Ka ardhur në krizë sistemi zgjedhor?

Amerika

Ka ardhur në krizë sistemi zgjedhor?

Nga: Skënder Karaçica Më: 23 tetor 2017 Në ora: 06:15
Skënder Karaçica

Në Kosovë për zgjedhjet lokale patën konkurruar 35 parti politike.
 Për mendimin tim kjo është paksa shumë kur dihet hapësira e elektoratit dhe numrit të banorëve(2 milionë banorë).Për sistemin politik zgjedhor, kujtoj se ka ardhur koha që Kushtetua e Kosovës të rregullojë shumë çështje në lidhje me zgjedhjet, që disa nga ekspertët juridikë e kanë vënë në spikamë (pragun zgjedhor)si domosdoshmëri për kualitet politik, kombëtar dhe të botës profesionale në taborët e partive politike që, kur të vinë në pushtet të afrojnë alternativën me të mirë për zhvillim të gjithmbarshëm të shtetit të Kosovës.
Ka ardhur në krizë sistemi zgjedhor, kjo është pyetje e kohës kur në rrafshin zgjedhor, edhe në Slloveni është paraqitur problemi për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Kujtoj se në organizmin e brendshëm të partive politike, janë demoduar disa nga parimet e sovranit dhe të votës së lirë, që deri dikun e kanë bërë atmosferën zgjedhore të lodhshme e të mërzitshme.
Në demokraci me pushtetin udhëheq shumica(sovrani i votës së lirë),prandaj në Kosovë duhet të bëhet parimi ynë kombëtar jo parti-shtet, por populli shumicë për pushtetin dhe shtetin e Kosovës!
Çikago,22 tetor 2017

 Skënder Karaçica
 Executive Director

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat