Elegji: Vdiq një Nënë!

Amerika

Elegji: Vdiq një Nënë!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 10 tetor 2017 Në ora: 19:45
Zengjine Laholli

Dëgjojmë, e përjetojmë me shumë dhimbje, gati çdo ditë, sepse jetojmë, apo gjallojmë të marrim vesh se vdesin Nëna, shqiptare.

E cila, është një pjesë e jetës, që vet Zoti e ka krijuar, si të gjithë mbarë njerëzimi, e gjallesat se; “kush lindë, një ditë edhe do të vdes”

Por, ngase kur vdesin Nënat, shqiptare, nuk e di nëse më duket mua apo edhe neve të gjithë shqiptarëve, sikur, ka më shumë dhimbje dhe hidhërim sa nuk ka besojë, për çdo Nënë, në botë, kur ikën në amshim një Nënë Shqiptare.

Nga se vetëm që të jet Nënë, dhe të ketë sado pak gjak Shqiptarë, ajo është një Nënë Heroinë, e gjallë.

Ajo është e tillë se Zoti e bekojë që e lindi vet atë shqiptare, dhe e bëri një Nënë, që si i ka rritur fëmijët, e saj ajo, ose si i rritë Nëna, shqiptare, nuk ka Nënë, në Botë.

Sakrifica shumë, halle mëdha, mund shumë, djersë shumë, gjiri i tyre janë vet jeta jonë, sot që i kujtojmë , apo na dhimbsën, apo edhe që i duam aq shumë ato Nëna, qe janë gjallë, dhe i duam që të kenë më shumë jetë, dhe shëndet e gëzime.

Ato janë Nëna që rritën fëmijët, dhe mbajtën familjet e tyre, edhe në vështirësi të mëdha përballë veprës së tyre hyjnore dhe më heroike të këtij trualli Arbënor, që kanë bëër vetëm ato.

Nënat e gratë shqiptare, prej Kosovës, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, e Çamërisë, Nënat shqiptare të  maleve tona kreshnike,  e të atyre fushave të bukura, brigjeve  të vulvë të detit, por edhe të moçaleve, apo atyre qyteteve e fshatareve, kudo që ato lindën e rritën fëmijët.

Nënat Shqiptare, janë ato që i kujtojmë ose i duam aq shumë të kenë jetë dhe shëndet, sepse me dhimbje e me sakrifica të pashkueshme na dhanë një emër dhe një vlerë, na dhanë një dashuri për mbi hyjnore në zemrën dhe shpirtin tonë, prej shpirtrave të tyre, se ato janë dhe ishin : Nënat shqiptare!

 Por, ja që fati e solli, të ishte edhe e tillë; që në nder mesin e atyre milionave Nënave, shqiptare, pra në mesin e të gjithë atyre Nënave të kësaj toke, Arbërore, të gjithë atyre grave, që e shtynë me shumë dhimbje, shumë sakrifica të panumërta e jetën e tyre, dhe të familjes së shqiptare, atë "rrotën" e kësaj jete,  me shpirt nëpër dhëmbë, janë përsëri Nëna shqiptare.

Njëra prej tyre, është edhe kjo Nënë, që vdiq dhe u varros në Ëaterbury - Uaterberi, në Amerikë, Zengjine Laholli  - nga Vidohova e Korçës, e persekutuar e regjimit komunist në Shqipëri, në kampin e internimit në Savër - Lushnje.

Ajo tani është nisur në udhëtimin e gjatë drejt përjetësisë…në amshim, ….duke gjetur “stacionin” e fundit të jetës, Parizzin, ose Parajsën, Xhenetin, e asaj jete, që thuhet në mënyrë profetike.

Zengjinia, dje, me ikjen e saj nga kjo jetë, vuri “vellon” e vdekjes, dhe arkivoli i saj, u mbulua me dheun e kësaj toke, ku 40 vjet më parë, asaj i vdiq edhe bashkëshorti, i cili, qe varrosur në Ëashington, mbasi qe arratisur dekada më parë, duke lënë në Shqipëri, Nenën e tij, gruan dhe 4 fëmijët, Hyrkën, Luanin Ahmetin dhe Ferdinadin.

Zengjineja, do te mbahet mend gjatë te bashkëvuajtësit, e saj, sidomos ata në Savër, si një grua stoike, bujare, e dashur dhe ashtu e qeshur si ishte ajo, edhe kur nuk e linin të qeshte.

Kur në Shqipëri, në atë kohë doli lista e emrave, që Zyra e Gjendjes Civile, niste të përdorte, aso kohe, “komedia” me emrat e njerëzve, nuk përfshiu me këtë rast, vetëm të porsalindurit, që duheshin pagëzuar, me emrat që përmbante lista e emrave të Partisë, por edhe Zengjinen....sepse ishte Zengjina - pasur dhe fisnike.

E cila, megjithëse, ishte ne moshë dhe Nëna e katër, fëmijëve, ishte thirrur në  “bisedë informative”, për ti kërkuar, asaj, dhe fëmijëve, nga Kryetari i Këshillit, dhe Operativi i Zonës, nga Dega e Punëve të Brendshme, Lushnje, të ndryshonte, emrin pa tjetër se ishte emër që i përkiste borgjezisë.

Madje, Kryetari i Këshillit, dhe Operativi i Zonës, nga Dega e Punëve të Brendshme, Lushnje, i kishte propozuar asaj  edhe dy tri emra, por që Zengjineja, me atë të qeshurën e saj dhe ironinë e krahinës se saj - me gjuhen popullore, tregonte , së i kishte kërkuar, që t’ia vinin emrin ose “Rozana, (Rozana Fratelo) Rita ( Rita Pavone) ose Rafaela (Rafaela Cara), nga që i kishte dëgjuar nga fëmijët  e saj, kur dëgjonin atëherë “Hit parade, apo Cansonissima)

U prefsh e qetë Nënë Zengjineja! i lehtë të qoftë dheu e kësaj toke!

Image
Zengjine Laholli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat