100 kartolina nga nxënësit e Kosovës, për ushtarët e Amerikanë - Bota Sot
100 kartolina nga nxënësit e Kosovës, për ushtarët e Amerikanë

Amerika

100 kartolina nga nxënësit e Kosovës, për ushtarët e Amerikanë

Nga: Beqir Sina - New York Më: 26 shtator 2017 Në ora: 06:14
Ushtarët amerikan

KANSAS CITY: Vlora Çitaku - Ambasadorja e R.Kosovës, në Washington, ka shkruar në llogarinë  e saj në rrjetin social Facebook, se ajo ka përjetuar momente të veçanta, me fëmijët e Kosovës, të cilët kan dërguar kartolina në Ditën e Kujtimeve, ushtarve Amerikanë, që kan shërbyer në Kosovë në kuadër të NATO-s.

Ajo ka shkuar se kan qenë rreth 100 fëmijë të moshave të ndryshme nga Kosova, të cilët kanë shkruar kartolina për ushtarët amerikan të NATO-s, të cilët në mënyrën e tyre kanë shprehë falenderimet dhe admirimin e tyre për kontributin e e SHBA, dhe NATO-s në Kosovë, të cilët, nëpërmjet emocioneve të tyre duket të jen shprehur jashtëzakonisht falenderues se pikërisht ata kanë ndihmuar që vendi i tyre Kosova, tash e sa vite të gëzojë lirinë, dhe të kenë mbrojtjen e tyre.

Image


“Momente emocionale nga kartolinat që u dërguan nga fëmijët kosovarë për ushtarët e SHBA-së në Ditën Përkujtimore, të cilat arritën në destinacionin e tyre përfundimtar! Kartolina këto që u pritën me emocione nga ushtarët e Divizionit të 1-të i Këmbësorisë, të cilët ishin edhe ndër trupat e para të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, për të hyrë në Kosovë nën Operacionin e Përbashkët për Mbrojtjen e Kosovës” është shprehur Çitaku. 

Më tej ajo nuk fsheh edhe ndjenjat e saj për këto kartolina faleminderimi që Çitaku, i ka quajtur ato si mesazhe nga fëmijët tanë të cilët dinë të përshkruajnë më së miri mirënjohjen e popullit të Kosovës, ndaj kombit amerikan.

Image

Përveç kësaj, simbas Ambasadores së Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, disa nga kartolinat do të vendosen në stendat në muzeun ushtarak të Divizionit të 1 të Këmbësorisë në Fort Riley, Kansas, si një kujtesë e prekshme e lidhjes midis Forcave të Armatosura të SHBA dhe popullit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat