Festimi i 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Nju Jork

Amerika

Festimi i 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 nëntor 2017 Në ora: 17:56
Festa

Javës që i parapriu 105 Vjetorit të 28 Nëntorit të vitit 1912, në komunitetin shqiptaro-amerikan, ishin manifestimet për Ditën e Pavarësisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe, si në vitet e kaluara manifestimi më i madh i kësaj dite, u mbajt në Nju Jork, mbrëmë, të shtunën, më 25 nëntor, në "Hilton Hotel" në Westchester - Nju Jork.

Bashkësia shqiptaro-amerikane në Nju Jork, organizoi edhe këtë vit një manifestim nga më të bukurit për të përkujtuar 105 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë se një mijë shqiptar, u mblodhën në kantonin Westchester në Nju Jork, ku mbrëmja e festës së pavarësisë, solli edhe disa këngëtar dhe vallëtar,  fjalime nga udhëheqësit lokalë, dhe miqtë e shqiptarëve në Amerikë.

Shqiptaro-amerikanët të mbledhur nga e gjithë zona e "Tri-Shteshit" në zonën metropolitane të Nju Jorkut, u bën së bashku nën organizmin e Mark Gjonaj, për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit shqiptar, me një mbrëmje festive, e cila e rriti gëzimin e festës me preformancën e këngëtarëve nga më të njohur : Tenori i famshëm Kastriot Tusha, këngëtaria e njohur e muzikës popullor nga Kosova Shyrete Beluli, Malësori, Edona Loloshi, dhe Vedat Ademi, nën shoqërinë e orkestrimit muzikor të DJ Sammy.

Në këtë manifestim preformuan edhe dy grupet e vallëtarve: Grupi "Rozafati" me koroegrafe Angelina Nika, dhe Grupi i valltareve te rinj i Eurgen Gjoka.

Të pranishëm në manifestmin Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork, ishin 10 shoqata : Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë “Ilirianët” - Shoqata e Malësisë së Madhe, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura”, Fondacioni Plavë Guci -, Organizata e Grave Shqiptare Amerikane - "Motrat Qiriazi". NYC Non Profit, AANO ORG, Shoqata Rugova dhe Batalioni Atlantiku.

Këtë vit, Dita shqiptare e Flamurit, 28 Nëntori, koincidoi me zgjedhjen e Mark Gjonajt,  si anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të NY (Këshilltari i Distriktit  13-të), si i pari Shqiptaro-Amerikan në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut. I cili,edhe një herë, në këtë dekadë të fundit, është duke e bërë bashkë gjithë komunitetin shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Çamëria, Luginën e Preshevës, dhe Arbëreshët e Italisë, të festoin kështu  së bashku  Ditëe Flamurit - Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbi 1000 vetë morën pjesë në këtë manifestim madhështor,  me organizimin dhe “mikêpritjen” e këshilltarit Mark Gjonaj, ndërkohë, që mysafirë të shumtë të nderuar nga  komuniteti shqiptar, dhe diplomatët nga Shqipëria dhe Kosova, artistë, aktivistë shqiptarë, udhëheqës të të gjitha sferave të jetës, u mblodhën për të festuar me gëzim dhe lumturi.

Në mesin e personaliteteve të nderuara në këtë fest, ishin dhe Ambasadoria e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare,  Konusllja e Përgjithshëme e Republikës së Kosovës në SHBA, senatori Jeff Klein, dhe ish kandidatja për Kongres Susanne Shkreli, nga Michigan, të cilët përshëndetën me këtë rast 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me nga një fjalim të këndshëm për të përkujtuar ditën e shenjët të kombit shqiptar.

Ambasadoria Kadare, dha një fjalim në emër të qeverisë shqiptare. me rastin e 105 vjetorint të Pavarësisë së Shqipërisë, festën në New York.
Në një atmosfer të zjarrtë vetëm kuqezi, u zhvillua e gjithë kjo festë madhështore, festa e krenarisë shqiptare, ku zoti Gjonaj doli para të pranishm?ve me një fjalim të fortë, si shqiptarë edhe amerikan. 

Mark Gjonaj iu drejtua pjesmarresve në këtë 105 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, duke i uruar të gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën  Flamurit kuq e zi.
"Ne jemi krenarë, tha ai që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, arrinë të bëhet bashkë për të festuar një ngjarje të madhe një ditë të shenjët për gjithë kombin shqiptarë, ku edhe Guvernatori i New Yorkut, Adrew Cuomo, me përfaqësuesen e saj, lëshoi një dekret për Ditën shqiptar Pavarësisë, festën e saj në Nju Jork,".

Anëtari i Këshillit Bashkiak zoti Mark Gjonaj, me këtë rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre për të bër këtë festë madhështore.

"Sot Shqipëria feston 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ky moment është i madh për Shqipërinë, Kosovën,  dhe të gjithë shqiptarët kudo janë, ngaqë përfaqëson shekuj të luftës, gjakderdhjes, humbjes dhe triumfit ndaj të gjithë armiqtë tanë shekullor nga osmanët deri te serbët. Historia e Shqipërisë është e mbushur me konflikte. Për pjesën më të madhe të 800 viteve, shqiptarët etnikë duhej të mbronin tokën e tyre nga pushtimi i serbëve dhe osmanëve. Kur më në fund ata kan nxjerr alfabetin e tyre shqiptar me gjuhën e tyre në vitin 1908 dhe shpallën pavarësinë në 28 Nëntor të vitit 1912 duke ecur  rrugën më të vështirë, të lirisë, pavarësisë dhe 27 vjetët e fundit edhe të demokracisë, par rrënjes së regjimit diktatorial komunist që sundoi Shqipërinë për gjysmë shekulli ", tha zoti Mark Gjonaj për gazetën tonë Bota sot.

105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë,  festohet kudo si festa më e madhe kombëtare. 

Shqipëria për 45 vjet u sundua nga regjimi brutal komunist, i diktatorit Enver Hoxha, tani Shqipëria, është një demokraci parlamentare, një anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s dhe ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova është e lirë dhe e pa varur, ndërsa liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet etnike janë duke u përmirësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat