Shtator 1991 : Imamët nga Amerika bën homazhe te Varri i Skënderbeut në Lezhë

Amerika

Shtator 1991 : Imamët nga Amerika bën homazhe te Varri i Skënderbeut në Lezhë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 shtator 2017 Në ora: 16:41
Imamët nga amerika

Delegacioni i parë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri, i drejtuar nga udhëheqësit e njohur fetar, kryetar Imam Vehbi Ismali, nga Detroiti, Imam Isa Hoxha, nga Nju Jorku,  dhe Imam Lami, nga Çikago, bën vizitën e parë në Shqipërinë post komuniste,  te Varri i Skëndërbeut në Lezhë, duke i bër me këtë rast edhe një homazh Heroit tonë Kombëtar, shkruante gazeta Atdheu e muajit Shtator 1991.

Simbas kujtimeve të veprimtarit të komunitetit të ndjerit Musli Mulosmani, i cili në rolin e reporterit, solli 26 vjet më parë në gazetën Atdheu, fotografitë nga vizita në Shqipëri,  thuhej se në Shtator të vitit 1991, delegacioni nga Amerika, me imamët shqiptarë nga diaspora, vizitën e parë e bën në Shqipëri, dhe pikërisht, sipas tij, atë te Memoriali i Gjergjë Kastriotit - Skëndërbeut, ku ciceronia e asaj kohe, u foli Imamëve nga Amerika mbi rëndësinë e figurës së Heroit tonë kombëtar, në bashkimin kombëtar.
Ky tha ai ishte delegacioni i parë i liderve Musliman shqiptarë, nga diaspora të cilët ishin arratisur nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili e ndalojë fenë, dhe shpalli me kushtetutë Shqipërinë, vendin e të pa fe - ateistë, duke i shkatërruar edhe Kishat e Xhamitë, i burgosur dhe i pushkatuar klerikët fetar, që pat ka shkuar në Shqipëri nga Amerika, pas shëmbjes së komunizmit, por që prap ishte me Ramiz Alin në krye, duke filluar demoracinë në Shqipëri, 26 vjet më parë, simbas kujtimeve të të ndjerit Musli Mulosmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat