Amerikanët me disa ceremoni ka kujtuar 16 vjetorin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Amerika

Amerikanët me disa ceremoni ka kujtuar 16 vjetorin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 23:57
Speciale nga ceremonia e 16 vjetorit te sulmit terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork

NEW YORK CITY -  Donald Trump, për herë të parë si president kryesoi sot ceremonitë përkujtimore në 16 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001, tha në kronikën e saj Zëri i Amerikës.

Duke shtuar se Presidenti Trump e shënoi 16 vjetorin e aktit në të rëndë terrorist në tokën amerikane me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me një minutë heshtje në orën 8:40, kohën kur avioni i parë i rëmbyer nga terroristët e al-Kaidës u përplas në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork. Avioni i dytë goditi kullën e dytë 23 minuta më pas dhe ndërtesa gjigante u shembën mes flakëve dhe tymit pak më vonë.

Presidenti Trump mori pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore në Pentagon, ndërtesa e Departamentit të Mbrojtjes që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër i rrëmbyer në 11 shtator. Sot herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës.

Nënpresidenti Mike Pence shkoi sot në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë. Besohet gjithashtu se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin.

Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat massive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz.

Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si "arkitekti kryesor" i sulmeve të vitit 2001, "Khalid Sheikh Mohammed", u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej.

Ndërsa gazeta Bota sot përcolli ceremonitë, e zhvilluar sot në të gjithë qytetin e New Yorkut, 5 lagjet e tij dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara, për të kujtuar ata që humbën jetën e tyre, në Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe në Shanksville të Pensilvanisë.

Sot në mëngjez mijëra njerëz u mblodhën në ceremoninë, e  zhvilluar  paradite në vendin që quhet “Ground Zero - Kuota Zero”, vendin ku 16 vjet më parë ishin dy Kullat Binjake, për te kujtuar afro tre mijë viktimat me leximin vjetor të emrave dhe vizitat në Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit dhe Memorialin.

Ceremonia filloi me një çast heshtjeje në orën 8:46, në kohën kur aeroplani i parë i rrëmbyer nga terroristët, i aerokompanisë American Airlines goditi Kullën e Veriut.

Kishat në të gjithë qytetin gjithashtu u ranë këmbanave e tyre në atë kohë, si dhe sirenat e anijeve dhe trenave për rreth pjesës së poshtme të qytetit u ranë sirenave.

Më pas ceremonia kaloi me një momente të heshtje  në momentin kur aeroplani i dytë goditi Kullën e Jugut, dhe më pas pati momnte heshtje edhe  kur u kujtuan sulmet në Pentagon dhe në Pensilvani.

Presidenti Donald Trump mori pjesë duke udhëhequr për herë të parë ceremoninë përkujtimore në Pentagon.

Qindra vetë gjithashtu u mblodhën për në një fshat në Pensillvenia - Shanksville për të kujtuar ata që humbën jetë me rrëzimin e aeroplanit të udhëtarve United Flight 93, rrëmbyer edhe ky nga terroristët.

Ndërkohë, që në mbrëmje dy prozhektor të fuqishë do të ndriçojë qiellin gjatë gjithë natës së hënë.

Prozhekorët që çajnë qiellin dhe duken edhe në shtetet për rreth Nju Jorkut, ndizen në perëndim të diellit dhe do të fiken në agim të hënën herët.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe ai i Nju Xhersit Christ Christi  kan urdhëruar gjithashtu që në të gjitha institucionet shtetrore flamujt të ulen në gjysmë të shtizës për nder të viktimave të sulmit

Ceremonia e 16 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit vijon me leximin e emrave të viktimave dhe vizitave në Memorialin e 11 shtatorit në vendin ku më parë ishin dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Përkujtimi vjetor është një tubim përkujtimor për familjet dhe të dashurit e tyre që humbën jetën

Ceremonia përfundoi rreth mesditës nga ora 1 e mbasdrekës.

Një pjesë e njohur e artit njujorkez është kthyer në pjesën muzeale të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Sfera e Koenig e cila u zbulua në Parkun Liberty të hënë në mëngjes, sot më 11 Shtator, është bër pjesë e ceremonisë përkujtimore të 16 vjetorit të sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Kjo vepër arti një Globe bronxi  me 25 feet ka pas qëndruar midis dy Kullave Binjake dhe ishte fundosur nën rrënojat gjatë sulmeve terroriste.

Ajo u zbulua pas atyre ngjarjeve dhe u vendos provizorisht  në Battery Park në vitin 2002, por Autoriteti Portual e kan kthyer, sot atë mbas 16 viteve në vendin e saj të mëparshëm - duke krijuar disa ndjenja të përziera tek qytetarët të cilve ju rikthye në vemendje.

"Mendoj se është e përshtatshme. Mendoj se duhet të kujtojmë atë se çfarë ndodhi në atë ditë të tmerrshme dhe kështu që unë jam i lumtur që Globi i bronxit  25 feet, vendoset përsëri në këtë shesh mbas 16 vjetëve”, tha një njujorkez që po vizitonte Qendrën Botërore të Tregëtisë.

Globi i bronxit  25 feet  është vepë nga artisti gjerman Fritz Koenig për të simbolizuar paqen botërore. Ai vdiq në shkurtin e kaluar.

Marash Dedvukaj dhe nëna e Simon Dedvukaj , të cilët kan humbur djalin e tyre 26 vjeç Simon Dedvukaj, vijnë për çdo vit me gjithë familje në këtë vend kur mbahet ceremonia . Djali i tyre Simon Dedvukaj atë ditë po punonte në katin e 98-të të Qendrës Botërore të Tregtisë kur avioni i parë goditi kullën.

“Sulmi dhe vdekja e Simonit e ndryshuan përgjithmonë jetën e tonë dhe familjes tonë,” tha Marash Kol Miri dhe Vitoria Dedvukaj për gazetën Bota sot, duke shtuar se ky është viti i 16 të, që ata së bashku me familjet e tyre ndjekin inceremoninë e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat