Las Vegas, ngjarja më vdekjeprurëse në historinë e SHBA - 58 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur….

Amerika

Las Vegas, ngjarja më vdekjeprurëse në historinë e SHBA - 58 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur….

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 tetor 2017 Në ora: 20:56
Sulmi ne Las Vegas

Hamzaj : “Fatmirësisht, asnjë shqiptar nuk është i plagosur apo i vrarë në ngjarjen që ndodhi mbrëmë në sheshin para rrugës 91-Str., në afërsi të kazinos Mandalay Bay Hotel në Las Vegas, Nevada” 

LAS VEGAS NE: Një ngjarja më vdekjeprurëse në historinë e SHBA, me numrin e të vdekurve që tejkalojnë 58 të vrarët, dhe të paktën më shumë se 500 u plagosën, ndodhi mbrëmë jashtë oborrit në kazinoje në sheshin para rrugës 91-Str. në afërsi të Mandalay Bay Hotel, në qytetin që ashtu quhet “Mbretëria e bixhozit” në Las Vegas, Nevada - SHBA. 

Autori i dyshuar i sulmit, në Las Vegas, është një 64-vjeçar i quajtur Stephen Paddock, cili ende nuk është konfirmuar se ka lidhje me grupe terroriste, dhe a ka qenë vetë apo i organizuar! thot? policia.

Megjithatë, Ligji shtetëror i Nevadës, ngjarjen e përcakton si vrasjen në masë të Las Vegas, pra si një akt terrori.
Duke njoftuar emrin e të dyshuarit, Sherifi i Las Vegas Joseph Lombardo tha se policia, kishte "vendosur armë të shumta zjarri" në dhomën e hotelit të Paddock-it.
Autoritetet, thonë po kërkojnë e dhe të shoqen e tij me të cilën jetonte në shtëpi, 62-vjeçaren të quajtur Marilou Danley. Ajo është e gjatë rreth (125cm), peshon (50 kg) dhe ka pamje aziatike.

Gazeta Bota sot, bisedojë sot në mëngjez, për ngjarjen në Las Vegas, me veprimtarin e njohur shqiptar në Las Vegas, drejtuesin për disa vite të komunitetit shqiptar, atje, zotin Fatmir “Frank” Hamzaj (Real Estate Agent - Eagle Investment Realty), duke e pyetur, lidhur me atë se në se ka pasur ndonjë viktimë  shqiptare në ngjarjen e mbrëmshme, ngase aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie , apo punonjës të lojrave të fatit, dhe, mirëmbajtës të kazinos, se famshme “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas.

Fillimisht, na tha Hamzaj, gjej rastin që me anë të gazetës Bota sot, të shpreh keq ardhjen time personale dhe të komunitetit shqiptar në Las Vegas, për viktimat, dhe të lutemi për ta, ndërsa të plagosurve, u uorjë shërim sa më të shpejt - Zoti i ndimoftë!.

 “Por, për fat të mirë, do të thoja se “në atë kazino - pra, “Mandalay Bay Hotel” punojnë afro 15 shqiptarë, dhe në ate moment që ndodhi ngjarja asnjeri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë psemarrës në koncertin muzikor në rrugën 91-Str., i cili, është një shesh përballë kazinos, ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësishtë, të gjithë pra te 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se ata janë shëndosh e mirë ”, deklaron Hamzaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat