Shqiptarët që ishin të pranishëm gjatë sulmit në Las Vegas, jashtë rrezikut - Bota Sot
Shqiptarët që ishin të pranishëm gjatë sulmit në Las Vegas, jashtë rrezikut

Amerika

Shqiptarët që ishin të pranishëm gjatë sulmit në Las Vegas, jashtë rrezikut

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 22:03
Sulmi në Las Vegas

Një biznesmen i njohur i komunitetit shqiptar në Las Vegas, Fatmir Hamzaj i tha agjencisë së lajmeve “Ina” se në kazinonë e hotelit “Mandalay Bay”, vendi nga ku u qëllua mbi njerëzit në koncert, punonin rreth 15 shqiptarë si roje sigurie, mirëmbajtës të ambientit apo punonjës të lojërave të fatit.

Por fatmirësisht, në momentin e masakrës asnjëri prej tyre nuk gjendej në sheshin përballë ndërtesës. Hamzaj thotë se ka komunikuar me ta dhe janë shëndoshë e mirë.

Ndërkohë, biznesmeni shprehu keqardhje për viktimat e u përcolli ngushëllime familjarëve të tyre dhe të gjithë popullit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat