“Don Kelmendi, hero i gjallë”

Amerika

“Don Kelmendi, hero i gjallë”

Nga: Adrian Z. Kamberi Më: 27 tetor 2017 Në ora: 14:25
Don Kelmendi vizitë në Mosholu, Riverdale, NY

Edhe pse kanë kaluar 18 vjet nga lufta e Kosovës, unë dhe familja ime asnjëherë nuk do t’i harrojmë ata që dhanë ma së shumti për atë tokë Arbënore.

Një ndër ta padyshim që është edhe heroi i gjallë DON KELMEND SPAQI.

Ishte kënaqësi e veqantë që pas shumë kohësh ta kemi mysafir në shpinë tonë, këtu në Hawthorne, NY, ish priftin e famullisë së Gllogjanit, me të cilin ndamë shumë kujtime që na bashkojnë nga e kaluara e jonë. Për familjen tonë, por, edhe për popullin shqiptar sidomos ata të Rrafshit të Dukagjinit emri i tij është i pashlyer.

Sot, ai bashkë me fshatin Gllogjan të Pejës janë mbuluar me pluhurin e harresës, thuaj nga të gjithë, sa keq, Sa keq për të gjithë ata, mysliman e katolik, që me lotë në sy thonin “Na pshtojë kisha e Gllogjanit e don Kelmendi"....

Don Kelmendi bashkë me udhëheqësit e fshatit: Strehuan, shëruan, ushqyen, veshën e mbathen, qindra e mijëra shqiptar.

Në mesin e mijëra e mijëra kujtimeve për të, asnjëherë s’do ta harrojë momentin kur ai doli para tytave të armikut serb që i kishin drejtuar atit time, por jo vetëm për atin time, por edhe kur në livadhet e familjës time, aty afër kishës, ishin të bashkuar mbi 20 mijë persona nga e gjithë Kosova, ai (don Kelmendi) kishte dalur prapë para tytave të paramilitareve serb duke u thënë: “Para me vritni mua, pastaj ndonjërin nga shqiptarët që kam mbrapa” edhe përkunder insistimit të forcave serbe ai s’kishte lëvizur nga qëndrimet e tija. Por jo vetëm kaq, a e dini që “testin” e tolerancës fetar  për shqiptarët e ka kaluar Gllogjani me don Kelmendin në krye?! Ishte viti 1998, vit i  tmerri e trishtimi, por edhe feste/agjërimi për bësimtaret mysliman shqiptar dhe xhami nuk kishte afer. Don Kelmendi si gjithmonë kishtë një zgjidhje, ai bashkë me udhëheqësit vendosën ta lajmërojnë iftarin dhe syfyrin me anë të këmbanave të kishës, “prej sot këto kumona kanë më rrehë në mëngjes e në mbramje për me lajmerue vëllaznit tanë që dojnë me agjerue”, ishin fjalët e don Kelmendit.

Këto janë disa nga mijëra e mijëra kujtimet që kemi nga ai, e që kurrë nuk do t’i harrojë. Emri i këtij heroi të gjallë do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën time dhe familjës time. Unë shpresoj që as ju nuk do ta harroni, sepse thuhet “Një e keqe, që harrohet përsëritet!”

ps. KISHËN HISOTRIKE TË GLLOGJANIT FATKEQËSISHT VITIN E KALUAR E KANË RRËNUAR! Duke rrënuar të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen tonë. MJERIM!!! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat