Vit i mbarë për shkollën shqipe “Gjuha Jonë” ! - Bota Sot
Vit i mbarë për shkollën shqipe “Gjuha Jonë” !

Amerika

Vit i mbarë për shkollën shqipe “Gjuha Jonë” !

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 06:15
Shkolla shqipe “Gjuha Jonë”

Dita e hapjes së shkollës shqipe “Gjuha Jonë” për vitin shkollor 2017-2018, erdhi. Sic ishte njoftuar, këtë të dielë, më datë10 Shtator, në orën 9:30 të mëngjesit, siç cdo vit që prej 13 vitesh, në ambjentet e Qendrës tonë social-kulturore ushëtuan sërish zërat e ëmbël të fëmijve tanë. Ishte ditë feste për këta fëmijë që presin me padurim që do të ndjekin mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe, të historisë dhe kulturës tonë kombëtare, por edhe për prindërit e tyre. Ishte ditë feste për mësueset e palodhura të kësaj shkolle, por edhe për të gjithë antarët e këshillit drejtues të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të cilët gjatë kësaj periudhe vere kanë punuar të krijojnë kushte më të mira mësimi. E tillë, ditë feste, ishte edhe për veprimtarët e shumtë të shoqatës, dashamirësit e shtimit të nxënësve pranë kësaj shkolle, të cilët sipas mundësive kanë filluar të dhurojnë e të kontribuojnë edhe financiarisht në këtë drejtim.

Sot dita e parë e shkollës filloi me këndimin e Hymnit tonë kombëtar nga nxënësit, prindërit dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Emocione të vecanta kishin nxënësit e klasës së parë. Më pas, kryetari i shoqatës z. Tajar Domi uroj te gjithë nxënësit e shkolles shqipe “Gjuha Jone” për nje vit të mbarë mësimor. U dhanë udhëzime për orarin e mësimit, komunikimin, dorëzimin e marrjen e fëmijëve nga prinderit etj. Sot në ditën e parë u rregjistruan dhe filluan mësimet 27 nxënës. Sigurisht që numri i nxënësve do të rritet nga java në javë. Këtë vit, presim që më shumë prindër të angazhohen e të sakrifikojnë për fëmijët e tyre. Le ta bëjmë këtë tani, pasi nesër do të jetë shumë vonë. “Çdo gjë, në kohën e vet”- thotë populli ynë. Prandaj të mos e lëmë kohën të na ikë, me rritjen e moshës të fëmijve tanë, vështirësitë e mësimit të gjuhës shqipe rriten. Mbi 600 fëmijë të bashkatdhetarëve që kanë ndjekur mësimin e gjuhës në këtë shkollë, tashmë shijuan pushimet, e u kënaqën me bisedat me njerëzit e tyre në Atdhe. Shumë prej tyre, dëshminë e gjuhës shqipe e kanë paraqitur në shkollat apo kolegjet ku ata studiojnë.

Këtë vit, nxënësit e të 5 niveleve, nga klasa e parë deri në të pestën, do të kenë bluzat e tyre me stemën e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, falë kontributit të bisnesmenit nga Shqipëria, Mezan Resuli. Ishte Mezani së bashku me shokun e tij Bajram Berisha, të cilët vitin e kaluar bënë një vizitë në ambjentet e shoqatës, ku u emocionuan nga puna e madhe vullnetare që bëhet këtu. Ata ishin nga ata atdhetar, zemra e të cilëve rrihte dhe rritej në ambjente të tilla, prandaj u anëtarësuan në “Bijtë e Shqipes”, duke u bërë edhe kontribues të rëndësishëm të saj. Ata ndihmuan grupin e fëmijve me autizëm në Paskuqan të Tiranës, ndërsa do të sjellin për festimin e 105 Vjetorit të Pavarësisë, flamuj kombëtar dhe bluza e kapele me simbolet tona kombëtare për nevojat e këtij manifestimi.

 Ju shprehim mirënjohje të pakufishme të dy bashkatdhetarëve tanë të nderuar. Një falenderim të vecante këshilli drejtues i shoqates Ju shpreh familjes “Kokthi” dhe bisnesmenin Dorian Kongoli, për dhurimin e 30 kostumeve kombëtare të cilët do të përdoren nga nxënësit në aktivitetet e shkollës dhe festat tona kombëtare. Një falenderim dëshirojmë të shprehim për anëtarët e komunitetit tonë: Hanke Kazazi, Ahmet Shabani, Anastas Golemi, Hys Hasa, Sami Zaimaj, Vlashi Fili, Tajar Domi, Ylli Gaba, Enver Parrlaku, Xhemali Elezi, Dalip Sula, Fatos Suvaria e Eqerem Murataj të cilët kontribuan financiarisht shumën prej $ 400 për një vazhdim të mbarë të vitit te ri shkollor.

Ne ju mirëpresim si gjithnjë, krahë hapur e të palodhur së bashku me mësueset e shkollës, për të krijuar kushte normale mësimi e për të rregulluar së bashku çdo gjë që nuk është bërë si duhet deri tani.

Vit i mbarë për shkollën shqipe “Gjuha Jonë” !

Këshilli Drejtues i Shoqatës 

“Bijtë e Shqipes”, Filadelfia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat