë me sukses të madh në spektaklin e bukurisë të vajzave shqiptare, duke mbledhur kësaj radhe jo vetëm bukurinë nga diaspora e vendlindja, por, edhe shumë artistë të njohur, e disa nga figurat më eminentë të biznesit, politikës artit e kulturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një publik korrekt dhe i zjarrtë.

Image

 

"Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005", në Nju Jork, ftoi në garën e bukurisë së vajzave shqiptare në Amerikë, 16- vajza shqiptare të zgjedhura nga SHBA-s, Kanadaja, Shqipëria, Kosova, e disa trevat e tjera shqiptare, si dhe diaspora në Europë. Ato u paraqitën në një spektakël mahnitës, i cili, gjithsesi ka entuziasmuar së tepërmi rreth me qindra shikues, të cilët, me një ndjenjë të thellë për artin dhe muzikën e bukurinë, treguan se janë admirues të apasionuar pas kësaj gjinie. Spektaklin e moderuan shumë bukur Miss Kosova - Miss Albania Agnesa Vuthaj dhe Labinot Gashi - Labi - nga show i Televizionit 21- "Op Op Njeri". Koreografe e këtij spektakli ishte balerina e njohur shqiptare nga Broadway Show Oriada Islami, ndërsa kostumografe stilisteja Mariana Eski. Spektalin e mbrëmshëm e madhështuan edhe më shumë duke e bërë si një natë të paharrushme argëtimi muzika, e në veçanti këngëtarët që "rrëmbyen" menjëherë publikun e zjarrtë, këngëtarët Rovena Stefa, Sinan Vllasaliu dhe Lirie Dedvukaj.

Miss shqiptarja 2005, NY Paraqitja e 16 - vajzave në spektakël përmes defilimeve binte në sy menjëherë duke dalluar bukurin e tyre, që e bëri shumë të "vështirë" edhe punën e jurisë.
Ky spektakël pati katër defilime njëri më i bukur sesa tjetri, thanë specialistët që e ndoqën. Sfilata e parë ishte ajo me veshje me motive kombëtare, më pas e ndoqën edhe tre defilimet e tjera: I Love NY, veshje bikini dhe veshje solemne. Vajzat me bukurinë dhe lëvizjet e tyre në skenë shoqëruar nga ndriçimi vezullues dhe muzika ritmike, e kthyen spektaklin në një festë të madhe kulturore në "Tribeca Performing Arts Center

Image

Përzgjedhjen e vajzave e bëri juria në përbërje të z. Gazmend Kajtazi, kryetar, përfaqësues i Bota Promotion nga Prishtina, Zudi Karagjozi, biznesmen, Ali Zalli, profesor, Jehona Brunçaj, Miss Shqiptarja në Botë 2004, Ylber Dauti, avokat, Afërdita Rakipi, aktiviste, Ilir Kasneci, drejtor fotografie në TVSH, Sal Haxhibrahimi, afarist, Elvir Muriqi sportist, Mariana Eski, piktore dhe fashion dizajner si dhe Ardian Grezda, disanjer.

Sipas jurisë, Miss shqiptarja në botë - Amerika 2005 u zgjodh Buçe Çitaku, e cila u zgjodh edhe Miss Fotozhenia, Shoqëruesja e parë dhe Miss Publiku u zgjidh Albulena Muriqi, ndërsa Shoqëruesja e dytë u zgjodh Fioralba Çuni, nga Tirana me vendbanim në Belgjikë.

Organizatori, për më të bukurën ndau shpërblimin prej 3000 dollarë dhe një fustan ekskluziv nga kreatorja e modës Enkelejda Shatri ("Lady Fashion), Prishtinë. Shoqëruesja e parë u shpërblye me 1000 dollarë, ndërsa shoqëruesja e dytë me 500 dollarë. Në fund, kurorën dhe lentën e misit, fitueses ua dorëzuan "Miss Shqiptarja në Botë - Amerika 2004", Jehona Brunçaj dhe afaristi e aktivisti i njohur i komunitetit, Harry Bajraktari.

Image

 

Pas përzgjedhjes së jurisë, doli në skenë Presidenti i Bota Promotions Z Dervish Jahjaga i cili i falenderoi me perzemërsi, vajzat konkuruese, drejtuesit e spektaklit, publikun të mrekullueshem, këngëtarët dhe donatorët. "Spektakli, tha zoti Jahjaga, ka premisa se në vijushmëri do të arrijë edhe suksese më të mëdha".

Spektakli "Miss shqiptarja në Botë - Amerika 2005", kishte si sponsorizues kompanitë shqiptaro - amerikane dhe shumë biznesmen, miq të artit e kulturës në diasporë:

Sponsor Gjenaral: Albanian-American Media Center.

Sponsorë të artë: Kosova Airlines, Bajraktari Management, Kara Homes, Fiorino Ristorante, Famous Famiglia, Xhim Xhema, Quality Fence of Peekskill, Gruda Limousine 1-888-304-7832

Sponsorë të argjendtë: Shala Company – Winterthur - Cyrih, Benjamin Maintenance, LDK për Amerikë, Phoenix Fly – Cyrih, Restaurant Salmen - Kole Komani - Shlieren Vlora Shala, Kosovatours ,Dr. Hasan Ademaj, Avokati Ylber Dauti, Shaban Arif Gashi, Lemi Krreku, Two Star Café, Ilir Bunjaku, Teitel Brothers, “The Meadows”, Milazim Pulatani, Elmi Berisha, Sal Haxhibrahimi, Haledon Travel, Albanian Drivers at Greenwich Taxi, Skënder Perolli, All State Scafolding.

Sponsorë të bronztë: Kosovafilm, Zef Balaj, Gurra Café, Universal Locksmith, Albanian Yellow Pages, Biancardis Meat, Dominick’s Restaurant, Mario’s Restaurant, Emilio’s Restaurant, Umberto’s Clam House, Gjokë Deçki, Mërgimtari, Nik Kajtazi, Nebi Kaba, Louis Overseas, Alb Usa, Ars Design Group – Prishtinë, Lumi Restaurant, Avokati Sabri Gjoni, Dren Deva, Rigoleto Restaurant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat