12 Tetor 1960: Revolta e shqiptarëve të diasporës, para OKB në Nju Jork

Amerika

12 Tetor 1960: Revolta e shqiptarëve të diasporës, para OKB në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 shtator 2017 Në ora: 15:41
Shqiptaret ne Diaspore

Kryeministri komunist i asaj kohe Mehmet Shehu u mor në “mbrojte” nga shqiptarët në SHBA
Vizita e numrit dy të diktaturës së Shqipërisë, në SHBA; si Shehu i kërcënuar nga revolta e diasporës shqiptare antikomuniste u mbrojt nga policia e Nju Jorkut dhe shqiptarët e Amerikës.

NJU JORK: Takimi i liderëve të vendeve komuniste, përfshirë këtu edhe Shqipërinë me përfaqësues ish kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehun, në vitin 1960 në Nju Jork, shkaktoi demonstratën më të fuqishme dhe të dhunshme që është zhvilluar ndonjëherë nga diaspora në Amerikë.

Qëllimi ishte i qartë: dënimi i komunizmit në Shqipëri dhe në vendet e tjetra që zbatohej ai, si : Poloni, Gjermani Lindore, Bashkimin Sovjetik, Rumani, Bullgari, ish Jugosllavi, Hungrai, Cekosllavaki e tjer.. Me qindra-mijëra protestues çdo ditë gjatë asaj kohe përfshirë edhe grupet shqiptare që kishin mërguar prej vitesh në SHBA, ishin të irrituar nga veprat e qeverisë famëkeqe komuniste në Shqipëri që kishte kaluar përtej çdo limiti dhe u mblodh në rrugën ku ndodhej hoteli i Mehmet Shehut e brohoriste me thirrje anti-komuniste, së bashku me zërat e tjerë anti komunistë në SHBA..

Shehu ashtu si dhe liderit e tjerë komunistë,  u ruajt atë ditë nga policë të shumtë, pasi zemërimi ishte i paparashikueshëm. Por, demonstrata arriti përtej çdo parashikimi të autoriteteve nju-jorkeze, dhe jo për shkak vetëm të zëvendësit të diktatorit, Shehu që ishte strehuar në Harlem, por edhe të grupeve të tjera që ishin mirë organizuar për protesta duke shfrytëzuar mirë prezencën e ish udhëheqësve komunistë në Nju Jork në Asamblenë e 15-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Për protestuseit shqiptarë, kryesisht emigrantë politik që ishin arratisur nga Shqipëria dhe ish – Jugosllavia, protesta sipas deshmitarve të kohës dhe shkrimeve të gazetave  do të degjeneronte në përleshje midis dy diasporave –  diasporës shqiptare dhe asaj greke. Kjo e fundit kishte dalë në demonstratë duke protestuar me parullën për njohjen e Vorio Epirit, dhe kërkesa për “ëndrrat e sëmura shoviniste” të këtyre grupeve ultra nacionalsite greke në mërgim.

Ky sipas deshmitarve të asaj kohe ishte dhe momenti kulminant në të cilin shqiptarët që u bënë të papërmbajtur më, sulmuan emigrantët grek që po protestonin deri me perleshje fizike dhe goditje me sende të forta, duke lënë mënjanë kështu ardhjen e Mehmet Shehut dhe qëllimin primar që kishte dalja e tyre në protestat anti komunistë para Kombeve të Bashkuara 50 vjet më parë. Ata madje pas asaj që ndodhi, e sipas shtypit të asaj kohe e “mbrojtën”  numrin dy të diktaturës së Shqipërisë, në SHBA;  Shehun, mbasi ai ishte  i kërcënuar nga grupet ekstremiste greke, në SHBA-s..

***
Në Nju Jork, 50 vjet më parë, më 12 tetor 1960, pikërisht, në njërën prej lagjeve të këtij ishulli nga më të varfrat e këtij qyteti, Nju Jorkut, qyetetit mahnitës i quajtur metropoli i botës, në lagjen e të zinjëve në Harlem – hotelin “Harlem hotel” – u mblodhën  krerët stalinistë nga e shumë vende të botës. Ata u mblodhen këtu për të qënë larg syve të emigrantëve nga vendet ish komuniste, të cilët jetonin në disa lagje të tjera emigrantësh larg shumë kësaj pjese të Manhattanit- Nju Jorkut, në Bruklin, Kuins, Bronx, e Staten Island.

Fidel Kastro, atëherë ishte vetëm 34 vjeç, dhe vinte në SHBA, si triumfues i Revolucionit Kuban, ishte i akomoduar në hotelin “Shelburne”, së bashku me Malcolm X dhe Nikita Khrushchev (Nikita Krushovin). Ndërsa, në hotelin “Negro” në Harlem, diktatori Josiph Borz Tito, i ashtuqiajturi babai i komunizmit serb, ose siç i pëlqente atij t’a thërrisnin “Marrshalli Tito” qëndronte së bashku me Mehmet Shehun, me dakmën “Xhelati e kuq”, u vendosën në të njëjtin hotel. Ata përfaqësonin dy vendet komuniste nga Ballkani në Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, për të kundërshtuar diktatorët komunistë që u mblodhën në Harlem dhe u strehuan në disa hotele si “Negros”, “Imperial” dhe Waldorf e të tjerë më 12 tetor 1960, plot 50 vjet të shkuara, u mbajt edhe demonstrata më e fuqishme anti-komuniste ndërkombëtare, e atyre viteve. Në ato demonstratat e atyre ditëve u përfshinë edhe grupe anti-komuniste shqiptare, shumica e atyre emigrantë politik, të arratisur nga Shqipëria dhe ish Jugosllavia.

“Demonstrata që do të mbahet mend në Nju Jork, kundra komunizmit” – shkruanin pas saj pothuajse të gjitha gazetat në SHBA. Lajmi mendohet se i kaloi kufijtë dhe mori zë anembanë botës. Sipas gazetave për afro nji orë (40 minuta), aq sa ishte edhe leja e policisë, thanë mjetet e informimit në atë kohë, morën pjesë rreth 10.000 demonstrues, në ditë, përfaqësues këta nga diaspora e të gjitha vendeve ish-komuniste, përfshirë grupet shqiptare emigrantë politik të arratisur që kishin lënë familjet e tyre në Shqipëri.

Të gjithë protestuesit thuhet se erdhën këtu, të udhëhequr kryesisht nga grupet hungareze anti komuniste dhe disa lider hungraez në mërgim, të cilët, kishin organizuar edhe një “qeveri në mërgim”. Diaspora hungareze kishte marrë përsipër organizimin dhe kishin marrë lejen e policisë. Numërin e protestuesve e rritën edhe emigrantë nga Rumania, Bullgaria, Rusia, Çekia, Kuba e Kina dhe nuk kanë munguar siç  ceket edhe më lartë, as edhe shqiptarët e Amerikës, megjithse të paktë në numër. Demonstratën, sipas dëshmitarëve, e udhëhoqën dhe e organizuan disa anëtarë nga grupet anti-komuniste, hungareze, anëtarë këta nga grupi i ashtuquajtur ” Qeveria hungareze, në ekzil”.

Demonstrata, sipas rrjedhjes, pati shanse të eskalonte, thanë njoftimet, e atyre ditëve. Urrejtja ishte e madhe dhe sa vinte e shtohej midis grupeve antikomuniste, të cilët bërtisnin dhe hidhnin parrulla kundra udhëheqësve komunistë në hotelet për rreth sheshit, ndërsa disa njerëz që përkrahin qeveritë e tyre komuniste në Amerikë, kundërshtonin ata duke mbajtur në dorë flamujt me simbolet komuniste, sipas vendeve të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti Hammarskjold, në këtë situatë mësohet se u bëri thirrje demonstruesve me autoporlant, së bashku me policinë njujorkeze, që demonstruesit të largoheshin nga sheshi ose ata duhet të tregonin kulturë demokratike gjatë protestave. Ata kërkuan ruajtjen e qetësisë dhe maturi, duke bërë thirrje vazhdimisht se nuk ishte koha dhe vendi për të krijuar trazira të tilla, para syve të organizmave ndërkombëtare.

Duke e argumentuar atë, si një veprim jo të mirë, për të gjitha palët që ishin përfshirë në  trazirat anti komuniste. Pra, sipas tyre dhuna, nuk ishte në të mirën e asnjërës palë, as të atyre që përkrahin komunizmin në vendin e tyre, të dërguarave nga qeveritë komuniste, por as edhe të forcave anti-komuniste, emigrantëve politik.

Megjithatë, nga që urrejtja ishte e madhe dhe e papërmbajtshme, turmat e njerëzve dolën jashtë kontrollit disa herë dhe u përleshën fizikisht për disa orë. Nga këto përleshje, u shkaktuan edhe dëme. Dëmi që u shkaktua, thanë autoritetet policore nju-jorkeze, në një raport, sipas gazetave, i kaloi të 10.000 dollarët në ditë, çka do të thotë sot mbi ndoshta, edhe më shumë se 100.000 dollar, me vlerën e tanishme të dollarit.

Në ditën e dytë të demostratave anti qeveritare, të nesërmen, e këtyre demonstratave, ndodhi diçka që  historia do të shkruaj. Ishte pra ajo e demostratës së grupeve të emigrantëve politik shqiptarë, e cila u mbush me ndjenja të forta të patriotizmit dhe atdhedashurisë. Kjo demostrat do të shënonte për diasporën shqiptare në Amerikë, një nga momentet më të rëndësishme të saj në historin e shqiptarve të Amerikës.

Ajo, ditë do të mbetet dita e lartësimit të identitetit tonë kombëtar, dinjitetit e krenarisë kombëtare, në të gjithë historinë e diasporës, dhe e popullit shqiptar në përgjithësi. Rruga, midis të parës “Avenue” dhe 49 street –tes (first Avenue & 49 st), u gjakos me gjak shqiptari. Ajo, ditë dhe ajo rrugë, do të mbetet rruga e simbolit shqiptar në SHBA, rruga ku diaspora shqiptare, patriotët,  atdhetarët e anti-komunistët, që kishin dalë ato ditë kundër Kryeministrit komunist shqiptarë Mehmet Shehut,  e harruan atë dhe  spontanisht të motivuar nga një provokacion i rëndë i grupeve të diasporës greke,  për disa orë u përleshën fizikisht me  diasporën greke, që kishte dalë të protestonte, me parrulla dhe flamuj grek që kërkonin nga Kombet e Bashkuara, njohjen e të ashtuquajturit Vorio Epir – Epiri i Veriut.

Zyrtari i lartë komunist, Mehmet Shehu, ish-kryeministër i asaj kohe, ishte përfaqësuesi zyrtare i R.P.S. të Shqipërisë, në Sesionin 15 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thuhet se është befasur kur ka parë me syt e tij këtë ngjarje. Diaspora greke e ushqyer nga qarqet shoviniste greke në Amerikë, dhe ato anti-shqiptare minoritare në mërgim, e organizonte këtë demonstratë, me parulla të ashpra provokuese dhe thirrje anti-shqiptare.

Ata kishin ngritur zërin duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e Mehmet Shehut dhe liderëve nga e gjithë bota, duke kërkuar sipas tyre për të ashtuquajturat të “drejtat” e nëpërkëmbura të minoritetit grek, në Shqipëri, duke kërkuar zhdukjen e çështjes çame, dhe mbajtjen në fuqi të Ligjit të Luftës dhe kërkonin që të merrnin sipas tyre gjithë Jugun e Shqipërisë, me pretendime të egra shoviniste deri në Shkumbin.

“Shqiptarët e Amerikës, që kurrë nuk kanë protestuar dhe kurrë nuk protestojnë kundër atdheut të tyre Shqipërisë, por, protestojnë kur ka qënë rasti kundër ideologjisë komuniste”, – shkruante gazeta “Dielli”, e vetmja gazetë në gjuhën shqipe atë kohë në SHBA, tregojë se para Atdheut nuk ka asnjë lloj ideologjie, krahine apo feje të ndaj shqiptarët .

Dhe këtë e treguan vetë shqiptarët, gjatë demonstratës që u zhvillua më 12 tetor 1960. Sipas mejteve të pakta të informimit në gjuhën shqipe të asaj kohe,  protestuesit thanë se “ne jemi krenarë që kemi dalë këtu, për të protestuar kundër një Kryeministri komunistë, që nuk përfaqëson denjësisht Shqipërinë,  por ideologjinë e keqe marksitë leniniste, pra që  kemi dalë këtu para OKB-së në sy të gjithë botës, për të pritur kryeministrin e Shqipërisë Mehmet Shehun, me protesta anti komuniste”. Por, para Shqipërisë, atdheut tonë t?7 dashur  ne e “mbrojmë” edhe udhëheqsin tonë komunistë, dhe japim jetën.
Shtypi dhe deshmitarët thonë se, gjithçka mori kah tjetër, pikërishtë kur shqiptarët e Amerikës, që po protestonin kundra Kryeministrit komunistë Mehmet Shehut, u përballën në shesh gjatë një proteste me turmat e ultra nacionaliste greke, në Diasporë, që protestonin me parullat Vorio-epiriote, flamurin shovinist dhe hidhnin slogane të egra anti shqiptare dhe këndodnin këgë ultra nacionaliste greke, kundra shqiptarëve. Nëkëtë kohë shkruan gazeta “Dielli”,  emigrantët politik shqiptarë e lanë me një anë Kryeministrin e Shqipërisë Mehmet Shehun, dhe u konfrontuan duke u përleshur fizikisht e goditur me sende të forta me

Diasporën ultra nacionalsite greke.
Gazetat e tjera lokale, shkruanin dhe deshmitarët tregojnë se ” Demonstrata, u kthye spontanisht nga njëri motiv në tjetrin, nga ai motivi antikomunist, në motive të forta  atdhetare në favor të çështjes tonë kombëtare, aty për aty, dhe  pa ndonjë organizim ose thirrje, u kthye në një arenë të përgjakshme. Midis dy grupeve atyre antikomuniste shqiptare, dhe emigrantëve grek e antishqiptarë që ishin grumbulluar në turma në shesh.

Përplasja filloi “duke u goditur fillimisht në distancë, sipas deshimtarve të asaj kohe,  ku në mes qëndronte një gradhë me policë amerikanë, ndërsa protestuesit goditeshin me mjete të forta dhe ishin duke hedhur parulla fyese e ofenduese” si nga protestuesit shqiptarë dhe truma greke që ishte më e organizuar dhe e përgatitur për tju kundërvënë shqiptarve, duke menduar se “edhe ata do t’i bashkoheshin atyre meqense kishte ardhur Kryeministri komunistë.”

Kështu vazhdoi për disa orë deri përleshja u vu nën kontrollin e policisë nju-jorkeze, e cila, kërkoi të mos afroheshin shumë afër njeri tjetrit protesituesit e të dyja palëve. Bëhet e ditur se për të marrë nën kontroll situatën aty, zbarkuan forca të shumta policie nga rajonet e tjera të Nju Jorkut. Demonstratën dhe përleshjen e përgjakshme, e kanë ndjekur për herë të parë, gazetarët e gazetave dhe radiove më të mëdha amerikane. Të cilat kishin ardhur në këtë shesht të ndiqnin punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës. Ka pasur edhe shqiptar të plagosur dhe të arrestuar.

Të nesërmen, ishte hera e parë që shqiptarët “pushtuan” lajmet e asaj dite, në faqet e para të gazetave më të njohura të Nju Jorkut. Të gjitha gazetat, radiot më të mëdha amerikane dhe më prestigjiozet e botës e pasqyruan ngjarjen me tituj te mëdhenj dhe në faqe të parë disa prej tyre shoqëruar edhe me fotografi se çfarë kishte ndodhur dhe sesi kishte ndodhur. “New York Times” – “USA Today” – “Washington Post” – “St Petersburg (FL) Times” – Associated Press”, “Denver Post”, “Chicago Tribune”, – “Christian Science Monitor” e të tjera në faqe të parë pasqyruan demonstratën dhe ngjarjen, duke e pasqyrura atë si lajm kryesorë i asaj dite.

Të gjitha ato që ndodhën ishin në faqet kryesore të këtyre gazetave me foto dhe tituj të interesant,të cilat  çelnin edicionin e asaj dite (13 dhe 14 tetor 1960) . Disa prej tyre dolën me tituj të tillë si : “Gjakoset, rruga përballë Kombeve të Bashkuara”- “Në New York, hapet “lufta” midis Greqisë dhe Shqipërisë” – “Nacionalistët, dhe antikomunistët shqiptarë në Amerikë, për hir të Shqipërisë, dalin e “mbrojnë” udhëheqësin komunist Kryeministrin Mehmet Shehu”, “Për hir të kombit të tyre – emigrantët politik shqiptarë për pak e harruan udhëheqësin komunist” – “Shqiptarët, treguan se janë nacionalistë të mëdhenj” – e shumë e shumë tituj të tjerë të kësaj ngjarje.

Për fatkeq vetëm mbas rënjes së komunizmit, kjo ngjarje zuri vendin që i takonte në shtypin demokratik.  Përsëri për nga rëndësia që ajo ka  është pasqyruar shumë pak . Ka nmbetur vetëm në raportime të njëjta nga disa gazeta dhe gazetar të djathtë, duke përshkkruar dhe kujtura si një ditë që na kujton të gjithë shqiptarëve, se çfarë rëndësie dhe vlere ka, patriotizmi atdhetarizmi dhe antikomunizmi tek shqiptarët e Amerikës në diasporë.
Gazetar të ndryshëm kan shkruar këto vite të demokracisë se kanë gjetur shënime nga gazetat amerikane të asaj kohe në arshivat e biblotekës së Nju Jorkut, ku tregohet qartë se Shqiptarët e Amerikës, “e kanë si traditë që nuk janë pajtuar dhe as që pajtohen ndonjëherë me komunizmin e mbeturinat e tyre në Tiranë, Kosovë e viset shqiptare.” pa cënuar interesat e tyre kombëtare. Por nuk janë “gërrmuar” ende arshivat qendrore të Tiranës, sesi është arshivuar kjo ngjarje e viti 1960.
Disa gazeta të kohës së demokracisë, duke iu kushtur ngjarjeve ideologjike të asaj kohe, shkruajtën tani se” se -Ishte 12 tetor 1960: në një sesion të zjarrtë të OKB-së, kur udhëheqësi komunist – krue i Kremlinit  Nikita Krushov, ka “lënë nam” si i themi ne shqiptarët, kur gjatë një mbledhje në OKB arriti deri atye sa e hoqi këpucën dhe e përplasi mbi tavolinë për të protestuar, një kundër thënie të delegatit të delegacionit të Filipineve, i cili me anë të kryeministrit të tyre,  e akuzonte ish  supërfuqinë socialiste BRSS-në për “imperializëm” në Evropën Lindore. Gjesti i ulët i udhëheqësit moskovitë, në Asamblen e 15-të e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është kujtuar si një ndër më të tërbuarat në historinë e OKB-ës, në Shekullin XX.

Më 3 tetor lideri i Kemlinit, i kërkoi nga foltorja e Pallatit të Qelqtë, shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm Dag Hammarskjold, duke e akuzuar atë për bashkëfajësi me fuqitë perëndimore për ndërhyrjen e kaskave blu në ish Kongon belge, në Afrikë, e mbërthyer në darët e luftës civile, e cila ishte quajtur si ndërhyrje e OKB në atë kohë, duke shpallur respektin ndaj së drejtës së popujve për pavarësi.

Në ditët e mëvonshme, gjithnjë në Asamblenë e 15-të, të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nikita Krushovi e ndërpreu fjalën e kryeministrit britanik Harold Macmillan, duke e quajtur atë ‘fajtor’, sepse ai kishte shprehur mbështetjen ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke goditur pa ndërprerje dhe me forcë dhe ritmikisht me grushta tavolinën, bashkë me të gjithë anëtarët e delegacionit sovjetik të pranishëm.

Por, më 14 tetor 1960 shefi i delegacionit të Filipineve, Lorenzo Sumulong, duke përfituar nga prania e udhëheqësve të lartë komunistë në Asamblenë e 15-të , dhe vetë Kryemnitrit të Shqipëris Mehmet Shehu i cili udhëhqite delegacionin shqiptar në Nuju Jork, deklaroi në fjalimin e tij se “rezoluta e propozuar nga BRSS mbi të drejtën e pamohueshme të popujve për pavarësi duhej të shtrihej edhe për popujt e Evropës Lindore dhe popujve të të gjitha vendeve në Eurponë Juglindore, përfshirë RFS Jugosllave dhe  RPS të Shqipëris, që iu është mohuar liria e të ushtruarit të të drejtave politike dhe qytetare, të rrëmbyera nga Bashkimi Sovjetik dhe sistemi komunist.”

Krushovi, dhe udhëheqësit e tjerë komunist të irrituar dhe në shenjë proteste, dolën nga mbledhja duke i kërkuar pa sukses presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, që t’ia tërhiqte vërejtjen delegatit filipinas. Krushovi që udhëhqte fjalimet e udhëheqsve komunist,  në fillim e godit tavolinën me grusht, pastaj me një këpucë.

Përgjatë viteve ngjarja është rindërtuar në mënyra të panumërta dhe të papajtueshme me njëra tjetrën: lideri sovjetik vetëm e kishte vringëlluar këpucën, vetëm e kishte mbështetur mbi tavolinë e kështu me radhë

Kjo ngjarje u shënua me kryetitullin e gazetave të mëdha amerikane dhe u quajtë : “Djali gjaknxehtë”  i kohërave të luftës së ftohtë, ish udhëheqësi komunistë “çmendet” në Nju Jork
Êshtë, kjo ngjarje e cila ndodhi aso kohe në kulisat e OKB-së më 12 tetor, kur disa vende kremtuan jubileun sekret të mbledhjes më të zhurmshme të Asamblesë së Përgjithshme, që hyri në histori falë “këpucës së famshme të Nikita Krushovit”, shkruajti shtypi Amerikan. 50 vjet më parë, më 12 tetor të vitit 1960, lideri i Partisë Komuniste Sovjetike, i zemëruar nga një fjalim, që fliste mbi të drejtat e liritë e popujve nën sundimin komunistë, lirinë e pavarësinë e tyre, qysh në atë kohë, hoqi këpucën dhe filloi ti binte tavolinës me të duke kërkuar që ti jepej fjala kundër fjalimeve që godisnin komunizmimin dhe sundimin e tyre diktatorial.

Si rezultat i këtij gjesti në sallën e mbledhjes u bë zhurmë e madhe, ku Kryetari i Kremlinit Kryetari Partisë Komuniste sovjetike Nikita Krushovi, theu majthin duke u përpjekur të vinte ai “rregullat e OKB. Më vonë ish kryeministrin e Britanisë Winston Cherchill, e pyetën, se çfarë mendonte ai për incidentin me këpucën e Kurshovit. Politikani britanik i zgjuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare, politike” u përgjigj se zënkat në parlament janë gjë e zakonshme. Por jo në Kombet e Bashkuara !”

Cherchill është cituar të ketë thënë për këtë ngjarje se ” Edhe vetë ai, ka patur raste, kur në të ritë e vet është rrahur në Dhomën e Lordëve dhe bile ka ngrënë dhe grusht në fytyrë. Kurse, ai ka premendur se në parlamentet e Amerikës së Jugut, ka ndodhur që kanë qëlluar bile dhe me armë. Por, vetë fakti që Sekretari i Përgjithëshëm i Byrosë sovjetike,  Krushovi i veshur me kostum blu, dhe me këpucë me thurje në ngjyrë të verdhë – kjo është e tmerrshme,” ka vënë në dukje jo pa ironi Zoti Winston Cherchill citojnë gazetat e asaj kohe.

Historia me këpucën e Krushovit, sipas shtypit të asaj kohe u bë simbol i gjallë i luftës së ftohtë. Por megjithatë mund të arsyetohet edhe kështu: se mbledhja tragji-komike me gjakra të ndezura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mes ideologjisë komuniste dhe sundimit komunistë dhe perendimit në anën tjetër, gjithsesi ishte më mirë se sa një konflikt ushtarak. E qeshura, me Krushovin thoni gazetat e kohës është me leverdi sepse të zgjat jetën, ndërsa luta t’a shkurton jetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat