SHBA: Shtëpia e Bardhë përkujtoi 100 milionë personat e vrarë nga komunizmi në “Ditën Kombëtare për Viktimat e Komunizmit”

Amerika

SHBA: Shtëpia e Bardhë përkujtoi 100 milionë personat e vrarë nga komunizmi në “Ditën Kombëtare për Viktimat e Komunizmit”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 17:02
100 Vjetori i Viktimave të Komunizimit

WASHINGTON D.C: Për tre ditë me radhë në kryeqyetetin e SHBA, këtë fillim jave në kujdesin e Fondacionit Memorial i Viktimave të Komunizmit, është kujtuar 100 Vjetori i Viktimave të Komunizimit : “E vërteta • Drejtësia • Kujtesa”.

Aktivitetet tri ditore për nderimin e viktimave të komunizmit, që këtë vit mbushen 100 vjet nga revolucioni bolshevik që solli vendosjen e diktaturës komuniste, duke shkaktuar rreth 100 milionë viktima në mbarë botën, bëri bashkë edhe përfaqësues nga vendet ish komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë, që kaloi një nga rregjimet më brutale në botë të aplikimit të ideologjisë komuniste, me Enver Hoxhën për 45 vjet .

Shqipëria, është një prej vendeve që ka vuajtur rreth 50 vjet nën këtë rregjim, duke u izoluar nga bota e jashtme dhe duke përjetuar shumë trauma të brendshme. 

Sot, mbi 25 vjet pas përmbysjes së sistemit, shumë plagë të së kaluarës ende janë të pambyllura.

Dhe, vendi në disa raste e gjen veten në një kontradiktë, me brezat e rinj, që shpesh nuk e kuptojnë se si ka funksionuar jeta në komunizëm dhe brezat e vjetër, ku një pjesë ende kanë nostalgji, apo të tjerë që ende nuk janë shkëputur dot nga mentaliteti i së kaluarës.

Shqipëria vlerësohet nga shumë ekspertë se ende nuk e ka përfunduar periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci. 

Image


Përkujtimi i viktimave të komunizmit në Uashington, këto ditë është bërë për të përkujtuar 100 milionë të vrarë nga komunizmi në “Ditën Kombëtare për Viktimat e Komunizmit” e cila është shpallur nga Shtëpia e Bardhë si dita kombëtare 8 nëntor i 1917.

Ditë kjo që na kujton 100 vjet më parë, atë gjëmën e zezë, që na e sollën komunistët në Rusi, ndërmjet 6 nëntorit dhe 9 nëntorit 1917. Kur, një grup i vogël i Rojeve të Kuqe nën Vladimir Lenin, morën me forcën e armëve “Pallatin e Dimrit” në Rusi dhe shpallën fitoren e komunizmit, duke krijuar edhe një regjim komunist, në fillimin e një shekulli, në të cilën më shumë se 100 milion njerëz do të vriteshin nga ideologjia e komunizmit, e rrënjosur në ateizëm dhe luftë të gjithë atyre që mendojë e luftojnë për lirinë dhe demokracinë.

Në Uashington, në një kumtes të saj zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, tha se pjesë e këtij përkujtimi, u bë edhe Qeveria amerikane, e cila përkujtoi viktimat e komunizmit më 7 -9 nëntor, duke shpallur 8 Nëntorin :” Ditën Kombëtare për Viktimat e Komunizmit”. 

"Gjatë shekullit të kaluar, regjimet totalitare komuniste në mbarë botën kanë vrarë më shumë se 100 milionë njerëz, dhe i janë nënshtruar presekutimeve shumë të panumërta deri te shfrytëzimit, perdorimi i dhunës dhe shkatërrimit total i njeriut që nuk ka të treguar", tha në një deklaratë, të saj zyra e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, në përkujtim të kësaj dite.

Image


"Këto lëvizje ideologjike komuniste, nën pretendimin e rremë të çlirimit, i plaçkitën sistematikisht njerëzit e pafajshëm, dhe ua mohuan atyre të gjitha drejtat e liritë të dhëna nga Perëndia, për adhurimin e lirisë, lirinë e e fjalës, besmit fetar dhe të të drejtave që janë të shenjtë, në mbarë njerëzimin. Qytetarët që dëshironin lirinë iu nënshtruan nga shteti nëpërmjet përdorimit të diktaturës , dhunës dhe frikës ", tha përfaqësuesja e Shtëpisë Bardhë, në këtë përkujtimore.

Ajo ka thënë se Shtëpia e Bardhë, në ditën e shënuar të 100 vjetorit të “Revolucionit Bolshevik”, na bën bashkë të gjithë ne që duam lirinë e demokracinë në këtë ditë të kujtojmë ata që kanë vdekur dhe të gjithë ata që vazhdojnë të vuajnë nën komunizëm."

Shtëpia e Bardhë, gjithashtu tha ajo nderonë me këtë ditë kujtimin e "shpirtit të pamposhtur të atyre që kanë luftuar me guxim për të përhapur lirinë dhe mundësinë e gjithë bota."

"Kombi ynë (SHBA) riafirmon në këtë ditë edhe një herë atë vendosmërinë e saj të palëkundur, që të shkëlqejë dritën e lirisë për të gjithë ata popuj të etur dhe që luftojnë për një të ardhme të ndritshme, më të lirë," tha ajo.

Presidenti Donald Trump, nga Koreja e Jugut, ku ndodhej për vizitë ka deklaruar se: "E njëjta ideologji e dështuar komuniste, që ka prodhuar shtypjen në Kubë ka prodhuar edhe vuajtje dhe mjerim kudo dhe në çdo vend komunist, kudo ku ajo eshte e ka qenë nëper botë ".

"Komunizmi është e kaluara. Liria është e ardhmja, “ tha Presidenti Trump.

Fondacioni për Përkujtimin e Viktimave të Komunizmit , që është ngritur në Uashington, thotë se Amerika, nuk ka pasur kurrë një ditë të kujtojë viktimat e komunizmit, por :” Ngaqë, sot, shumë njerëz ende vuajnë nën komunizëm, duke përfshirë Korenë e Veriut dhe sistemin e saj kompleks të kampeve të punës dhe në Kinë nën përndjekjen e saj të feve, duke përfshirë Falun Gongin, Krishterimin, Budizmin Tibet dhe Islamin, Shëtpia e Bardhë, e shpalli 8 Nëntorin 'Ditën Kombëtare për Viktimat e Komunizmit'”.

Ndërkohë, për ata që mbeten gjallë sot rruga vazhdonë që të kërkojnë drejtësi,, për ata që kanë vdekur gjatë persekutimit, të kërkojnë që presekutorët e tyre të sillen para drejtësisë, mbasi këto përndjekje ndjekin tendencat që shiheshin në pothuajse të gjitha vendet që aplikuan dhe perdoren regjimet komuniste. 

Shembujt që përfshijnë genocidin ndaj shtresave të pasura, familjeve fisnike, patriotve dhe atdhetarve, intelektualëve, udheheqesve shpirteror, klerikeve martirë, nën regjimet komuniste - genocidet dhe praktikimin brutal i atij sistemi që përqafuan, vendet si Rusia, Kina, Shqipëria, Kuba, dhe vendet e kampit socialist në Europën lindore, nën udhëheqësin sovjetike Josef Stalin, Mao ce Dunit, Enver Hoxhës, Nichola Chausheskut, Fidel Catsros, Muhamer Gadafi, Robet Mugabe, Kim jong II, Zyid Alenei Kameini, ishin për shkatërrimin e njeriut, shtarërrimin e historisë, traditës, kulturës , fesë, dhe shumë të tjerë. 

Image

Para simbas frymezimit të Revolucionit Bolshevik, ose si e njohu ideologjia komuniste atë Revolucionit të Nëntorit, ajo ishte lëvizja e Leninit, që funksiononte si një grup terrorist, dhe u përhap në të gjithë botën.

Në vitin 1906, Lenini shkroi në revistën “Proletar” se kishte për qëllim "vrasjen e individëve, shefave dhe vartësve në ushtri dhe policinë, që nuk ishin me komunizmin” dhe marrjen e pasurive dhe parave nga qeveritë e tyre dhe të individëve. Pas marrjes së pushtetit në vitin 1917, Lenini kishte arrestuar dhjetëra mijëra njerëz për kundërshtimin e sistemit të tij të ri dhe shumë prej tyre u torturuan dhe u ekzekutuan. 

Kjo praktikë dhe ideologji me mënyrën më brutale për 45 vjet , e zbatojë rregjimi komunistë në Shqipëri, rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës.

Ku për 45 vjet të burgosurit dhe të interrnuarit në kampet e punës ishin ata që ndërtonin një rrugë, miniera, pallate, fabrika, dhe bonifikonin kenetat , në kampe që punohej me pune të detyrueshme, ku normat e vdekshmërisë mund të afroheshin 50 për qind e atyre që i përjetuan. 

Rregjimi komunist në Shqipëri, për 45 vjet gjithashtu ndaloi pronën private dhe u a mori të gjithë pasurinë të pasurve. Ndaloi fenë dhe shkatërroi kishat e xhamiat burgosi dhe torturoi udhëheqësit fetar, duke i demaskuar ata simbas metodave të ideologjisë komuniste. Ndaloi lëvizjen e lirë të njerëzve kudo.

Në kuadër të përkujtimit të 100 milionë të vrarëve nga komunizmi në “Ditën Kombëtare për Viktimat e Komunizmit”, Zëri i Amerikës, i kushtoi emisone të posaçme kësaj ngjarje, duke biseduar me dy përfaqësues nga Shqipëria, që kan ardhur të marrin pjesë në Uashington me ftesën e Fondacionit Memorial i Viktimave të Komunizmit, 

Në Uashington ishin Gentiana Sula, Drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. dhe Simon Mirakaj, ish i presekutuar politik në rregjimin e Enver Hoxhës.

Image

Gentiana Sula, drejtoreshë, dhe Simon Mirakaj, anëtar i institucionit, që ndodhen këto ditë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetet për të nderuar viktimat e komunizmit., folën dje në intervistën për Zërin e Amerikës për sfidat dhe vështirësitë e familjeve të viktimave të komunizmit në Shqipëri.

Mbajtja e arkivave mbyllur ka kontribuar në mohimin e gjërave që kanë ndodhur gjatë komunizmit, tha Gentiana Sula, Drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, në një intervistë për Zërin e Amerikës, :”se mos hapja e arkivave u ka mohuar njerëzve të drejtën për njohur të vërtetën”.

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, në një intervistë për "Zërin e Amerikës", Ilir Ikonomin, tha dje se trashëgimia e komunizimit vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.

“Kjo trashëgimi vazhdon në të gjitha vendet, por në shumë aspekte ajo është më e thellë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Ndoshta këtu ka të bëjë edhe e kaluara para komuniste e Shqipërisë me qeverisjet autoritare, plus që ka qenë një vend shumë i varfër. Kur Shqipëria u vu nën kontroll nga komunistët, ajo filloi nga një nivel shumë i ulët ekonomik. Përsa i përket trashëgimisë komuniste, kjo shfaqet mes të tjerash tek gjëra të tilla si varësia nga shteti për punë dhe ndihmë, tek një farë tolerance ndaj shtypjes shtetërore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjaftueshme e publikut në aktivitetet shoqërore, pra publiku ende nuk e sheh veten si subjekt por si objekt politik dhe kjo duhet ndryshuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat