MSc. Elmi Berisha, mbajti në ligjëratën “Lidershipi i shqiptarëve në SHBA 1908-2008" - Bota Sot
MSc. Elmi Berisha, mbajti në ligjëratën “Lidershipi i shqiptarëve në SHBA 1908-2008"

Amerika

MSc. Elmi Berisha, mbajti në ligjëratën “Lidershipi i shqiptarëve në SHBA 1908-2008"

Nju Jorku - Beqir SINA Nga Nju Jorku - Beqir SINA Më 12 shtator 2017 Në ora: 18:18
MSc. Elmi Berisha

Prishtinë : Këtë fillim muaji në cilësinë e ligjëruesit vizitor në kolegjin “Fama”, ishte në një debat akademik cilësor, kreativitet dhe bashkëbisedim interaktiv, MSc. Elmi Berisha, nga Nju Jorku, shkruan në faqen e saj zyrtare kolegji Fama në Prishtinë

Në njoftimin e saj në rrjetin social Facebook, Kolegji "Fama" në Prishtinë thotë se ligjëruesi MSc. Elmi Berisha, është një veprimtar dhe afarist i njohur shqiptaro amerikan, i cili elaboroj një historik të mërgatës shqiptare në SHBA, organizimin e tyre, rolin e Nolit dhe Konicës, në formimin e Federatës Panshqiptare "Vatra" dhe rolin e saj në organizimin, dhe lobimin historik duke promovuar e mbajtur gjallë frymën tonë kombëtare dhe përcjellur atë qysh në atë kohë në instititucionet më të larta, të SHBA-ve, përfshirë, Kongresin, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë, me Presidentin Uillson, në vendimin e tij për mos copëtimin e Shqipërisë nga fqinjët tanë më 1919.

Sipas këtij njoftimi thuhet se MSc. Elmi Berisha në ligjeratën që mbajti në kolegjin “Fama”: ”Lidershipi i shqiptarëve në SHBA 1908-2008" ka elabaoruar më pas edhe temën mbi organizimin dhe krijimin e lobit shqiptar me theks të veçantë periudhën më të rëndësishme në historinë e migracionit shqiptarë në Amerikë.

Bëhej fjalë për periudhën 1990-1999, duke vënë fokus të saj, deri në spikame rolin e shqiptaro-amerikanëve, patriotëve dhe atdhetarëve, në Amerikë për demokratizimin e Shqipërisë dhe rolin e pazavëndsueshëm tw organizatave, shoqatave dhe lobit shqiptarë, veprimtarëve të njohur në diasporë, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Z.Berisha, bëhet e ditur nga kolegji “Fama” se në këtë ligjëratë ka shpalosur edhe mjaft fakte nga angazhimet e tij, personale pas vitit 1999 e deri te shpallja e pavarësisë dhe u zotua para studentëve dhe stafit akademik të kolegjit "Fama" se Shqiptaro-Amerikanët nuk do ndalen së ndihmuari në të gjitha aspektet kombin shqiptar dhe trojet etnike gjithandej ku do të këtë nevojë kombi shqiptar.

 Frashër Demaj, i cili ishte pjesë e auditorit në Kolegjin “Fama” duke ndjekur MSc. Elmi Berisha ligjëratën"Lidershipi i shqiptarëve në SHBA 1908-2008”, ka lënë shënimin:” Ishte nder dhe kënaqësi për mua të marr pjesë në ligjëratën e intelektualit të shquar, kontribuues dhe personalitet i njohur i kauzës kombëtare shqiptare në SHBA z. Elmi Berisha. Faleminderit që ndatë me ne nga koha juaj e çmuar!” shkruan ai.

Image
Pas ligjerates Elmi Berisha me studentet dhe profesoret
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat